Disa gabime taktike të protestës së Liqenit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Disa gabime taktike të protestës së Liqenit

21:28 | 28/03/2016
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Shumëkush e priste një kacafytje “live” të opozitës në gardhin rrethues të projektit të parkut të fëmijëve që po ndërtohet tek Liqeni. Ishte parathënë kjo nga deklaratat e ashpra të PD në Parlament dhe jashtë tij, si dhe nga ndjeshmëria e lartë që opozita ka treguar qysh në krye të herës ndaj asaj që ndodh tek Parku.

Në lidhje me projektin në fjalë sot ka qëndrime nga më të ndryshmet. Përtej asaj që thuhet e shkruhet (apo edhe bërtitet), ajo që mund të thuhet pa frikë edhe në mes të kësaj zallamahie urbanistiko-politike, është se ai park fëmijësh mund të mos ishte ndërtuar fare dhe sërish nuk do të ndryshonte asgjë në Tiranë. Kryeqyteti ka, edhe kështu, një listë të gjatë nevojash të tjera, të cilat kërkojnë zgjidhje urgjente.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Gjithsesi sherri për parkun tashmë është i pakthyeshëm dhe duket se opozitën nuk e kanë mbajtur nervat dhe logjika, pa u përzier “në vetë të parë” në sherrin me Veliajn. Sot në kodrat e Liqenit ka pasur përleshje deputetësh me policinë dhe deklarata që u ngjanin atyre që rëndom i dëgjojmë të enjteve në Kuvend. E gjitha kjo duket se krijon një situatë, ku opozita po krijon disa kosto që ndoshta do të ishin mirë të evitoheshin në momentin aktual. Ngushtësisht për të mirën e saj, më shumë sesa për interesin e përgjithshëm. Dhe ja pse:

Së pari, opozita duhet të tregohet shumë e kujdesshme me raportin delikat që ka me shoqërinë civile. Për hir të së vërtetës, sot protestojnë për ndërtimin tek Parku, një numër ambjentalistësh dhe aktivistësh civilë, të cilët e kanë bërë të qartë më shumë se një herë se nuk duan ta përziejnë aksionin e tyre, me punët e politikës. Janë botuar disa foto, deklarata e materiale mediatike, të cilat e bëjnë të qartë këtë distancë që ambjentalistët kanë të kërkuar të mbahet mes tyre dhe partive politike. Duke u hedhur mbi gardhin e parkut, opozita e dëmton rëndë imazhin dhe rolin e shoqërisë civile, në kërkesat e saj të afishuara.

Së dyti, një ashpërsim i skajshëm i sherrit për Parkun në këtë moment, rrezikon të vendosë në plan të dytë disa emergjenca të tjera të kryeqytetit, të cilat ndoshta do të kërkonin më shumë angazhim dhe presion qytetar e politik, sesa projekti në fjalë. Fokusimi tek një park lojrash nuk shbën krizat e vjetra dhe të reja që kalon sot Tirana.

Së treti, duke u hedhur në sulm për Parkun, thënë me fjalë të tjera duke u përplasur fort dhe përballë me kryetarin e ri të bashkisë Erion Veliaj, opozitarët duhet të përllogarisin që kësisoj po ja konsolidojnë kundërshtarit të tyre politik karrierën politike dhe partiake. Nuk ka reklamë më të mirë për Veliajn, brenda panelit të tij politik, sesa një betejë publike me opozitën. Dhe të mendosh se kjo ndodh kur ai s’ka mbushur ende vitin e parë në krye të pushtetit të Tiranës. Përleshjet me policinë tek Parku janë vërtetë një shprehje e pakënaqësisë së përkrahësve të opozitës ndaj kryetarit Veliaj, por njëkohësisht ato rrezikojnë të jenë edhe një favor indirekt për imazhin dhe pozitën e Erion Veliajt brenda të majtës së sotme.

Së katërti, një konfrontim me administratën aktuale bashkiake për Parkun, nuk mund të mos çojë nëpërmend tek qytetarët e Tiranës, edhe sjelljen e paraardhësit të Veliajt, ish-kryetarit Lulzim Basha, në lidhje me të njëjtën hapësirë. Ende në një cep të digës së Liqenit, është i hapur një kantier, i cili duhet të ndërtonte të parin e disa komplekseve ndërtimesh, që do të mbulonin të gjithë zonën poshtë digës së Liqenit. A është e drejtë të bësh sot një betejë fizike për të ruajtur një pjesë të Parkut, kur dje ke dhënë mijëra metra leje ndërtimi, për territore që kanë qenë të lira, po në atë zonë?!

Së fundi, por jo më e parëndësishmja, duket se hedhja në sulm e opozitës për Parkun, apo edhe aktivizimi i saj në Kuvend, mund ta dëmtojnë me zhurmën dhe impaktin e tyre, fabulën e debateve të brendshme në PS, që la pas kongresi i partisë. Nuk ka rrethanë taktikisht më negative për atë që po bën sot Ben Blushi, sesa një ngritje e temperaturës mes pozitës dhe opozitës. Berisha ka qenë historikisht i zgjuar për ta ulur dozën e sulmeve të veta ndaj Nanos, Ramës e të tjerëve, kur në PS kishte konflikte të brendshme, ndërsa sot PD bën pikërisht të kundërtën. A është kjo gjëja më e zgjuar në këtë moment?

/javanews.al/

Etiketa: aktivistë civilëambjentalistëtdeputetëerion veliajKuvendopozitapërleshjePoliciaSkënder Minxhozi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Kur Genti luan luftërash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com