Përgjimi i Veliajt tregon se kush e komandon sot SPAK

0
114

Skandali me audiopërgjimin ku dëgjohet Erion Veliaj duke shantazhuar anëtarët e shoqatës Tirana me një gjuhë rruge dhe fjalor banal, padyshim që është lajmi i javës, jo vetëm i ditës.

“Jo UEFA e FIFA të zbresë, por edhe sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për t’ia nxirë jetën këtyre me Prokurori e SPAK. Edhe ne të duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot se Prokuroria është vënë në lëvizje,” tha Veliaj në mbledhjen anëtarët e shoqatës së futbollit “Tirana”, duke hedhur bërë autogol.

Kaq mjafton që trumbetimi dhe propaganda që i është bërë Reformës në Drejtësi për pesë vite të shkatërrohet në një moment të vetëm, dje të kuptosh që në këtë vend, vetëm drejtësi që nuk do të ketë.

Këto dy fjali mjaftojnë për të hedhur poshtë deklaratat e qeverisë dhe të ndërkombëtarëve dhe t’i jepet të drejtës skeptikëve se kjo Reformë si çdo vepër tjetër e kësaj qeveria është një dështim, që shpërthen gjithmonë në një moment të papërshtatshëm. Këtë herë në përballjen me Armando Dukën, duket se gjërat nuk po shkojnë në favor Veliajt, ndonëse ka në krah prokurori e SPAK, por i është kundërvënë opinioni publik.

Ndonëse vetëm sot prokuroria nisi hetimet për Dukën, Veliaj e dinte që dje që hetimet do nisnin, por kush janë këta prokurorë që e ndihmojnë? Çfarë i mundon të gjithë është reagimi që do të ketë shefi i tij, kryeministri Rama pas këtij skandali, apo nëse ambasadorja Yuri Kim që propagandonte më shumë se vetë qeveria Reformën në Drejtësi, çfarë qëndrimi do të mbajë?

Gjithë ky skandal, që në një vend perëndimor do kishte mjaftuar që kryebashkiaku të tërhiqej, nuk funksion njësoj në vendin tonë, ku ne si popull i thjeshtë, apo “dele” siç na referohet Veliaj, do të duhet të mësohemi me faktin që të mos i besojmë politikës, sidomos në një vend ku çdo gjë vërtitet rreth saj.