Çamët u dërguan në kampet e shfarosjes bashkë me hebrenjtë e Epirit

Duhet të lëçisni

Trump i kërkon falje Serbisë për bombardimin e Jugosllavisë

Kandidati Republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar falje për vendimin e vendit të tij që të bombardojë Serbinë gjatë mandatit të...

Debati Biden-Trump/ Sipas sondazhit të CNN fitoi Joe Biden. Po ku gaboi Biden? (film)

Sipas një sondazhi të shpejtë të rrjetit CNN, Joe Biden e ka fituar debatin ndaj Donald Trump me rezultatin 53 % kundër 39...

Rrahje të forta zemre dhe temperaturë/ Rëndohet gjendja shëndetësore e grevisteve në Ballsh

Gjendja shëndetësore e grevisteve në uzinën e Ballshit është përkeqësuar. Njëra ka kërkuar ndihmën e mjekëve, ndaj ka mbërritur me urgjencë stafi mjekësor që...

Publikohet dokumenti/ Zbardhet vlera e makinës BMW, Lleshaj harxhoi plot 100 milionë lekë

Përfundimisht zbardhet vlera e makinës BMW e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Sipas dokumentit që është paraqitur në gjykatë, një letër e kompanisë BMW...

Nga Arben Llalla

Gjatë dërgimit nëpër kampet e shfarosjes të 1.725 hebrenjve të Epirit në mëngjesin 25 marsit 1944, kur trupat gjermane me ndihmën edhe të trupave të xhandarmërisë greke, batalioneve të Sigurimit grek të komanduar drejt e nga kryeministri kuisling, Joani Ralli u hipën me forcë nëpër kamionët e vdekjes dhe disa familje shqiptare nga Çamëria. Njëri nga këta ishte Nuri Zane nga Filati, i cili u dërgua bashkë me hebrenjtë e Janinës në fillim në kampin e Mat’hausen të Austrisë dhe më tej në Dakao të Gjermanisë.

Nuri Zane me keshime te bardhe me nje shok grek ne Mynih te gjermanise, 1945 te sapo liruar
Nuri Zane me këmishë të bardhë me nje shok grek në Mynih të Gjermanisë 1945 të sapoliruar nga kampi i shfarosjes

Hyqmet Zane, djali i Nuriut thotë: “Babai im ishte njëri nga ata shumë çamë që u internuan në kampet e internimit si në Itali dhe në Gjermani. Por shumë çamë të tjerë u internuan ashtu si im atë si Hajri Fetahu, Osman Zenel Taka, Mezan Jonuzi, e plot të tjerë”.

2.2

Nuri Emin Zane pas lirimit nga kampet gjermane bashkë me çamë të tjerë u nisën për në shtëpitë e tyre në shtator të vitit 1945, por atje do i priste një tragjedi edhe më e madhe, masakrimi dhe përzënia e të afërmve nga shtëpitë e tyre, këtë herë jo nga gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre grekë, por nga ushtria greke EDES e komanduar nga Napoleon Zerva dhe Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos.

1.ish te internuarit ne kamp. e Dakaos Gjermani, Osman Taka, Nuri Zane,etj.
Ish-të internuarit në kampin e Dakaos, Gjermani – Osman Taka, Nuri Zane dhe të tjerë

Pas zbritjes në Athinë nga Gjermani, Nuri Emin Zane u kërkoi ushtarakëve grekë që ta dërgonin në Filat, por një ushtarak i lartë i kishte thënë se do ia priste këmbët me shpatë nëse kërkote të shkonte në Çamëri. Kështu, Nuri Zane përfundoi jo në shtëpinë e tij në Filat, por në kampet e refugjatëve në Gjirokastër. Pas disa viteve Nuri Emin Zane më 1964 dënohet me 6 vjet burg fill pas ekzekutimit të grupit armiqësor të çamëve të Teme dhe Taho Sejko, Tahir e Shaban Demit,  më 1961.

3.3

Nuri Emin Zane nga Filati i Çamërisë gjatë jetës së tij njohu tre persekutime, atë të nazistëve gjermanë që e internuan nëpër kampet e shfarosjes si antifashist, genocidin grek me akuzën si bashkëpunëtor i gjermanëve dhe burgosjen nga sistemi komunist i Shqipërisë si armik i shtetit.

Historia e Nuri Zanes është vetëm një copëz e historisë tragjike të shqiptarëve të Çamërisë, të cilët prej dhjetëra vitesh duruan mbi kurrizin e tyre vuajtjet, masakrimet, burgosjet si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri.

Nuri Zane, 1978

Historia tragjike e shqiptarëve të Çamërisë lidhet ngushtë me historinë tragjike të hebrenjve të Epirit, të cilët këto dy komunitete tashmë u janë sekuestruar nga shtetit grek pasuritë, nuk u njihet e drejta e rikthimit të shtetësisë së tyre greke. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Greqia doli e fituar, sepse bëri spastrimet etnike duke përzënë me dhunë minoritetet shqiptare, hebre, bullgare dhe sllave.

Nuri Zane, Moisiu

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Trump i kërkon falje Serbisë për bombardimin e Jugosllavisë

Kandidati Republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar falje për vendimin e vendit të tij që të bombardojë Serbinë gjatë mandatit të...

Debati Biden-Trump/ Sipas sondazhit të CNN fitoi Joe Biden. Po ku gaboi Biden? (film)

Sipas një sondazhi të shpejtë të rrjetit CNN, Joe Biden e ka fituar debatin ndaj Donald Trump me rezultatin 53 % kundër 39...

Rrahje të forta zemre dhe temperaturë/ Rëndohet gjendja shëndetësore e grevisteve në Ballsh

Gjendja shëndetësore e grevisteve në uzinën e Ballshit është përkeqësuar. Njëra ka kërkuar ndihmën e mjekëve, ndaj ka mbërritur me urgjencë stafi mjekësor që...

Publikohet dokumenti/ Zbardhet vlera e makinës BMW, Lleshaj harxhoi plot 100 milionë lekë

Përfundimisht zbardhet vlera e makinës BMW e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Sipas dokumentit që është paraqitur në gjykatë, një letër e kompanisë BMW...

Drane Jakja, nëna që sfidoi komunistët me kufomën e të birit

Si e zhvarrosi djalin 2-vjeçar për të mos e lënë në kampin e Tepelenës. Historia rrënqethëse e gruas që kaloi gjashtë regjime. Nga Luljeta Progni Drane...