Deputetja akuzon mazhorancën dhe opozitën në Komisionin e Sigurisë për projektligjin e rrëzuar “Për heqjen e dekoratave, xhelatëve të komunizimit”
“Trimat, hetuesit dhe ish-komunistët në Komisionin e Sigurisë, rrëzuan propozimin për heqjen e dekoratave xhelatëve të komunizimit. Kjo është akuza e rëndë që vjen nga deputetja Mesila Doda drejtuar mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Sigurisë.”
Komisioni i Sigurisë i drejtuar nga deputeti Spartak Braho dhe deputeti demokrat, Flamur Noka, nënkryetar i këtij Komisioni kanë vendosur pak ditë më parë ta konsiderojnë antikushtetues nismën ligjore të propozuar nga deputetët Mesila Doda e Shpëtim Idrizi, për heqjen e dekoratave xhelatëve të Sigurimit të Shtetit.
Deputetja Doda pyet publikisht jo vetëm shumicën, por kryesisht opozitën a është dakord me këtë vendim të Komisionit të Sigurisë.