DW: Pasojat e karantinës godasin më të varfrit në Shqipëri e Kosovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Pasojat e karantinës godasin më të varfrit në Shqipëri e Kosovë

16:40 | 30/04/2020
në Kryesore
0

Pasojat e karantinës në Shqipëri e Kosovë kanë goditur më keq ata, që edhe para krizës mezi e përballonin financiarisht muajin. Me ndihmën gjermane po jepen ilaçe, ushqime e pajisje për familjet që kanë humbur punën.

Në kohë krize solidariteti kthehet në nevojë. Tani në pandeminë e Coronës kjo nevojë është edhe më urgjente sidomos për vendet e varfra me infrastrukturë shëndetësore të dobët, ku renditen ende vendet e Ballkanit Perëndimor. Masat e karantinës kanë prekur sidomos më të dobtit e shoqërisë, të papunët, të sëmurët që nuk paguajnë dot barnat, të moshuarit.

Mjaft organizata humanitare që janë aktive në rajon prej kohësh po ofrojnë tani ndihmën e tyre në krizën e Coronës. Mes tyre edhe organizata humanitare katolike, Renovabis me 29 vende partnere në Europën Lindore e Juglindore. Nga viti 1993 Renovabis është aktiv edhe në Shqipëri e në Kosovë, me një partneritet të gjatë me organizatat e Caritasit Shqiptar dhe Dioqezës Prizren-Prishtinë në Kosovë. Kriza e Coronës u bë shkas javët e fundit për një aksion solidariteti të katolikëve gjermanë për të ofruar pajisje mjekësore, ilaçe dhe veshje mbrojtëse për partnerët në Shqipëri e Kosovë.

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Jo vetëm fuqi punëtore
Njerëzit nga rajoni nuk duhen parë vetëm si fuqi punëtore që vjen këtu, ishte thirrja e drejtorit të organizatës, Christian Hartl. “Nuk duhet t’i lemë vetëm njerëzit në vendet e varfra, që nuk kanë një sistem shëndetësor të mirë si ne.”

Ndihma do të fokusohet tek grupet më vulnerabël, si të moshuarit dhe njerëzit në periferi të shoqërisë, thotë drejtori i sektorit të projekteve të Renovabis, Martin Lenz për Deutsche Wellen. Ai konfirmon, se në krizën e Coronës, Renovabis për Shqipërinë vuri në dispozicion një ndihmë të menjëhershme prej 27.000 eurosh, kurse për Kosovën afër 19.000 euro. “Mbështetja e Renovabis në këtë situatë është e qenësishme pasi vjen në një moment delikat”, thotë për Deutsche Wellen, drejtori i Caritasit shqiptar, At Antonio Leuci, i cili e sheh përditë sa shumë familje janë prekur nga pandemia. “Familjet e varfra janë tani edhe më varfra, familjet vulnerable në zonat urbane e kanë më të dukshme varfërinë, por edhe në zonat rurale, varfëria është e dukshme, pasi mundësitë e tyre të jetesës nga bujqësia nga karantimi dhe mungesa e lëvizjes janë zeruar.”

Fokusi tek familjet në nevojë
Në 520 familje, rreth 1000 persona Caritasi Shqiptar po punon për të dërguar paketa ushqimore dhe higjienike. Shqipëria aplikoi masa shumë të ashpra për të përballuar pandeminë e Coronës. Caritas thotë se pas një karantine të gjatë nevojat kryesore të njerëzve janë artikujt ushqimorë, por edhe shumë artikuj higjienikë. At Antonio Leuci rendit kriteret kryesore që përdor organizata humanitare për përfituesit. “Familjet me shumë fëmijë, ato me persona me aftësi të kufizuara, të moshuarit, të moshuarit që jetojnë vetëm, familjet e prekura nga tërmeti që jetojnë në tenda ose në kontenierë dhe familjet që kanë humbur punën nga pandemia.”

Edhe në Kosovë bashkëpunimi me Dioqezën Prizren-Prishtinë në kuadër të krizës së Coronës është në vijim. Sipas drejtori të sektorit të projekteve të Renovabis, Martin Lenz, “ipeshkvi Dodë ka nevojë urgjente për dezinfektues, ilaçe dhe veshje mbrojtëse për t’i shpërndarë ato në 25 famullitë. Në raste të caktuara mund të shpërndahen edhe ushqime, sepse aktualisht furnizimi me ushqime po kthehet në disa raste në problem.”

Furnizimi me pajisje mjekësore e ushqime lehtëson nevojën akute në ditët e krizës, por në të ardhmen një nevojë tjetër do të jetë më e madhe, ajo për punë. Kriza e Coronës pritet të rrisë ndjeshëm papunësinë në vendet e Ballkanit, që edhe pa këtë krizë ka qenë e lartë. Renovabis i tha Deutsche Welles, se për këtë arsye i ka ndryshuar disa komponentë në projektet e filluara në vendet e Ballkanit si Shqipëri, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë e Serbi. Sipas Martin Lenz “kjo prek edhe një projekt të madh për të rinjtë, të cilëve synohet t’u lehtësohet hyrja në tregun e punës. Aktualisht ofrohen këshillime online.” Në Qendrën e Formimit Profesional Don Bosco në Shkodër, Renovabis mbështet ndërkohë nga viti 2019 një projekt për financimin e shkollimit profesional dhe konviktit për të rinjtë, familjet e të cilave nuk kanë mundësi të paguajnë vetë shpenzimet. /DW/

Etiketa: DWfuqi punetorekarantinaKoronavirusikosoveShqiperitë varfrit

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para

Mjekët shqiptarë në Itali gjobiten me nga 500 euro. Po festonin me birra dhe muzikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com