• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ditmir Bushati dhe Edi Rama janë vetëm një thumb larg

16:11 | 04/07/2018
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

“Një thumb larg…”

Lexo edhe

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Ky ishte shënimi që bënte në rrjet ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri gjatë fundjavës, kur qeverinë e zinte gjëma e mortit të një djali të ri, i cili ende nuk dihet se kush e mori në qafë. Unë e njoh Saimir Tahirin, por më shumë letërsinë, aq sa të më shërbej për të kuptuar metaforën. Pamjet e murrëtyera të qeveritarëve gjatë këtij moti të mbramë, nuk e di pse nuk janë aq të ëmbëla sa mjalti që mblidhte Saimiri nga kosheret e bletëve.

“Një thumb larg…” më ka qëndruar gjithë këto ditë në mendje, shi si vargu i Migjenit: “…të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerëzisë”. Ditmir Bushati është shkodran dhe e kupton më mirë se unë se çfarë do të thotë një thumb i ngulun, Edi Rama pa dyshim është po aq shkodran prej të parëve sa t’i djegë thumbi, aq sa ka dashur poeti i mallkimit.

Ndërsa Saimiri e shpjegonte në mënyrën më lakonike të duhur sa afër është robi me thumbin, ministri grek Nikos Kotzias shpallte që marrëveshja me Shqipërinë është mbyllur, detin e morën ata, na hoqën nga përdorimi termin “Vorio Epir” dhe shqiptarët e Edi Ramës fshinë Çamërinë. Kaq e thjeshtë, me një “po” ose “jo”, tek qëndron me shalët përpjetë në ndenjëse, se i dhemb shpina. Nga ana tjetër, Panos Kammenos, ministri i Mbrojtjes i Greqisë e tha copë që Çështja Çame nuk është folur fare në bisedime, kurse çamët nuk i marrin dot pronat, sepse janë kriminelë lufte.

“Vorio Epir” është një term politik që është shpikur nga platforma e Megalo Idesë në fund të shekullit XIX. Emri “Çamëri” vjen nga lumi Thiam, prandaj Kel Demit i thonë Kel çomi, pasi fjala “çam” është më e lashtë se ata që ne i njohim si grekë të “lashtë”. Është pellazgjike, andej nga janë rrënjët tona, Orakullit të Dodonës, fustanellës dhe plisit të bardhë në kokë. Si mund të guxojë Ditmiri dhe Rama që të barabisë një term politik me një emër që vjen nga thellësia e ekzistencës njerëzore në këtë tokë? Por, me sa duket këta janë trima. Me siguri e kanë marrë parasysh që thumbi nuk i gërvish, se duhet të kenë korracë të trashë në vend të mishit.

Kohët e fundit Edi Rama ka futur në fjalorin politik esadizmin, i frymëzuar nga Esat Pashë Toptani. Ky politikan, i ngjyrosur veç me të zezë, akuzohet se shiti tek malazezët Shkodrën e Ditmirit dhe Edi Ramës, por jo vetëm kaq. Askush nuk e di pse libohoviti Avni Rustemi e hoqi qafe; prej frymëzimit të tij, apo se e paguan të tjerët, por në historinë shumë të politizuar shqiptare thuhet që e vrau Esat Pashën për Atdhe, prandaj një shesh i dorës së parë në Tiranë mban emrin e tij.

Etiketa: avni rustemiDitmir Bushatiedi ramaEnkel DemiEsat Pashë ToptaniKel DemiNjë thumb larg…Saimir TahiriThiamThumbVorio-Epir

Të Lidhura

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

nga 27
08:06 | 16/01/2023
0

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit...

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

nga 27
11:32 | 14/01/2023
0

Nga Ola Xama-Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit...

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

nga 27
11:26 | 14/01/2023
0

Nga Ergys Mertiri- Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik...

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar –

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar –

nga 27
08:28 | 13/01/2023
0

Nga Artan Fuga– Shumë njerëz pyesin të habitur si është e mundur që ta zemë çmimi karburantit është ngritur 10...

Para
Atleti David Nikolli fitoi i gjakosur në Serbi: 2 medalje të reja në korrik, por kam nevojë për mbështetje

Atleti David Nikolli fitoi i gjakosur në Serbi: 2 medalje të reja në korrik, por kam nevojë për mbështetje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sulm rus me raketa në Ukrainë, 10 të vdekur –

Sulm rus me raketa në Ukrainë, 10 të vdekur –

08:11 | 28/01/2023
Pëlqimet false në Instagram, BBVIP2 del me njoftimin e rëndësishëm –

Pëlqimet false në Instagram, BBVIP2 del me njoftimin e rëndësishëm –

07:59 | 28/01/2023
Shiu e bora do vijojnë –

Parashikimi i motit për datën 28 janar 2023

07:45 | 28/01/2023
Shiu e bora do vijojnë –

Parashikimi i motit për datën 28 janar 2023

07:43 | 28/01/2023
Grupet kriminale serbe mbështeten… –

Grupet kriminale serbe mbështeten… –

23:17 | 27/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Sulm rus me raketa në Ukrainë, 10 të vdekur –
  • Pëlqimet false në Instagram, BBVIP2 del me njoftimin e rëndësishëm –
  • Parashikimi i motit për datën 28 janar 2023
  • Parashikimi i motit për datën 28 janar 2023
  • Grupet kriminale serbe mbështeten… –
  • Skandali Rama-MCGonigal, drejtori i FBI: Do zbardhim ngjarjen! –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sulm rus me raketa në Ukrainë, 10 të vdekur –
  • Pëlqimet false në Instagram, BBVIP2 del me njoftimin e rëndësishëm –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com