Çfarë fshihet pas ndërtimit të varrezave greke në Shqipëri? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë fshihet pas ndërtimit të varrezave greke në Shqipëri?

09:25 | 23/12/2017
në Uncategorized
0

Nga Xhuljo Ferzaj

Dëgjova me vëmendje intervistën e ministrit të jashtëm Nikos Kotzias në televizionin shtetëror ERT, për zhvillimet më të fundit të diplomacisë greke, përveç çështjeve me Turqinë foli dhe për problemet që po trajtohen me Shqipërinë.
Kotzias bëri publike lajmin se do ngrihen grupe ekspertësh për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë që kanë rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë botërore, ishte shumë entuziast për këtë fitore të diplomacisë greke në dëm të palës shqiptare, ndërkohë Kotzias është i vetëdijshëm se po fiton diçka që nuk i takon.

Përmendi dhe faktin se do kërkojë nga parlamenti grek heqjen e ligjit të luftës. Për sa i përket çështjes së detit u përgjigj se nuk zgjidhen problemet kaq shpejt por kërkojnë kohë. Më tej shtoj se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen pa dëmtuar asnjë palë, por koha është në favor të Greqisë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Takimi në Kretë në nivel ministrash ka sjellë një marrëveshjen reciproke e para, ndërtimin e varrezave greke në Korçë dhe angazhimin e palës greke për heqjen e ligjit të luftës. Jo më kot ja morën valles në Kretë ministri i jashtëm Kotzias dhe Bushati.

Ngritja e varrezave për të rënët e luftës bëhet në çdo vend të botës, por rasti Shqipëri-Greqi ndryshon. Cili është ndryshimi? Ka pasoja?
Varrezat greke në këndvështrimin e diplomacisë greke shikohen si një hap për tezën e “Vorio Epirit”, madje kërkohen të ndërtohen në zona nevralgjike duke filluar në Korçë, Përmet dhe Vularat. Do të ketë pasoja në të ardhmen për shkak të nacionalizmit grek. Disa diplomatë grekë thonë se vetëm disa varreza janë, sigurisht nderimi i ushtarëve të rënë në luftë nuk është i gabuar, fundja është një respekt, por pala greke nuk kërkon kaq, ajo do të hedhë farën e më pas të mbijë për nacionalizmin bazuar në tezën e “Vorio Epirit”.

Ndërtimi varrezave greke është një hap pas i diplomacisë Shqiptare, do të na sjellë pasoja në të ardhmen, prandaj nderimi i tyre të bëhet në vendin e vet, pra në Greqi, ata nuk kanë luftuar gjë për Shqipërinë por me italianët në vitet 1940,41. Nuk kërkojnë thjeshtë varreza por më shumë se kaq.

Jam shumë pesimist dhe mosbesues ndaj palës greke, nuk besoj në sinqeritetin e saj, madje duhet të vendosen disa standarde për ndërtimin e varrezave, duhet patjetër të kenë medalionin, mos të na gjejnë eshtrat e shqiptarëve dhe t’i bëjnë grekë, të ndërtohet memorial se nuk na ka tepruar toka ta mbushim me varreza greke, paraardhësit tanë e kanë mbrojtur me gjak çdo centimetër tokë.

Kanë ndërtuar ndonjë varrezë për Shqiptarët e Çamërisë në territorin grek?

Nuk kemi ku të vendosim një kurorë me lule në nderim të tyre. Kjo është tragjike, fakti që nuk ofrohet një zgjidhje e rëndon më shumë situatën, Greqia duhet të pranojë gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë, të kthehen pronat e shqiptarëve.
Pse Gjermania ose Italia nuk kërkojnë varreza për ushtarët e tyre të rënë në Shqipëri? Pse Greqia?

Këto varrezat greke më kujtojnë historinë e groposjes së kolonave antike nga pala greke në Korçë gjatë kohës që pritej Komisioni Ndërkombëtarë] i Kontrollit (KNK) për caktimin e kufijve për të kërkuar territorin e Shqipërisë së Jugut.
Ndoshta marrëdhëniet dypalëshe mund të jenë shumë të mira falë dhe dy ministrave Bushati-Kotzias, por këta dy ministra nuk do jenë gjithmonë, çfarë do ndodhi pas 50, 100 vitesh? Me siguri e them se pala greke ka prapavijë politike në dëm të Shqipërisë. Sigurisht nuk do e doja një gjë të tillë, por historia ka treguar se Greqia nuk ka hequr synimet ndaj territoreve në jugun e Shqipërisë me tezën e “Vorio Epirit”, ndërkohë që Çamëria shtrihet deri në Prevezë, nuk kanë ngritur varreza për asnjë nga Shqiptarët që u masakruan gjatë gjenocidit, zhdukën çdo gjurmë, nuk janë ndëshkuar, nuk kanë kërkuar falje, nuk kanë kthyer pronat, përveçse na morën territorin masakruan mijëra njerëz të pafajshëm.

Pas 100 vitesh Greqia do të kërkojë territor në Shqipëri me pretekstin se për atë tokë kanë dhënë jetën ushtarët grekë.
Nëse gjejnë kocka, që shpresoj të mos marrin ato të shqiptarëve për greke, t’i vendosin në Greqi në territorin e tyre, mos të përsëritet skandali si rasti i varrezave në Kosinas ku eshtrat e banorëve vendas u morën për të ushtarëve grekë.
Nuk ka pse të negociojmë duke ofruar ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri në këmbim të heqjes së ligjit të luftës nga pala greke. Diplomacia helene me heqjen e ligjit të luftës i heq një njollë turpi diplomacisë së saj.
Ligji i luftës është vendosur në një periudhë kur Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia, pra ishte në kufijtë e ekzistencës si shtet.

Deklarata e qeverisë kukull të Vërlacit nuk kishte vlerë juridike, sepse Shqipëria mbas vitit 1939 ishte një vend i okupuar nga Italia, nuk kishte asnjë organ legjitim me asnjë aftësi vendimmarrëse. Pala greke ishte e vetëdijshme se Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia por “Ligjin e Luftës”me Shqipërinë e vendosi qëllimisht për të pasur bazë juridike për të kërkuar  rivendikime territoriale mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.
Pas heqjes së Ligjit të luftës me Shqipërinë, Greqia duhet të kthejë të gjitha pronat e ngurtësuara të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore më pas në fazën e dytë të kthej pronat e Çamëve.

Sigurisht duhen zgjidhur mosmarrëveshjet me fqinjin tonë por këto probleme nuk kanë ardhur për shkak të Shqipërisë, ka qenë Greqia ajo që ka dëmtuar Shqipërinë.

Tashmë nuk është koha të diskutohet kjo por fokusimi te zgjidhja dhe mbyllja e këtij kapitulli. Një ndër kërkesat që duhet të bëjë pala shqiptare duhet të jetë edhe dëmshpërblimi i pasurive të shtetasve shqiptarë që u sekuestruan si pasojë e gjendjes së luftës dhe jo heqja e Ligjit të Luftës, ky i fundit nuk mund të shkëmbehet duke i ofruar ndërtim të varrezave greke për ushtarët e saj që ranë në luftën italo-greke.

Sigurisht negociatat nuk janë aspak të lehta, por tashmë jemi të barabartë në tavolinë me Greqinë, nuk ka shtet superior, jemi të dy vende anëtare të NATO-s, aq më tepër që grupi i negociatorëve është shumë i përgatitur. Mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen pa dëmtuar asnjë palë, nuk duhet të përsëriten gabimet e negociatave të mëparshme, nuk duhet të bëhet marrëveshje brenda ditës, një çështje e tillë kërkon vite të zgjidhet, të zbatohen parimet e të drejtës ndërkombëtare.
Për sa i përket kufirit detar duhet të njihet marrëveshja e vitit 1926, sipas “Protokollit të Firences”, nuk duhet të ketë asnjë ndryshim.

Ndërtimi i varrezave greke në Shqipëri ka për të sjellë pasoja pas 50, 100 vitesh, atëherë mosmarrëveshjet do kenë marrë një dimension që do jetë e vështirë për Shqipërinë, për shkak se sot pranohet ndërtimi i varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri. Kjo nuk ka të bëjë me një respekt njerëzor por me prapaskena politike të palës greke në dëm të Shqipërisë, prandaj nuk duhet ta lejojmë tani që të mos kemi pasoja më vonë.

Etiketa: CameriaGreqiaKorçeligji i luftesNATOShqiperiavarrezaxhuljo ferzaj

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para

Mjekët vendosën t’i japin fund jetës së të riut shqiptar, ministria jonë të kërkojë urgjent shpjegime nga Franca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com