Nga Ylli Manjani
Nuk e kuptoj thirrjen për Transparencë dhe bisedime me artistët! Vendimi për të prishur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar një të ri duke dhuruar pronën publike një privati, është kristal i qartë!
Transparent sa më ska! Vendimi është marrë në dritë të diellit dhe mu në mes të Tiranës!
Bisedime për çfarë?! Me kë?! Qeveria e ka vendosur, do ta bëjë këtë gjëmë në dëm të kulturës, ligjit, shoqërisë dhe ekonomisë së Kombit.
Ndaj ç’bisedime mund të bëhen, kur publiku dhe artistët i bien gozhdës, ndësa qeveria patkoit!!!
Çështjet janë:
1. Je me qeverinë, apo me Artistët dhe Publikun!
2. Kush e ndalon qeverinë/ Bashkinë nga kjo poshtërsi dhe si?
Kjo nuk është çështje “paanësie” as për të qenë “mbi palët”…