Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“E Diela Shqiptare”/ Dy të rinj rrëfejnë historitë e tyre tronditëse se si ranë pre e abuzimeve seksuale

Nga Skenderi 0

Vajza: Më përdhunoi xhaxhai kur isha vetëm 14 vjeç / Djali: Një burrë abuzoi seksualisht me mua

“E Diela Shqiptare” në emisionin e sotëm ka trajtuar dy ngjarje tejet tronditëse. Bëhet fjalë për dy të rinj, njëra vajzë dhe tjetri një djalë, të cilët që të dy kanë rënë pre e abuzimeve seksuale dhe trafikantëve të qenieve njerzore.

Vajza nën kushtet e anonimatit rrëfeu se i ishte përdhunuar nga xhaxhai i saj në moshën 14 vjeçare.

Ndërsa djali i cili vinte nga qyteti i Elbasanit ka treguar se si ra pre e trafikantëve të qënieve njerëzore dhe se si një burrë kishte kryer mardhënie seksuale me të.

Më poshtë do të lexoni historitë e trishta të këtyre dy të rinjve.

Vajza

“Unë vij nga një familje me shumë vështirësi, me vuajtje. Historia ime ka nisur që në moshëm 2 vjeçare. Me mamin tim nuk kam marrëdhënie që e vogël, pasi ajo ishte e divorcuar dhe unë bashkëjetoja me njerkën. Ajo më trajtonte si një skllave. Pastaj detyrohem të shkoj tëk xhaxhai, por edhe aty kisha probleme me nusen e xhaxhait. Një ditë xhaxhai vjen i pirë dhe mua më çoi tek dhoma dhe më përdhunoi fizikisht në moshën 14 vjeçare. Pas kësaj ndodhie vendosa të arratisesha nga shtëpia dhe ika tek një e njohur.

Aty qëndrova për gati dy muaj. Një ditë dola në dyqan dhe sapo dola nga dyqani dy tipa të panjohur më marrin me makinë. Në atë moment jeta ime mori fund. Mendoj që në këtë histori xhaxhai im ka gisht në gjithçka. Ata më çuan në një qytet, në një lokal i cili ishte një lokal natë ku kërcenin ballerina. Ata më kërcënuan që do të rrish këtu ndryshe do të fusim thikën në fyt.

Kam ndenjur një muaj aty bashkë me disa vajza të tjera, të cilat të gjitha rrezikonim jetën tonë. Ne aty do të punonim për klientët e ndryshëm, të cilët vinin rreth 30 klientë për një vajzë në ditë. Ata tentuan të më nxirrnin jashtë, por dogana na kthente pasi unë nuk kisha dokumente.

Tutori im mbante 56 persona rreth e qark që të më ruanin që unë të mos arratisesha. Por një dita shpëtova nga kjo histori e tmerrshme. Ishim në një hotel sëbashku me një shoqe që e njoha aty. Edhe ajo ishte shumë e dërrmuar nga kjo histori dhe vendosi të arratisej duke u hedhur nga dritarja e katit të tretë të hotelit dhe shkon direkt në polici për të denoncuar rastin. Aty më pas vijnë forcat RENEA. Aty tutori donte të më vriste kur panë forcat e policisë, që unë të mos tregoja asgjë. Por falë policisë shpëtova. I bëj thirrje vajzave të reja të mos bëhen pre e këtyre mashtrimeve. Sot në këtë qendër që jetoj kam gjetur qetësinë që më ka munguar prej kaq vitesh”. 

Djali

Jam nga Elbasani. Jam rritur në një familje pa babain, pasi më ka vdekur. Me njerkun nuk kaloja mirë. Edhe mamaja ime trajtohej keq nga njerku. U detyrova të largohesha nga shtëpia, isha 12 vjeç. Një burrë kreu marrëdhënie seksuale me mua. U detyrova të bëja ç’më thoshte ai. Ai filloi të më shiste. Ishte person që kishte lidhje me bandat kriminale. Pastaj mora një sëmundje, një lloj infeksioni. Dhe i them që dua të mos vazhdoj më me këto.

Pastaj më dërgoi tek një person tjetër ku jetonin 6 veta. Ai më tha që do ta heq sëmundjen që ke por do bësh ç’të them unë. Një ditë i them, do iki në spital se jam shumë keq. Më pas më kapi policia dhe pas kësaj njihem me një organizatë që më ndihmoi dhe më hoqi atë sëmundje që kisha. Organizata më ndihmoi për të mos u shfrytëzuar nga të tjerët”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej