• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Genti luan luftërash

21:33 | 28/03/2016
në Opinion
0

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Nga Maklen Misha

Gent Strazimiri është një nga ato figura groteske, nga të cilat politika jonë fatkeqësisht ka prodhuar shumë ndër vite. Është një personazh, për të cilin do të kujtohej pakkush po të mos kishte qenë për dy shpulla që e bënë të famshëm: Gent Strazimi? Kush është ky? Ah, ai që i gjuajtën me shpullë! Po tani më kujtohet!

Ditën e hënë Genti bëri diçka që askush s’e priste. Ngjeshi një pisqollë në brez dhe shkoi për të luftuar me një kënd lojërash! Ishte një nga ato ngjarje që duhet të kenë lënë shumëkënd duke kruar kokën nga çudia. Për çfarë e donte vallë pistoletën? Ç’i tha mendja? Nga cili film u frymëzua?

Në rrjetet online qarkullojnë lloj lloj versionesh. Ca thonë që pisqollën e kishte për vetëmbrojtje, meqë është kërcënuar në Parlament. Dhe me këtë medemek përpiqen ta mbrojnë, ta justifikojnë. Personalisht e kam pak të vështirë ta besoj këtë version, sepse e kam të vështirë të imagjinoj një skenë ala Western, ku Genti nxjerr rrufeshëm pisqollën nga brezi dhe ia numëron në lule të ballit pam pam pam një kolegu deputet që matet t’i lëshojë një dackë. Prandaj, për mua ky version është po aq i besueshëm sa dhe ato dy teoritë e tjera që qarkullojnë online, sipas të cilave Genti, në fakt, ose s’ka pasur fare pistoletë, por vetëm këllëf pistolete – domethënë pak a shumë si ata tipat që mbajnë paruke për t’u hequr se kanë flokë – ose ka pasur pistoletë, por e mbante për të hequr vetullat.

Arsyet e vërteta vështirë se kemi për t’i marrë vesh ndonjëherë. Por ama kjo sjellje e Strazimirit natyrshëm na shtyn të bëjmë disa pyetje të rëndësishme. Për shembull, nëqoftëse Genti ndjen nevojën të mbajë një pisqollë në brez, kur futet në një park lojërash të pambaruar, si do të armatosej Genti për të shkuar tek “7 xhuxhat”? A do ta bojkotojë vallë Partia Demokratike Kuvendin deri në përjashtimin e Gent Strazimirit? A do ta votojë Partia Demokratike reformën në drejtësi përsa kohë Genti vazhdon të qëndrojë në Kuvend? Dhe, nëse Partia Demokratike refuzon të kërkojë përjashtimin e Gentit në përputhje me nismën e saj për dekriminalizimin, a do të pranojë Genti të bëhet pjesë e një hipokrizie të tillë apo do t’u qëndrojë deri në fund besnik parimeve ku beson e do të largohet nga PD, sepse nuk mund të pranojë të jetë pjesë e një force që pranon në gjirin e saj njerëz si Genti?

Nuk dihet nëse këto pyetje do të marrin ndonjëherë përgjigje. Dhe, në fakt, s’ka pikë rëndësie nëse do të marrin ndonjëherë përgjigje. Gent Strazimiri në fund të fundit është – shpresoj për të mirën e Partisë Demokratike – një personazh kalimtar në politikë. Pak vjet nga sot, gjithë çfarë do të mbetet nga ai apo shumë të tjerë si ai, është ndonjë skeç i Portokallisë a Apartementit 2XL ose ndonjë kronikë lajmesh që fëmijët tanë mund ta hasin gjatë ndonjë kërkimi në arkiva, e do na pyesin “O ba, kush është ky xhaxhi me kapele si Indiana Jones dhe me pistoletë? Po kamzhik mban ky? A ka kalë?”

Por ajo që ka rëndësi është ajo që na tregon Genti për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike. Sepse sjellja e kësaj partie sot, është po aq për të vënë duart në kokë sa edhe sjellja e Gent Strazimirit kur ngjeshi në brez pistoletën. Ka gjasa të jetë një rast unik në historinë e politikës europiane, kur një parti në opozitë kanalizon kaq shumë energji për të luftuar një park lojërash, kinse në emër të mbrojtjes së mjedisit e pemëve, me shpresë se lufta me një park lojërash mund të shërbejë si katalizator i një revolte mbarëpopullore që do të rrëzojë qeverinë e do të sjellë atë në pushtet! Dhe sikur të mos mjaftonte absurditeti i vetë kauzës, zgjedh ta luftojë këtë betejë duke nxjerrë në rradhë të parë përveç administratës e policisë së Bashkisë Kamëz, ca personazhe të diskretituara si ish-ministra që sa ishin në pushtet s’u kujtuan kurrë për mjedisin, një ish-deputet, pronar guroresh e furrash gëlqereje që fill i vetëm ka ngrënë gjysmën e kodrave të Krujës, dhëndrin e ish-Kryeministrit, që është njëheri burri i Argitës e kunati i Zenit, apo ca personazhe që shkojnë nga groteskja tek qesharakja si Altin Goxhaj e Sazan Guri.

Natyrisht, beteja e vërtetë, për hir të së cilës Partia Demokratike është gati të bëhet edhe qesharake, është një tjetër. Nuk e kanë me parkun e as me pemët. E kanë me veten e tyre, te bllokimi me çdo kusht i reformës në drejtësi duke parë tek radikalizimi e tensionimi i situatës në vend shpresën e tyre të vetme. Por, për të bërë këta duhen personazhe si Genti apo shumë të tjerë, politikanë që në fakt janë simptoma të degradimit të një partie. Thënë ndryshe, nëse tek një individ janë teshtimat apo rrufa ato që tregojnë se ai individ është i sëmurë, sëmundjet e një partie dallohen nga prania e personazheve si këta që ishin në protestë.

/lexo.al/

Etiketa: brezGent Strazimiriligji per dekriminaliziminMaklen Mishapisqollëpistoletëradikalizimireforma ne drejtesirrufëtensionimiteshtima

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
Foto Lajm/ Kombëtarja arrin në Luksemburg

Foto Lajm/ Kombëtarja arrin në Luksemburg

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –

Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –

20:17 | 30/09/2023
Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –

Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –

20:15 | 30/09/2023
Arrestohet Aldi Mustafa, ja për çfarë kërkohej –

Arrestohet Aldi Mustafa, ja për çfarë kërkohej –

20:05 | 30/09/2023
Vijon zjarri në Pishporo, 8 zjarrfikëse punojnë për shuarjen –

Vijon zjarri në Pishporo, 8 zjarrfikëse punojnë për shuarjen –

19:59 | 30/09/2023
Sulmi terrorist në Banjskë, gjendet sërish armatim

Sulmi terrorist në Banjskë, gjendet sërish armatim

19:38 | 30/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –
  • Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –
  • Arrestohet Aldi Mustafa, ja për çfarë kërkohej –
  • Vijon zjarri në Pishporo, 8 zjarrfikëse punojnë për shuarjen –
  • Sulmi terrorist në Banjskë, gjendet sërish armatim
  • FNSH zbarkojnë në Vlorë, ja çfarë kërkon policia –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –
  • Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com