Reforma në drejtësi, peng i luftës Rama – Meta – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma në drejtësi, peng i luftës Rama – Meta

10:51 | 15/03/2016
në Opinion
0

Deputeti socialist Pandeli Majko ka bërë një deklaratë të pazakontë fundjavën që shkoi, duke i propozuar kongresit socialist të shpallë zgjedhjet e parakohshme. Ish-kryeministri, e propozon këtë zgjidhje si nevojë në kushtet e dështimit të marrëveshjes për reformën në drejtësi. Kjo do të thotë se nuk ka një marrëveshje brenda vetë koalicionit të majtë për këtë reformë. Në se do të kishte një qëndrim të unifikuar, mazhoranca i ka votat e nevojshme për t’i bërë presion opozitës që të ulej në tryezën e bisedimeve dhe të bëhet pjesë e reformës duke marrë parasysh edhe pretendimet e tyre.

Propozimit të Majkos i është përgjigjur kryetari i LSI-së Ilir Meta, i cili i sugjeron socialistëve të jenë më optimistë për këtë refomë. Sa herë flitet për reformën në drejtësi, Ilir Meta, duket se është më i tërhequr në pozicion mbrojtës.

Për të shprehur devotshmërinë tij për të bërë shtet ligjor, Meta e sheh origjinën e problemit më shumë tek dekriminalizimi dhe reforma zgjedhore, se sa tek reforma në drejtësi. Vjeshtën e kaluar, kur po përfundonte drafti i ekspertëve për reformën në drejtësi, në kushtet kur Rama sa vinte e ashpërsonte gjuhën për reformën, Meta doli në media duke i mëshuar prioriteteve që ka dekriminalizimi, pa e përmendur reformën në drejtësi. Interesi i dy palëve nuk përputhej dhe nuk arriti të krijonte një qëndrim të vetëm të mazhorancës, ndërsa opozita mbeti pothuajse jashtë debatit.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kryeministri Rama ka më shumë se një vit që ka përqëndruar diskursin politik tek reforma në drejtësi si nyja që zgjidh gjithçka. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, është  shfaqur më i interesuar për dekriminalizimin dhe reformën zgjedhore.

Ilir Meta është bërë objekt i drejtësisë me çështjen e hapur në ngarkim të tij për ryshfet, akuzë kjo, e mbështetur nga vetë Edi Rama rreth pesë vite më parë, kur ky i fundit ishte në opozitë, ndërsa Meta bashkëqeveriste me Berishën. Kreu i LSI-së u gjykua dhe në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë doli i pafajshëm.

Ndërsa Rama, akuzohet se në grupin e tij parlamentar ka deputetë me të shkuar kriminale. Kriminalizimi i politikës ka qënë beteja kryesore e opozitës për dy vitet e fundit. Përveç akuzës për deputetë me të shkuar kriminale, opozita ia ka dalë shpesh të faktojë raste të emërimit në funksione të lartë të administratës shtetërore, të personave me të shkuar kriminale. Janë të shumta rastet, kur kryeministri është detyruar t’i shkarkojë pak ditë pas emërimit.

Kryeministri Rama ndjehet më i ekspozuar prej ligjit të dekriminalizimit dhe është më i interesuar ta kalojë në plan të dytë, ndërsa e vlerëson si thelbësore reformën në drejtësi. Kurse Meta, me sa duket ka më pak probleme me ligjin për dekriminalizimin, pasi në grupin e tij parlamentar deri tani nuk është akuzuar ndonjë deputet apo funsksionar partie me të shkuar kriminale.

Në këtë betejë të heshtur qëndrimesh midis Ramës e Metës, opozita është shfaqur më afër Metës, pasi i ka mëshuar më së shumti debatit për ligjin e dekriminalizimit.

Sa do të avancojë politika në secilin front, qoftë tek dekriminalizimi, qoftë tek reforma në drejtësi? Pikësëpari duhet të biem dakord se të dyja çështjet janë të lidhura me njëra-tjetrën. Nëse do të kishte reformë të thellë në drejtësi, çështja e dekriminalizimit zgjidhet automatikisht, edhe pse do t’i jepte kohë të mjaftueshme deri në zgjedhjet e ardhshme socialistëve për të përpiluar një listë të re me kandidatë për deputetë, pa i detyruar të nxjerrin nga parlamenti ndonjë nga deputetët këtë sezon. Nëse ka një sistem drejtësie të konsoliduar nuk mund të ndodhë që një person me të shkuar kriminale të mbërrijë deri në institucionet më të larta të shtetit, deri në sallën e Parlamentit si ligjvënës.

Mesa duket, ligji për dekriminalizimin dhe refoma në drejtësi do të kenë të njëjtin përfundim, siç kanë pasur edhe të tjera reforma të rëndësishme të miratuara nga palët në politikë. Nëse i referohemi historisë së 25 viteve të fundit, Shqipërisë nuk i kanë munguar ligjet për të bërë drejtësi, por i ka munguar vullneti për t’i zbatuar ato.

Janë bërë dhjetra marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës, të cilat kur janë nënshkruar janë ofruar si zgjidhje vendimtare në sytë e opinionit, por në të vërtetë kanë rezultuar nul dhe pa asnjë efeket pozitiv në shoqëri. Kjo të jep të drejtë të paragjykosh, se ky do të jetë dështimi i rradhës për reformat, ku janë kapur kaq shumë krerët e politikës. Do të duhet të priten fijet e lidhjeve të politikës me krimin. Nëse kjo ndodh nuk është çudi, që e gjithë elita politike të bjerë. Por askush nuk është gati të sakrifikojë, përkundrazi duke u ndjerë e kërcënuar, kjo elitë politike, po shfaqet gjithnjë e më arrogante ndaj shqiptarëve dhe thirrjeve të ndërkombëtarëve.

Etiketa: biografidekriminalizimiedi ramaIlir MetakungulleshkatlojaLuljeta Prognireforma ne drejtesishteti ligjor

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Arrestohet administratori i Omega Pharma

Gjykata liron administratorin e Omega Pharm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com