Vuçiç: Në këtë takim do të bisedohet lidhur me situatën e tensionuar ditët e fundit
Të martën pritet që të zhvillohet një takim në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Të paktën kështu kanë njoftuar autoritetet e Beogradit, ndërsa nga autoritet e Prishtinës ende nuk është bërë asgjë e ditur për këtë takim.
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar para mediave në Beograd se në takimim Serbia do të përfaqësohet në nivelin më të lartë të saj. Sipas tij në këtë takim do të bisedohet lidhur me situatën e tensionuar ditët e fundit mes Kosovë dhe Serbisë.
“Serbia do të përfaqësohet në nivelin më të lartë. Do të jemi unë dhe kryetari i Republikës, Tomislav Nikolic. Shpresoj që kurrë më të mos përsëritet sjellja e mjeteve luftarake dhe e armëve, në mjediset e banuara me serbë. Të shmangen provokimet. Besoj që për këtë do të kemi sukses, sepse do të investojmë shumë mund dhe punë, në mënyrë që të sigurojmë ardhmëri ekonomike dhe të sigurt për qytetarët tanë, për njerëzit në Serbi” mësohet të ketë thënë Vuçiç.