Çamët, jo si grekët, luftuan pushtuesin

Duhet të lëçisni

Situata pandemike, Komiteti Teknik i Ekspertëve rishikon masat

Komiteti Teknik i Ekspertëve këtë të hënë ka njoftuar se do të bëjë publike masat e reja anti Covid që ka ndërmarrë për shkak...

Mjeku apel kolegëve: A duhet ndryshuar protokolli në spitale për familjarët e personave me aftësi ndryshe?

Mjeku Odri Qejvani nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë apel duke ju drejtuar kolegëve të tij në lidhje me rastin e një pacienteje 17 vjeçare...

COVID-19 i merr jetën skenaristit dhe regjisorit të mirënjohur Kujtim Gjonaj

Regjisori dhe skenaristi i mirënjohur Kujtim Gjonaj është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 74 vjeçare. Karriera e tij e pasur si regjisor...

Tragjedi në Mesdhe/ 20 migrantë të zhdukur, 100 të shpëtuar

Gati 100 migrantë në rrugën e tyre për në Evropë u shpëtuan sot në brigjet e Libisë, ndërsa njëzet u zhdukën në Mesdhe. Migrantët, kryesisht...

Nga Arben Llalla

Shumica dërrmuese e popullsisë shqiptare në Çamëri përkrahu forcat e majta të rreshtuara në ushtrinë partizane EAM-ELAS. Kjo përkrahje lidhej edhe me faktin se shqiptarët në Çamëri i urrenin forcat politike të djathta, të cilat ndër vite ushqenin ekstremizmin nacionalist grek kundër minoriteteve, por edhe me faktin se shqiptarët në Shqipëri luftonin kundër pushtuesve si ushtri çlirimtare e partizane.

Shumë djem të Çamërisë si Muharrem Demi, Petrit Musa Demi, Dervish Dojaka, Mustafa Dauti, Qamil Izeti, Ismail Hamiti, Niazi Demi, u inkuadruan që në fillim në batalionet mikse.

2

Petrit Musa Demi me rreth të kuq. Partizani me shigjetë mban qeleshe çame në kokë. Nga e majta Takis Theologis, Panajotis Micis, Kosta Sternaras më tej tre shqiptarë të Çamërisë

Më 2 shkurt, (1943), në kuadrin e FNÇL u formua në Konispol çeta, domethënë një grup i vogël i rezistencës e cila mori emrin “Çamëria”, me fushë veprimi kryesisht në zonat e Jugut të Shqipërisë dhe të vijës kufitare, çetë e cila mbante njëkohësisht kontakte dhe bashkëpunonte me forcat e ELAS-it. Në muajin mars 1943 çeta “Çamëria” dhe një prej grupeve të rezistencës të ELAS-it, ranë dakord për të bashkëpunuar në fushën ushtarake. Paralelisht, anëtarë të këtyre dy grupimeve kaluan nëpër fshatrat e zonës së Theollogos në Epirin e Veriut dhe organizuan një takim të përfaqësuesve të fshatrave të zonës së Filatit, ku u folën për qëllimet e përbashkëta të luftës si dhe për t’u rreshtuar së bashku në luftën kundër pushtuesve.

Një grup partizanësh të ELAS-it, në mars 1943, i përbërë nga çamë dhe grekë, Petrit Demi, Taqis Theologjis, Panajotis Micis, Kostas Sternaras të ELAS, u takuan në fshatrat e Jugut të Shqipërisë me partizanët Janis Kondis, Vangjel Pulis dhe dy të tjerë. Këtë të dhënë e ka paraqitur mësuesi minoritar grek, Panajotis I. Mici nga Finiqi.

Petrit Musa Demi me uniformë partizane të EAM-ELAS
Petrit Musa Demi me uniformë partizane të EAM-ELAS

Çeta “Çamëria” u zgjerua në batalion në nëntor të vitit 1943. Tashmë grekët dhe shqiptarët e Çamërisë luftonin bashkë kundër pushtuesit gjerman.

Nga popullsia shqiptare e Çamërisë u përfshinë në formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1.000 luftëtarë, pa llogaritur qindra të tjerë që punonin në terren. Vetëm në radhët e ELAS-it dhanë jetën 68 partizanë çamë.

Në 10 janar 1944, me iniciativë të regjimentit të 15-të të ELAS-it dhe me aprovimin e FNÇl shqiptar u formua batalioni miks për krahinën e Çamërisë. Bashkëkomantët të batalionit ishin emëruar fillimisht Muharrem Demi dhe Spiro Shqevi, por më vonë, pas kalimit të batalionit nën komandën ekskluzive të ELAS-it, komandant i tij u emëruar Joannis Sarafis.

Pra, nga burimet e ndryshme del përfundimi se shumica e popullsisë shqiptare në Çamëri ishte rreshtuar përkrah forcave të majta të rezistencës ELAS dhe EAM, duke përkrahur pa rezerva luftën për çlirim nga pushtuesit italian dhe gjerman. Greqia duke u udhëhequr nga qeveritë kuislinge Çolakoglu, Logothetopulos dhe Rrallis kishte krijuar një farë kaosi saqë atë periudhë kishte disa qeveri paralele greke dhe forca të ndryshme të rezistencës, të cilat disa herë u përplasën me njeri-tjetrin duke harruar luftën kombëtare për çlirimin e Greqisë. Në këtë çoroditje të politikës së Greqisë së atyre viteve 1941-1944 nuk ra popullsia shqiptare në Çamëri, e cila nuk bashkëpunoi me gjermanët nga frika apo kundrejt ndonjë pagese për të mbijetuar krizave ekonomike të urisë që kishte Greqia atë periudhë.

Çamë partizanë, batalioni "Çamëria"
Çamë partizanë, batalioni “Çamëria”

Masakrat në Çamëri nga EDES

Pas pushtimit fazë-fazë të Epirit të Jugut, Çamërisë nga grekët që në vitet 1880 dhe deri në fillim të vitit 1913, kur u mor Janina shqiptarët kanë qenë nën presionin shtetëror grek për të braktisur trojet e tyre. Ashtu siç e kemi thënë më lartë ndër vite, Greqia me dhunë largoi mijëra familje shqiptare nga Çamëria për në Turqi, Shqipëri dhe gjetkë duke mos u kthyer më kurrë. Por genocidi më i egër dhe fatal ishte ai i viteve 1944-1945 ku forcat ushtarake të EDES të udhëhequr nga klerikë ortodoksë grekë kryen masakrat çnjerëzore mbi popullsinë e pambrojtur çame.

Ishte e martë, 27 qershor 1944, ku rreth 2.500 trupa ushtarake të EDES të udhëhequr nga Napoleon Zerva dhe të shoqëruar nga Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, i cili kishte veshur rrobat ushtarake të EDES, hynë qetësisht në qytetin e Paramithisë. Asnjë kundërshtim me armë nga ana e popullsisë shqiptare, Mitropoliti Dhorotheos nis bisedat me krerët shqiptarë, me Myftiun Sali Hafizi duke ju premtuar se asnjë e keqe nuk do t’ju ndodhë.

Pas dreke nis masakrimi kudo, në çdo vend që gjenin çamët. Masakrimet janë bërë nëpër shtëpi brenda gra dhe fëmijë. Burrat janë vrarë mizorisht nëpër rrugë dhe hedhur nëpër hendekët e kullimit. Numri i të vrarëve gjithsej 165. Në Qarkun e Paramithisë në katundet e quajtura Gardiq, Dragoni, Amini e Karkunar një ditë më pas u masakruan 600 punëtorë dhe bujqë, 150 plaka, gra dhe vajza.

Më 28 gusht 1944, në Pargë bandat e Zervës vranë 49 burra dhe 8 gra. Më 14 shtator autoritetet ushtarake zerviste në Filat grumbulluan gjithë burrat e mbetur në qytet, shumica e të cilëve ishin pleq dhe pas një “gjyqi” formal i dënuan të gjithë me vdekje, Shpëtuan vetëm shtatë vetë. Pas tri-katër ditësh u pushkatuan 51 veta të tjerë afër spitalit të Filatit dhe te Përroi i Shejlës. Kështu numri i të vrarëve dhe i të humburve në qytetin e Filatit arrinte në 259 vetë.

Në Filat, gjatë periudhës qershor 1944 – mars 1945, u masakruan dhe u vranë 1.286 persona, në Gumenicë u vranë 192, në Margëlliç e Pargë 626 persona e kështu me radhë. U shkatërruan 68 fshatra, u dogjën dhe u rrënuan 5.800 shtëpi, u shkatërruan të gjitha objektet e kultit si dhe u grabitën pasuritë, pronat e objekteve të kultit.

Sipas një liste ku qenë regjistruar emrat e të vrarëve dhe vendit të tyre të origjinës kemi të bëjmë me 1200 viktima civile të identifikuar për periudhën 1944-1945.

Përfundimi i genocidit grek kundër popullsisë shqiptare në Çamëri ishte tragjik. Pothuajse e gjithë krahina u spastrua nga etniteti shqiptar që i përkiste besimit jo orthodoks. Në fshatrat ku banonin shqiptarët u vendosën refugjatë grekë të ardhur nga Azia e Vogël dhe grekë të ardhur nga pjesët e tjera të Greqisë. Shumë fshatrave ju ndërruan emrat, u ndërruan toponimet e shumë vendeve për të zhdukur çdo gjurmë shqiptare në Epirin e Jugut.

Nga një popullsi prej 35.000 vetash, që ishte paraluftës, mbetën vetëm disa dhjetëra familje. Të vrarët dhe të humburit arrijnë shifrën 2300 vetë. Të vdekurit gjatë emigracionit për mungesë ushqimesh dhe nga sëmundjet e ndryshme 2400 vet.

Nga të dhënat e botuara kohëve të fundit del se sipas qyteteve janë masakruar në genocidin grek ndaj popullsisë çame 2.877 shqiptarë. Në Filat dhe rrethinë numri i të masakruarve është 1.286, Gumenica me rrethinë, 292, Paramithia me rrethinë, 673, në Margëllëç dhe Pargë, 626.

Përveç pjesëmarrësve ushtarakë që kishin shërbyer në qeverisjen fashiste të Metaksait në masakrat kundër çamëve, morën pjesë priftërinj si Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, prifti Serafeim, i ardhur nga Athina me porosi të kryepeshkopit të Greqisë, Damaskino. Serafeimi do të bëhej më tej Mitropolit i Janinës dhe më vonë kryepeshkop i Greqisë. Vëllai i Napoleon Zervës, Aleko Zerva i cili ishte prift.

Kapiteni Kristos Stavropulos në rolin e gjykatësit të ushtrisë EDES nënshkroi ekzekutimet pa gjyq të qindra shqiptarëve në genocidin e viteve 1944-1945 në Çamëri. Në vitin 1953 ushtaraku Kristos Stavropulos u zgjodh kryetar i Gjykatës së Lartë të Greqisë.

Plani për genocidin e viteve 1944-1945 nga EDES, nuk lindi aty për aty, ai plan për përzënien e shqiptarëve nga Çamëria me masakra, përdhunime, grabitje ishte planifikuar shumë vite më parë që kur grekët pushtuan Epirin e Jugut më 1912-1913.

Në qeverisjen e Metaksait ishin vrarë 2.300 dhe të vdekur në tortura 450. Një shifër e përafërt me masakrat që kryen disa vite më vonë Napoleon Zerva dhe ushtarakët e Metaksait të grupuar në EDES.

Shteti grek sekuestroi shtëpitë dhe tokat pa të drejtë me ligje dhe gjyqe të montuara, mijëra bagëti u vodhën, ngordhën dhe u dëmtuan. Por, tragjedia çame nuk do të përfundonte me largimin nga Greqia dhe ardhjen në Shqipëri. Shqiptarët nga Çamëria u persekutuan nga pushteti komunist, trajtoheshin me përbuzje si qytetar të dorës së dytë. Shumica e tyre u vendosën në periferitë e qyteteve nëpër baraka dhe jetonin si në geto. Ky ishte një persekutim edhe më i dhimbshëm, kur mendon se ata keqtrajtoheshin nga shtetin amë, nga shteti për të cilin kishin sakrifikuar gjithçka për mbijetesën e tij.

I gjithë aparati shtetëror i Greqisë pas vitit 1945 u vunë në lëvizje për ngritjen e historive të gënjeshtrës për bashkëpunimin e popullsisë çame me gjermanët, për të mbuluar masakrat dhe genocidin e kishës greke pjesëmarrës të trupave ushtarake të EDES.

Roli i klerikëve të Kishës Autoqefale të Greqisë në masakrat kundër popullsisë shqiptare në Çamëri ka qenë i rëndësishëm. Kjo del qartë edhe në letrën-kërkesat e Mitropolitit të Paramithisë, Dhorotheos dërguar më 18.05.1944, Këshillit të drejtuar nga Mazar Dinos.

Nuk pajtohem me atë pjesë të historianëve që shkruajnë se në Çamëria ka funksionuar Balli Kombëtar. E quaj lajthitje, mendimet e shprehura të ndonjë historiani shqiptar të sëmurë nga ideologjia komuniste se në Çamëri ka ekzistuar Balli Kombëtar si formacion ushtarak dhe politik. Kjo është një teori e shpikur nga ideologjia komuniste e Shqipërisë. Asnjë autor grek, në asnjë libër të botuar ndër vite nga ish pjesëtarët e EDES të përmendet se në Çamëri ka funksionuar Balli Kombëtar.

* Ky shkrim u botua më 10 maj 2016

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Situata pandemike, Komiteti Teknik i Ekspertëve rishikon masat

Komiteti Teknik i Ekspertëve këtë të hënë ka njoftuar se do të bëjë publike masat e reja anti Covid që ka ndërmarrë për shkak...

Mjeku apel kolegëve: A duhet ndryshuar protokolli në spitale për familjarët e personave me aftësi ndryshe?

Mjeku Odri Qejvani nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë apel duke ju drejtuar kolegëve të tij në lidhje me rastin e një pacienteje 17 vjeçare...

COVID-19 i merr jetën skenaristit dhe regjisorit të mirënjohur Kujtim Gjonaj

Regjisori dhe skenaristi i mirënjohur Kujtim Gjonaj është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 74 vjeçare. Karriera e tij e pasur si regjisor...

Tragjedi në Mesdhe/ 20 migrantë të zhdukur, 100 të shpëtuar

Gati 100 migrantë në rrugën e tyre për në Evropë u shpëtuan sot në brigjet e Libisë, ndërsa njëzet u zhdukën në Mesdhe. Migrantët, kryesisht...

Prioriteti i çështjes Çame/ Idrizi në takim virtual me kryetarin e VATRËS

Kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, z. Ahmet Xhafo zhvilloi një takim virtual me kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet...