Diabolika e një gjesti “kalorsiak” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diabolika e një gjesti “kalorsiak”

14:41 | 16/04/2021
në Kryesore
0

Nga Ermal Mulosmani

Teoria e një qeverisjeje me bazë të gjerë, pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ku të përfshihen demokratë e socialistë, ka kohë që bluhet në mullirin e nëntokës rilindase të Shqipërisë:

“Po sikur të bashkëpunojnë PS me PD në të mirë të Shqipërisë? Do realizohen reforma të mëdha, do jemi të njëzëshëm për integrimin, pronat, do të shuajmë tensionet sociale e plot të mira të tjera.”

Read more

Përplasje fizike në GJKKO! Të pandehurit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen brenda kafazit të xhamit –

Rama po përgatit arratisjen e Ballukut, por edhe prapa diellit të shkojë… –

U përplas nga makina sapo zbriti nga autobusi, humb jetën në spital 46-vjeçari –

Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës –

Ndonjëherë,  kjo ide hidhej edhe nëpër studio televizive, nga zëdhënës të maxhorancës, gjithmonë si një zemërgjerësi e Qeverisë dhe e Kryeministrit ndaj Partisë Demokratike. Edhe vetë këta zëdhënës e shihnin gjithmonë si një opsion paszgjedhor këtë mundësi që do të kushtëzohej nga rezultati i atyre zgjedhjeve.

Ajo që ndodhi dy ditë më parë, kur Edi Rama, lideri fuqiplotë i Partisë Socialiste, ftoi publikisht Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të jetësuar thashethemin e dalë nga zyra e tij ishte një veprim diabolik.

Nëse do ishte i sinqertë një ftesë e tillë do të duhej të bëhej vetëm pas fitores së shumicës absolute të Partisë Socialiste. Kur KQZ të shpallte rezultatin zgjedhor me fitues të PS-së +70 mandate, vetëm atëherë Edi Rama mundej të bënte gjestin kalorsiak të ftesës për bashkëqeverisje.

Po pse e bëri atëherë Rama ftesën kur ai akoma nuk i ka fituar zgjedhjet?

Sepse kjo është shashka e fundit për të çorientuar votuesin opozitar!

Ftesa së pari ka për qëllim të provokojë debat në opozitë, të hedhë tension, të mbjellë zhgënjim. Teoritë konspirative do të shpërthejnë, LSI do ta shihte veten si të tradhëtuar nga  Lulzim Basha. Elektorati do të bëhej konfuz, një qeveri me Ramën Kryeministër ose edhe në Qeveri, është gjëja e fundit për të cilën do të votonin. Alternativat zgjedhore humbasin kuptimin, mobilizimi i gjithanshëm i votuesve antiregjim do të pësonte një goditje të fortë.  Kjo është edhe ajo çka i duhet Kryeministrit më së shumti në këto momente.

Përgjigja e Lulzim Bashës ndaj kësaj përpjekjeje hapur diversioniste ishte e vakët, jo kategorike (pohonte që Rama nuk do të jetë kurrë pjesë e qeverisë sonë por nuk thoshte se ai nuk do të jetë kurrë pjesë e qeverisë së Ramës). Po t’i shtojmë kësaj edhe faktin që zëdhënësi dhe mbrojtësi i teorisë së bashkëpunimit, z. Baton Haxhiu, lajmëroi që përgjigja nga Basha do të vinte brenda emisionit dhe e vërteta është që ashtu ndodhi, dozat e konspiracionit rritet.

Ky provokim ka bërë dëm në kampin e Opozitës.

Lulzim Basha, lideri i Opozitës shqiptare duhet të bëjë një deklaratë të fortë kundërshtuese, të paekuivok. Nëse do që të ruajë mobilizimin maksimal opozitar duhet të deklarojë:

“Nëse numrat e Partisë Demokratike dhe aleatit tonë LSI nuk janë të mjaftueshëm për të formuar Qeverinë e pas 25 Prillit, atëherë Partia Demokratike do të jetë në Opozitë dhe unë do të jap dorëheqje nga posti i Kryetarit të Partisë”.

Një deklaratë e tillë do të ishte një gjest prej lideri mobilizues, unifikues, shpresëdhënës.

Gjesteve kalorsiake, bujare të Edi Ramës u ka kaluar koha. Ai ka dhënë prova që nuk e njeh këtë dimension. Në futboll kur lojtari kundërshtar dëmtohet (vetëdëmtohet) kundërshtari nuk shënon gol edhe nëse e ka mundsinë ta bëjë. Kjo quhet “fair play”, një dimension moral i lojës. Edi Rama – opozitar ishte ai që bëri Reformën Zgjedhore në vitin 2008 në sajë të zemërgjerësisë së Sali Berishës. Në përgjithësi kështu ka ndodhur gjithmonë, Reforma Zgjedhore i ka takuar Opozitës.

Ndërsa Edi Rama, lideri i gjithfuqishëm, hoqi të drejtën e kandidimit me koalicione me lista të ndara siç ishte deri atëherë. A ishte vendimi i duhur? Ndoshta po. Por meqenëse Opozita nuk ishte në Parlament, meqenëse surrogatët ishin nën hyqmin e tij, Kryeministri mund ta bënte ndryshimin me kushtin që të futej në fuqi në zgjedhjet e pas 4 viteve! Kjo mund të quhej fisnike nga ana e tij.

Edi Rama ishte ai që nxori Opozitën nga Parlamenti (dosjet e përgjimeve të vjedhejs së votave) dhe bëri zgjedhjet lokale pa të, bëri ligje me 2/3 siç ia deshi interesi i tij, shpërdoroi paratë publike me një dimension të paparë deri më sot dhe  tani, vetëm tani, kur vjen radha për t’u ndeshur i thotë kundërshtarit “A bëhemi bashkë në emër të Shqiërisë”?! Pse nuk e bëre këtë gjë në 2019-ën, pas zgjedhjeve lokale kur ishe në zenit të pushtetit? A ishin atëherë konfliktet sociale më të ndezura se kurrë? Përkundrazi, në mes të tyre zgjodhe të futëshe në një konflikt tjetër: “Të shkarkoje Presidentin e Republikës”!

Hendeku moral që zoti Kryeministër përpiqet të krijojë mes tij dhe të tjerëve nuk ka asnjë besueshmëri. Ai të paktën nuk përfaqëson të mirën. Arroganca qeverisëse 8 vjeçare nuk mund të zhbëhet me një ftesë provokative 10 ditë para verdiktit popullor. Ajo në fakt nuk mund të bëhet as pas zgjedhjeve, edhe nëse Edi Rama merr shumicën. Ai tren ka ikur në 2019-ën. Futja e Opozitës në sqetullën rilindase do të ishte edhe vdekja elektorale e Partisë Demokratike. Do të lindin opozita të tjera por Lulzim Basha nuk është zgjedhur për të rilindur Opozitën. Është zgjedhur për të rrëzuar Rilindjen e Edi Ramës. /Express

Etiketa: Diabolikaedi ramaErmal MulosmaniLulzim BashaPDPSreforma zgjedhore

Të Lidhura

Përplasje fizike në GJKKO! Të pandehurit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen brenda kafazit të xhamit –

Përplasje fizike në GJKKO! Të pandehurit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen brenda kafazit të xhamit –

nga 27
11:51 | 15/06/2026
0

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në sallën brenda ambienteve të GJKKO-së, ku gjatë seacës gjyqësore të akuzuarit për...

Rama po përgatit arratisjen e Ballukut, por edhe prapa diellit të shkojë… –

Rama po përgatit arratisjen e Ballukut, por edhe prapa diellit të shkojë… –

nga 27
11:39 | 15/06/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po përgatit arratisjen e Belinda Ballukut në një...

U përplas nga makina sapo zbriti nga autobusi, humb jetën në spital 46-vjeçari –

U përplas nga makina sapo zbriti nga autobusi, humb jetën në spital 46-vjeçari –

nga 27
11:25 | 15/06/2026
0

Një aksident i rëndë ndodhi sot rreth orës 08:45, në aksin rrugor Rrëshen-Reps, në “Rrugën e Kombit”. Burime policore thanë...

Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës –

Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës –

nga 27
11:17 | 15/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për akuzat që janë publikuar ne disa media në lidhje me “Malin e...

Para
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës merr disa masa kundër koronavirusit

Kosovë: 14 të vdekur dhe 520 raste të reja me koronavirus

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përplasje fizike në GJKKO! Të pandehurit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen brenda kafazit të xhamit –

Përplasje fizike në GJKKO! Të pandehurit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen brenda kafazit të xhamit –

11:51 | 15/06/2026
Rama po përgatit arratisjen e Ballukut, por edhe prapa diellit të shkojë… –

Rama po përgatit arratisjen e Ballukut, por edhe prapa diellit të shkojë… –

11:39 | 15/06/2026
U përplas nga makina sapo zbriti nga autobusi, humb jetën në spital 46-vjeçari –

U përplas nga makina sapo zbriti nga autobusi, humb jetën në spital 46-vjeçari –

11:25 | 15/06/2026
Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës –

Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës –

11:17 | 15/06/2026
Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori emrat e biznesmenëve e jo të qeveritarëve –

Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori emrat e biznesmenëve e jo të qeveritarëve –

10:57 | 15/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Përplasje fizike në GJKKO! Të pandehurit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen brenda kafazit të xhamit –
  • Rama po përgatit arratisjen e Ballukut, por edhe prapa diellit të shkojë… –
  • U përplas nga makina sapo zbriti nga autobusi, humb jetën në spital 46-vjeçari –
  • Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës –
  • Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori emrat e biznesmenëve e jo të qeveritarëve –
  • Mendje cekët, mendoni se u bë deki kos dhe qeveria po mbytet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përplasje fizike në GJKKO! Të pandehurit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen brenda kafazit të xhamit –
  • Rama po përgatit arratisjen e Ballukut, por edhe prapa diellit të shkojë… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com