• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A njihni ndokënd që di të kënaqet?

15:19 | 13/06/2018
në Uncategorized
0

Lexo edhe

Ndarja nga jeta e ish-kreut të Federatës së Futbollit italian, Duka mesazh ngushëllimi –

EMRI/ Shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari –

Mjegull e dendur në aksin Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë –

Nga Alma Nikolli
A njihni ndonjë njeri që di të kënaqet? Me një shi të freskët vere, me shëndetin e fëmijëve a të prindërve, me një fotografi të dikurshme të “zhdukur” prej kohësh, me një kafe të mirë, me një telefonatë a letër, me një urim ditëlindjeje, me një trëndafil erëmirë, me një tingull violine, me një lëndinë me bar, me një bisedë, me një xhiro me biçikletë, me një buzëqeshje fëmije, me uratën e një të moshuari, me një akullore, me arritjen e një miku, me një xixëllonjë a një kumbull të thartë?
Me saktë, a njihni një njeri që di të kënaqet vetëm me këto? Që mjaftohet? Që thotë: Faleminderit Zot a jetë për këto që kam, nuk mund të dua më tepër për sot. Një njeri që gjen kënaqësi tek gjithçka që ka dhe s’ka?
Nëse e njihni, bëjeni të flasë sa më shpesh. Lexojani shkëlqimin në sy kur flet për përditshmërinë si diçka të përditshme, por që është çdo ditë ndryshe ama. Sepse një ditë krejt papritur mund të mos jetë. Dëgjojeni me vëmendje dhe besojeni. Sapo ta ndjeni, ndajeni edhe më të tjerë…E dini si përhapet energjia pozitive? Fluturimthi.
Mos dëgjoni ata që nuk e vënë re se kanë ditë për ditë sy për të parë, këmbë për të ecur, veshë për të dëgjuar e jetë për të jetuar. Mos u “infektoni” nga stresuesit që i çmend trafiku, të cilin s’e kanë aspak në dorë, shefi kokëçarës, lavatriçja që s’punon, paratë që u mungojnë, fustani që u bë me njollë, viza që nuk po u del apo celulari që u fik.
E çfarë se ka trafik? Unë jam mirë, po dëgjoj muzikën që dua, s’po më lëkund një tërmet, nuk po më bien flokët nga kimioterapia, nuk jam rrëzuar në shkallët e një pallati dhe bastuni nuk po zbret zhurmshëm nëpër kate. Do të zbres pak me vonesë fundja dhe do të vrapoj. Duke vrapuar do të harroj të mendoj. Do të arrij në destinacion dhe një buzëqeshje nga ato që përmenda në fillim do më kënaqë dhe u harrua.
Po mirë, trafikut ia dole, po shefit si t’ia bësh? Ai është më i kollajti. E lë atje në punë. Thjesht kalon pragun dhe je njeri i lirë, ti mund të ikësh kur të duash nga ai, por ai nga vetja e tij nuk ikën dot. A nuk është kënaqësi të dish që nuk je si ai?
Lavatriçja nuk punon? E ke provuar si bëhen rrudhat në gishta kur lan rroba me dorë? Provoje. Ndjen sikur u plake menjëherë. I mbaron shpejt e shpejt dhe del e shijon rininë, këput një trëndafil erëmirë, e nuhat bashkë me aromën e detergjentit në duar dhe të qeshet.
Paratë? Asnjëherë nuk do mjaftojnë. Përherë do të kesh më shumë gjëra për të bërë, se sa ato që bën. Përherë do të ketë një fustan, parfum, celular, makinë, destinacion e gjithçka tjetër më të lakmueshme se ajo që ke. Përherë ke për të dashur shumë e më shumë, e për t’u kënaqur pak e më pak.
Viza nuk del? Epo shumë mirë. A nuk beson ti se je i ndershëm? I duhesh këtij vendi. Nuk do që ti të ikësh. Po të tërheq për mënge, qëndro dhe bëje më të mirë.
Fustani me njollë? Qëndisi një lule.
T’u fik celulari, lum si ti. Ndiz ëndrrat e këmbët dhe vrapo kudo ku nuk të çojnë dot parajsat virtuale të miqve dhe jomiqve.
Etiketa: akulloreAlma Nikollibastunbuzëqeshjekenaqesikimioterapilavatricerinishefishendettrendafilviolinevize

Të Lidhura

“Do ndërtohen 3 stadiume”, Duka jep lajmin e mirë për futbollin –

Ndarja nga jeta e ish-kreut të Federatës së Futbollit italian, Duka mesazh ngushëllimi –

nga 27
11:05 | 29/01/2023
0

Kreu i FSHF-së Armand Duka ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Federatës Italiane të...

Grabitet biznesi në ish-Bllok, policia jep detajet –

EMRI/ Shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari –

nga 27
10:47 | 29/01/2023
0

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Erald Shullazi, pasi dyshohet se shpërndante kokainë në kryeqytet. Njoftimi i policisë: Vihet në...

Mjegull e dendur në aksin Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë –

Mjegull e dendur në aksin Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë –

nga 27
10:45 | 29/01/2023
0

Mjegulla e dendur ka mbuluar mëngjesin e sotëm qytetin e Gjirokastrës, por edhe akset kombëtare. Mësohet se mjegulla është e...

Sot 24 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit –

Sot 24 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit –

nga 27
10:27 | 29/01/2023
0

Janë bërë 24 vjet nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët...

Para
Dështimi i radhës, teza e Matematikës publikohet 2 orë para përfundimit të provimit

Dështimi i radhës, teza e Matematikës publikohet 2 orë para përfundimit të provimit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Do ndërtohen 3 stadiume”, Duka jep lajmin e mirë për futbollin –

Ndarja nga jeta e ish-kreut të Federatës së Futbollit italian, Duka mesazh ngushëllimi –

11:05 | 29/01/2023
Grabitet biznesi në ish-Bllok, policia jep detajet –

EMRI/ Shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari –

10:47 | 29/01/2023
Mjegull e dendur në aksin Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë –

Mjegull e dendur në aksin Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë –

10:45 | 29/01/2023
Sot 24 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit –

Sot 24 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit –

10:27 | 29/01/2023

Shpërthen në flakë autobusi, 40 pasagjerët digjen të gjallë –

10:17 | 29/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Ndarja nga jeta e ish-kreut të Federatës së Futbollit italian, Duka mesazh ngushëllimi –
  • EMRI/ Shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari –
  • Mjegull e dendur në aksin Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë –
  • Sot 24 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit –
  • Shpërthen në flakë autobusi, 40 pasagjerët digjen të gjallë –
  • Krimi ka ‘pushtuar’ vendin, zbulohen kamera edhe në Fier e Lushnjë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndarja nga jeta e ish-kreut të Federatës së Futbollit italian, Duka mesazh ngushëllimi –
  • EMRI/ Shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com