Një fjali e Ben Blushit: “Mes shqipërisë dhe partisë unë zgjedh Shqipërinë”, ka peshkuar deputetë e ministra të PS-së të cilët nxituan ta komentojnë duke zgjedhur preferencat e tyre mes partisë dhe Shqipërisë.
Duke kundërshtuar Blushin Ditmir Bushati, Pandeli Majko e Taulant Balla, u kthyen në origjinën e hershme të partisë së tyre, PPSH, ku ishte ligj parulla: “Partia mbi të gjitha” ose “Çdo populli bën partia, ç’thotë partia bën populli”…
Taulant Balla: Mes Shqipërisë dhe Partisë, unë zgjedh Partinë
Pandeli Majko: Nuk jam dakord me Ben Blushin që Shqipëria ka më shumë rëndësi se partia.
Ditmir Bushati: Ku ndryshon partia nga Shqipëria?