• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

De Biazi me nerva: “Kampionatin e shoh edhe nga Italia”

12:01 | 21/03/2016
në Sport
0
Trajneri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, duke folur gjate Asamblese Kombetare te Zakonshme te Pergjithshme te Federates Shqiptare te Futbollit, FSHF, organizuar ne hotel Tirana./r/n/r/nAlbania's coach Gianni De Biasi, speaks during the National Assembly Ordinary General Albanian Football Federation, FSHF, organized in Tirana hotel.

Trajneri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, duke folur gjate Asamblese Kombetare te Zakonshme te Pergjithshme te Federates Shqiptare te Futbollit, FSHF, organizuar ne hotel Tirana./r/n/r/nAlbania's coach Gianni De Biasi, speaks during the National Assembly Ordinary General Albanian Football Federation, FSHF, organized in Tirana hotel.

Dikush ia ka prishur qejfin trajnerit të kombëtares tonë, Xhani de Biazi, aq sa në konferencën për shtyp të disa minutave më parë, shpesh herë u tregua arrogant, apo e deformonte mimikën e fytyrës, për të treguar se në përgjithësi nuk i pëlqente cilësia e pyetjeve. Dhe gjëmën që nuk pamë dot një de Biazi të qeshur na e bëri drejtori i klubit Partizani, i cili është shprehur gjatë javës së kaluar, që trajneri duhet të qëndrojë më shumë në Shqipëri dhe të vëzhgojë nga afër disa lojtarë të kampionatit tonë në prag të listës finale. Dhe kuptohet që Dervishi i sygjeronte më shumë futbollistë të skuadrës së tij, pasi ata i intresojnë. Ndërsa mister Xhani i bëri menjëherë me dije se edhe në shtëpinë e tij në Itali kishte një dekoder shqiptar që ia kishte bërë të mundur të ndiqte “live” ndeshjen Partizani – Skënderbeu, e kishte riparë atë takim, madje po në television nga e njëta dritare kishte ndjekur edhe takimin e Champions, Bajern Mynih – Juventus. Pra nuk vij në Tiranë vetëm për të marrë çmime, por sa herë që presidenti Duka më thotë se duhet të jem. Dhe për t’i shkuar deri në fund reprikës, pyetje së një gazetari (për të çtensionuar situatën), nëse e kishte ndjekur dje derbin e Italisë iu përgjigj prerë: Jo, nuk pata mundësi isha duke parë Tirana – Kukësi. Pra, de Biazi tentoi t’I bënte të ditur shef Dervishit, se në kohët moderne nuk ka arsye të lëvizësh shumë shpesh për të ndjekur një futbollist, madje si shembull përdori një shprehje shumë të gjetur: “Nuk duhet të kesh lindur në Romën e lashtë, për të ditur latinisht”. Më pas, tekniku sqaroi se është ai që ka ekskluzivitetin për të bërë zgjedhjen e vështirë, të thirresë ose jo futbollistë të veçantë dhe do ta ushtrojë të drejtën e tij. “Nëse dikush nuk do të jetë në finalet e Francës, kjo nuk vjen nga antipatia ime për të, por sepse besoj, se ata që kam zgjedhur i shërbejnë më mirë skuadrës”, duke iu referuar lënies jashtë listës të Salihit, apo edhe të Alban Mehës. Po ashtu u konfirmuar, që Rashica, i cili po kalon një periudhë shumë të mirë tek Viteshe do të bashkohet me grupin, si edhe Manaj e Latifi, të cilët fillimisht do të jenë në dispozicion të Redi Jupit për përfaqësuesen U-21. Dhe në fund çfarë duhet të presim nga Shqipëria e Euro 2016? “Të jemi një skuadër agresive, pasi vetëm kështu mund të lëmë gjurmë. Unë e di që ne jemi të katërtët në grup për nga vlerësimi, por të fundit ishim edhe në fillim të fazës eleminatore. Të tjerët mund të kenë individualitete, por mund të mos jenë skuadër aq sa ne. Pra futbollistët tanë duhet të japin gjithçka kanë ndaj çdo kundërshtari… duhet t’i hanë me dhëmbë”, ka përfunduar de Biazi, të cilit nuk i doli inati deri në fund të konferencës.

 

Lexo edhe

Kumbulla shënon dhe kthehet në hero te Roma

Sporting bllokon Arsenalin

A ka shanse Liverpool pas humbjes 5:2? Ç’thotë superkompjuteri

 

Etiketa: ‘livede biaziDervishiEuro 2016inatiindividualitetePartizaniShqiperiskuader

Të Lidhura

Kumbulla shënon dhe kthehet në hero te Roma

Kumbulla shënon dhe kthehet në hero te Roma

nga 27
21:31 | 09/03/2023
0

“Mirëserdhe Marash”. Mediat italiane e vlerësojnë maksimalisht performancën e mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla i cili shënoi sot në minutën 87...

Sporting bllokon Arsenalin

Sporting bllokon Arsenalin

nga 27
21:05 | 09/03/2023
0

Arsenali nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Sporting Lisbone në ndeshjen e parë të Europa...

A ka shanse Liverpool pas humbjes 5:2? Ç’thotë superkompjuteri

A ka shanse Liverpool pas humbjes 5:2? Ç’thotë superkompjuteri

nga 27
16:55 | 09/03/2023
0

Liverpool rikthehet në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme kundër Real Madridit. Reds do të shpresojnë të përmbysin humbjen 5–2...

Champions, Milan në çerekfinale pas 11 vitesh

Champions, Milan në çerekfinale pas 11 vitesh

nga 27
23:11 | 08/03/2023
0

Milan në çerekfinalet e Champions League pas 11 vitesh! Italia kualifikon skuadrën e parë në çerekfinalet e UEFA Champions League...

Para

Vajza bën seks tresh në një festival, por…

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023
Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

11:22 | 16/09/2023
Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

12:57 | 15/09/2023
Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

12:57 | 15/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –
  • Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –
  • Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –
  • Beteja me flakët, flet kreu i Sindikatës së zjarrfikësve: Kopshtet në rrezik nga veshja…

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com