Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugët e Shqipërisë ku për pasojë janë plagosur dy persona.
Dy makina janë përplasur në aksin Fushë Krujë- Milot ndërkohë qytetarët kanë filmuar pamjet nga vendi i ngjarjes. Dy personat e plagosur janë shtrirë në tokë, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Bëhet fjalë për shoferin e makinës Benz, rreth 50 vjeç, Nuk dihen shkaqet e përplasjes dhe emrat e të lënduarve. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.