• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ç’po ndodh mes Ilir Metës dhe Edi Ramës?

23:47 | 17/07/2016
në Opinion
0

Nga Blendi Fevziu

Ilir Meta konfirmoi atë që flitet prej javësh në Tiranën politike informale. Koalicioni i majtë, ai mes PS dhe LSI, i formuar jo pa zhurmë dhe habi mediatike në një ditë gënjështrash, më 1 Prill 2013, ka rënë. Shumë vetë e kanë paralajmëruar mediatikisht këtë që ndodhi sot. Ka pasur mjaft komentatorë që kanë parashikuar edhe atë që pritet të ndodhë nesër dhe dy javët në vijim. Edhe pse në shtyp e kanë konsideruar si presion të Metës ndaj Ramës për të marrë më shumë mbështetje brenda koalicionit, në realitet duket se ndodhi pikërisht ajo që Meta kishte artikuluar me qetësi. Një thyerje mes të dyve, që ende nuk ështe qartë nëse e ka bazën tek reforma në drejtësi apo shumë më gjerë se sa kaq. Tek ideja e një marrëveshje mes dy personash që asnjëherë në këto 17 vite nuk kanë besuar dhe as pëlqyer njëri-tjetrin.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Në fakt, ajo që pritet të ndodhë ndahet në dy pjesë.

E para, reforma në drejtësi!

E dyta, marrëdhënia PS-LSI.

Jo detyrimisht të dyja kanë lidhje me njëra-tjetrën.

E para ngjan më e thjeshtë. LSI është konsideruar në media si një forcë që pengon reformën, megjithëse Meta gjithnjë është shprehur publikisht pro saj.

Eshtë folur për një marrëveshje të fshehtë me PD dhe një garanci që Meta ka dhënë se nuk do të votojë asnjë reformë ku nuk përfshihet edhe PD.

Por, duket se kanë qenë ndërkombëtarët ata që nuk e kanë llogaritur shumë Metën. Arsyet i dinë vetëm ata. Në vizitat ekskluzive në Tiranë, Nuland ka takuar Ramën e Bashën, por jo Metën. Në fakt, brenda mazhorancës Meta ka qenë garant i 71 votave, por ai nuk është konsideruar si i tillë. As nuk është dëgjuar për mendimin që ka. Edhe Kerri e shmangu një takim me të. Megjithëse reforma është një reformë parlamentare. Pardje, Lu ishte edhe më konkret. Ai u bëri thirrje Ramës e Bashës të takohen e të gjejnë zgjidhje për reformën, por Metën as e zuri në gojë. Nuk është çudi që e gjitha kjo, bashkë me deklaratat që edhe mazhoranca bënte tek ndërkombëtarët se reforma pengohej nga Meta të kenë provokuar zemërimin e këtij të fundit.

Meta ka vendosur të mbyllet edhe ai në dhomën ku figurativisht do mbyllej Rama me Bashën dhe ka bërë thirrje që reforma të kalojë. S’ka dhënë asnjë shpjegim si dhe me çfarë kushtesh, por ka deklaruar prerë që do jetë edhe ai aty me PO-në e tij. Duket se ja ka arritur, sepse Lu dhe Vlahutin i janë përgjigjur direkt pozitivisht. Pra, Meta ka rihyrë në lojë.

E dyta është raporti brenda mazhorancës. Meta ka përdorur formulën “edhe, edhe” në fjalën e tij. Ai është shprehur, se edhe nëse kalon reforma, edhe nëse ajo dështon, vendi duhet të ndërtojë një qeveri të re.

Një qeveri teknike që të përgatisë zgjedhjet. Burime zyrtare brenda LSI i kanë thënë opinion.al se Meta parashikon tërheqjen e të gjithë ministrave dhe figurave politike nga qeveria, rrëzimin e saj dhe ndërtimin e një qeverie teknike që të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme brenda një kohe shumë të shkurtër.

LSI beson se vendi nuk ka kohë për reformën elektorale dhe votimin elektronik dhe si garanci e vetme për opozitën që zgjedhjet do të jenë pa influencë politike, është një qeveri pa përfshirjen e PS, PD dhe LSI. Pra, një qeveri tranzitore me mandat përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve.

Kjo formulë është e ndryshme nga ajo që flitej në forumet informale politike të Tiranës, ku shihej një bashkim i votave të LSI dhe PD për të rrëzuar Ramën. Ky version ishte i vështirë, sepse PD nuk mund të mbështesë një aksion të tillë që mund të viktimizonte Ramën dhe t’i jepte përgjegjësinë e qeverisjes një vjeçare PD, pa pasur mundësi të zbatonte programin e saj. Ky do ishte një gabim fatal i PD. Por, bashkimi i votave për një qeveri teknike, është ekzakt ajo që vetë Basha ka kërkuar në 6 muajt e fundit.

Në këtë aksion LSI dhe PD mund t’i bashkonin votat pa asnjë problem. Dhe me gjasë, ka pasur edhe negociata konkrete në këtë drejtim.

Pritet që Meta të veprojë konkretisht në javën që vjen, deri në datën 28 Korrik. Edhe në këtë veprim ai duket një hap përpara të tjerëve.

Ndërkohë burime brenda PS i thanë opinion.al se Meta nuk synon zgjedhjet e parakohshme, por kërcënon me to, për të arritur një marrëveshje riformatimi të qeverisë. Burime të PS, shprehen se Rama ka arritur të sigurojë 71 vota, të cilat më shumë se sa për të mbajtur atë në krye të qeverisë deri në fund të mandatit, do të shërbejnë për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme pa një qeveri teknike. Pra thënë ndryshe, Rama kërkon 71 vota për të rrëzuar qeverinë dhe për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme me këtë qeveri dhe me të, në krye të saj.

Burime të sigurta i kanë thënë opinion.al se PS ka nisur negociatat me Blushin që ka 3 vota dhe me emra konkretë brenda opozitës për të siguruar votat e mundshme. Edhe pse PS deklaron se i ka votat, kjo duket e vështirë në kushtet, kur edhe dy deputetë të saj, Kosta dhe Shehu i janë bashkuar Koço Kokëdhimës që është aktiv kundër vijimit të qeverisë në këto kushte që është.

Llogaria e votave duket se është kryefjala e javës politike. Të dyja palët po merren me kalkulimin e tyre, me bindjen se zgjedhjet e reja janë të derë.

Dhe të bindur se koalicioni i bujshëm i 1 Prillit, ka përfunduar si 3 martesat e mëparshme Rama-Meta, një dështim!

/ opinion.al/

Etiketa: blendi fevziuedi ramaIlir MetaKoco Kokedhimareforma elektoralereforma ne drejtesivotimi elektronik

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Përndjekësit e rinj të Zhitit

Reforma prodhoi më në fund një koalicion politik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Do zgjidhni një problem”/ Horoskopi i së dielës, çfarë thonë yjet –

Horoskopi, 25 mars 2023

07:41 | 25/03/2023
Si do të jetë moti? Zbuloni parashikimin për sot –

Moti sot, 25 mars 2023 –

07:35 | 25/03/2023
Ishujt ku dita zgjat 4 muaj –

Ishujt ku dita zgjat 4 muaj –

23:29 | 24/03/2023
Pique thyen heshtjen pas ndarjes me Shakirën –

Pique thyen heshtjen pas ndarjes me Shakirën –

23:17 | 24/03/2023
Kualifikueset e Europianit, situata në grupin e Shqipërisë –

Kualifikueset e Europianit, situata në grupin e Shqipërisë –

23:11 | 24/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi, 25 mars 2023
  • Moti sot, 25 mars 2023 –
  • Ishujt ku dita zgjat 4 muaj –
  • Pique thyen heshtjen pas ndarjes me Shakirën –
  • Kualifikueset e Europianit, situata në grupin e Shqipërisë –
  • Mbappe me shokë “shkatërrojnë” Holandën –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi, 25 mars 2023
  • Moti sot, 25 mars 2023 –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com