Dora e Zotit koronavirusi dhe dora e zezë e Edi Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dora e Zotit koronavirusi dhe dora e zezë e Edi Ramës

17:47 | 17/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Dritan Kaba

DORA E ZOTIT CORONAVIRUSI DHE DORA E ZEZË E EDI RAMËS!
Mbyllja e Edi Ramës në kullën e Surrelit ka filluar të japë shenja të qarta të përçartjes së tij mendore! Sot më publikimin e tij në FB drejtuar shqiptarëve drejtpërdrejtë nga Kulla, ai ju tha se kjo pandemi ka një krijues edhe ky është Zoti!!
Ai iu tha shqiptarëve, që nuk po vuani nga dora e njeriut, por nga dora e Zotit! Nuk mund të ketë blasfemi më të madhe!
Në të gjithë botën njerëzit i luten Zotit dhe kërkojnë tek ai shpëtimin, i çmenduri i mbyllur në kullën e Surrelit fajëson Zotin!
Pas kësaj deklarate jam shumë i interesuar për reagimin e komuniteteve fetare në Shqipëri!
Po pres edhe po shpresoj të reagojnë për këtë blasfemi, që jo vetëm godet besimin e njerëzve në Zot, por e ben atë edhe fajtor për virusin corona 19. Nëse këto komunitete fetare nuk reagojnë atëhere janë autore së bashku me Edin në këtë blasfemi! Ata do ta meritonin vendin e lapsit në xhepin e Ramës! Nuk e di çfarë mendimi ka Kryetari Komunitetit Musliman të Shqipërisë z.Bujar Spahiu, arqipeshkvi metropolitan i Tiranës dhe Durrësit imzot George Frendo apo Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërise imzot Anastasi!
Ndërsa për pjesen tjetër të fjalisë për punën e dorës së robit, desha të them se shqiptarët po vuajnë pikërisht nga dora e Robit! Dora e Zezë e Edi Ramës!
Po, po e Robit!
E atij që është rob ne Kullë nga krimi i organizuar dhe oligarkët!
E këtij Robi,i cili ka lënë pa asnjë kujdes me mijëra qytetarë në çadra, pa asnjë ndihmë, që të përballojnë luftën. Robi i ka lënë pa ujë, pa detergjente, pa ushqime, pa shtëpi ku mund të rrinë të mbrohem nga virusi. I ka lënë në mes të asgjësë dhe pa asnjë masë mbrojtëse në këtë luftë me virusin, siç i pëlqen Robit të citojë Presidentin e Francës.
Po shqiptarët po vuajne nga dora e Robit, sidomos kjo u pa me mjekët dhe infermieret, që i ka lënë në mëshirë të fatit dhe pa mjete mbrojtëse! Ky, Robi, i pajisi mjekët dhe personelin e shëndetësisë me “maska gazi” pa filtër dhe i çoi në frontin e luftës, lexo me maskat mjekësore të skaduara në vitin 2011 dhe siç dolën nga dokumentat këto maska ishin refuzuar në mënyrë kategorike nga Qeveria e Kosovës. Robi i çoi mjekët edhe infermieret me arrogancën e tij drejt virusit pa mbrojtje.
Po shqiparët vuajnë nga dora e Zezë e Robit Edi Rama!
Janë mijëra, që janë të mbyllur në shtëpi pa asnjë mundësi punësimi edhe pa asnjë të ardhur.
Janë mijëra pensioniste, invalide apo të pamundur, që jetojnë vetëm pa asnjë kujdes, se Robi ka ndaluar lëvizjen e njerëzve!
Po dora e Robit ka lënë pa asnjë kujdes ata mijëra studentë që punojnë në bar-kafe apo shërbime të tjera e për arsye të virusit nuk do jënë në gjendjë as të ndihmoj e prindërit apo vllezërit edhe motrat më të vogla, por nuk do kenë mundësi financiare të paguajnë shkollën në fund të vitit!
Po dora e Robit ka lënë pa asnjë subvencionim fermerët dhe blegtorët, jo vetëm tani, por ka tre vite që i ka ulur në maksimum financimet për ta!
Po dora e Robit ka bërë të largohen nga ky vend mbi 400 mijë shqiptare!
Po dora e Robit ka shkatërruar konkurrencën në ekonomi me tenderat pa gare, ku fituesit i cakton dora e Zezë e Robit!
Ështe dora e Robit, që përcaktoi PPP korruptive të check up, sterilizimit, laboratoreve në shëndetësi, të kontrollit të pompave të karburantit, të autostrades së askundit Milot-Balldren apo të zgjerimi të rrugës Orikum-Dukat, të koncensioneve kriminale të incerenatorëve, të koncensionit qindra milionësh të rrugës së Arbrit, që po u kushton shqiptarëve tre herë më shtrenjtë. Eh sa të tjera do shkruaja në vazhdim, por duhet të them edhe “mëkate” të tjera dora e Robit.
Është dora e Robit, që ka bërë ligjin antikushtetues të dividentit, ku mijëra biznese të ndershme u goditen pa shpine, duke favorizuar oligarkët e oborrit të Kullës!
Është dora e Robit që rriti çmimin e energjisë elektrike, ujit, karburantit, taksave vendore dhe qëndrore!
Është dora e Robit që e ktheu Shqipërinë në plantacion droge dhe uren kryesore të trafikimit të kokainës dhe heroinës!
Është dora e Robit, që po rrëmben pronat e shqiptarëve me ligjin antikushtetues të Koorparatës!
Është dora e Robit… Dora e Zezë e Edi Ramës!

Image may contain: 1 person, text that says 'Edi Rama 19 mins JU E MOTRA QE PYETJE SIKUR PO VUANI NGA DORA E ROBIT, JO NGA DORA E ZOTIT!'

Read more

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

Etiketa: COVID-19Dora e Zezë e RobitDritan Kabaedi ramaKoronavirusikullaShqiperia

Të Lidhura

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

nga 27
18:58 | 04/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga vizita e tij në Vatikan, ku pritet të takohet me Atin e Shenjtë,...

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

nga 27
18:42 | 04/02/2026
0

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) anë në proces të shqyrtimit të formës dhe kapacitetit me...

Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

nga 27
17:58 | 04/02/2026
0

Burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë apo u ka mbetur edhe...

17:56 | 04/02/2026
0

Burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë apo u ka mbetur edhe...

Para
Tirana në karantinë, në banka dhe sportele ka radhë me qytetarë

Tirana në karantinë, në banka dhe sportele ka radhë me qytetarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

18:58 | 04/02/2026
Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

18:42 | 04/02/2026
Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

17:58 | 04/02/2026
Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

17:56 | 04/02/2026
Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –

Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –

17:48 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –
  • Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –
  • 1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –
  • Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –
  • Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –
  • Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –
  • Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com