Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

De Biasi: Do vazhdoj si trajner i Kombëtares

Nga Klodiana 0

Ndalesa e fundit e ekipit të Kombëtares kuq e zi sa i takon nderimeve zyrtare ishte Kryeministria.

Duke folur në pritjen zyrtare, trajneri i kuqezinjve De Biasi vlerësoi bashkëveprimin në grup të ekipit, duke e cilësuar si armën e tyre të fortë.

Rrugëtimi në Euro 2016 ishte një rilindje e futbollit shqiptar tha tekniku italian, duke siguruar se do të vazhdojë të jetë trajner i kuqezinjve.

De Biasi: Është e vështirë të flasësh para teje Edi. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për atë çfarë kemi bërë. Pas këtij kampionati e gjithë bota sportive ka filluar të na marrë më shumë në konsideratë për aftësinë për të ndërtuar një grup për mbi individët. Me rëndësi është rëndësia që kanë këta djem, kanë kaluar nga koncepti i individit tek forca e grupit. Për ne ka ekzistuar përemri vetor “Ne”. I jam kthyer shpesh shembullit të Skëndërbeut jo se unë dhe Duka i afrohemi atij, por shembujt historikë janë të rëndësishëm nëse ne dimë t’i shfrytëzojmë. Ai përdor shembullin e fuqishëm të grupit, kjo është forca e skuadrës sonë. Edhe tifozët luftuan me ne, fituan të tre ndeshjet. Shqiptaria për mua është një kapitull nderi, gati njoh më shumë himnin shqiptar se atë italian. I detyrohemi për këtë brezave të rinj. Ti Edi flet shpesh për rilindje, mendoj se për çfarë kemi bërë në Francë kemi mundësinë për të ndërtuar një Rilindje të vërtetë. Ju betohem se me këta djem kam parë një energji të madhe, një kombëtare të të gjithëve. Nuk jam kryeministër. por jam trajneri i vjetër i Shqipërisë që ka ndërmend të vazhdojë të rrijë akoma këtu për të vazhduar rrugën e mrekullisë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, nuk e fshehu zhgënjimin për eleminimin e Shqipërisë, por vlerësoi se i gjithë ky rrugëtim është historik.

Duka: Sot është ditë e veçantë dhe historike për të gjithë. Falenderoj kryeministrin Rama për të gjithë mbështetjen. Pa këtë mbështetje do ta kishim të vështirë ose të pamundur. Ne kemi qenë dinjitoz në Francë jo vetëm në fushën e lojës, por dhe organizim. Një falenderim të madh dhe për dirigjentin e ekipit kombëtar De Biasi. Ka tejkaluar atë çka mund të bëjë një trajner. Çuna ju falenderoj nga thellësia e zemrës që na bëtë pjesë të kësaj aventure të bukur, të këtyre emocioneve. Me punën dhe sakrificën tuaj ndoshta meritonit më shumë. Na dhuruat emocione në ndeshjen e fundit që për mua nuk duhet të ishte e fundit, por ky është futbolli, kjo është magjia e tij dhe ne duhet ta pranojmë dhe kur nuk është i arsyeshëm. Një falenderim i madh për gjithë tifozët, për mbështetjen dhe atmosferën që kanë krijuar kudo. Kemi të gjitha mundësitë që të kemi suksese akoma më shumë.

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej