Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Çamët e Lali Erit… të padenjë për Çështjen Çame…

Nga 27.al 0

Nga Abedin Rakipi

Një lajm i shpërndarë me bujë nga disa portale të kontrolluara nga qarqe afër Lali Erit na shpaloste me eufori përçarjen e PDIU dhe rrjedhjen e disa elementëve nga PDIU tek PS e Lali Erit dhe e “mikut të ngushtë të Pieter Tiede”, zotit Rama.

Trajta që i ishte dhënë shkrimit të jepte përshtypjen sikur PDIU ishte drejt shkërrmoqjes totale.
E para, kjo nuk është e vërtetë, sepse PDIU ka pasur rezultate tepër pozitive pa Abaz Hadon, Vjollca Brahon apo Arjan Hamitin e Albina Ferko Nanaj, madje këta 2 të fundit nuk i njihte askush përpara aderimit të tyre në PDIU dhe shtysës së fortë që i dha PDIU dhe Shoqata “Çamëria” që të arrinin profesionalisht në postet që ata okupuan pasi kaluan nga “sindikata” e PDIU.

E dyta, personat në fjalë me avullimin e tyre drejt “zgavrave” të Rilindjes dhe veçanërisht me vënien e tyre në shërbim të Lali Erit treguan qartë se interesat materiale apo politike që i lidhin me Lali Erin janë mbi idealet e Çështjes Çame që këta “flamurtarë të zellshëm” trumpetuan për vite me radhë, derisa hanin bukën e PDIU-së dhe mbanin poste që nuk i kishin parë as në ëndërr përpara se PDIU-ja t’ua jepte këtë shans.

Sot, këta “përfitues” duke “diabolizuar” Shpëtim Idrizin për çdo gjë, siguruan “shkakun” e nevojshëm për të dalë të “palagur” nga situata dhe vazhduan rrugën e tyre të skalitur duke çuar ujë në mullirin e PS-së.
Këta “oportunistë të stërvitur” kanë ndërruar fanellë, sepse “thelat” nuk janë më në anën e PDIU-së, por të Lali Erit…

E Lali Eri, Edvin Rama dhe gjithë neokomunistët e tjerë të PS-së pasi frenuan dhe izoluan maksimalisht Çështjen Çame në 3 vitet e fundit, sot që zgjedhjet vendore po trokasin ne derë u kujtuan të tallen me çamët duke “trumpetuar” me bujë vënien e emrit “Çamëria” një sheshi në Tiranë. Kjo, sepse si çdo herë kanë nevojë për votat e elektoratit çam.

Bile Lali Eri nuk ngurroi që në prani të katër “oportunistëve çamë” të kujtohet që paska një premtim elektoral, i cili ju imponua nga Shoqata “Çamëria” dhe PDIU qysh para fillimit të mandatit që ai duhet ta kishte vënë në zbatim me kohë, bile vite përpara…

Por, Lali Eri dhe katër “ish-musketjerët e PDIU-së” tashmë të konvetuar në katër “fatosa të Rilindjes” e bënë këtë në momentin që ata kanë më shumë nevojë për votat dhe zërin e çamëve, pra pikërisht në vigjiljen e fushatës zgjedhore vendore. Kjo e vërtetë na interpelon fuqishëm edhe na kujton se si çdo herë edhe kësaj radhe, Çështja Çame po përdoret si “mish për top” nga politikanë të paskrupuj dhe “çamë të padenjë”, të cilët në fokusin e tyre nuk kanë aspak Çamërinë dhe zgjidhjen e Çështjes Çame.

Katër oportunistët tanë janë tashmë të ndërgjegjshëm se ata janë më pak se asgjë politikisht pa votat e çamëve. Ata kanë nevojë për votat tona që të ekzistojnë politikisht, që të jenë dikushi, që të marrin frymë politikisht e për t’ia arritur qëllimit padyshim se kishin nevojë që Lali Eri t’i pajiste me “armën” e duhur që do tju mundësonte “vjeljen” e votave të elektoratit çam të Tiranës. E ajo “armë” ishte emërimi i Sheshit “Çamëria”, që katër “musketjerët” tanë ta përdorin gjatë fushatës elektorale si arritje të tyre, megjithëse realisht kërkesa është bërë vite më parë nga PDIU dhe Shoqata “Çamëria”…

Lali Eri u përkujdes që kjo manovër elektorale të mediatizohej si kontribut i vyer i katër oportunistëve çamë duke i falenderuar ata edhe publikisht që dezertuan nga PDIU dhe u integruan në “radhët ëngjëllore” të “demave te kuq”…

Por, Lali Eri harron të përmendë se sa herë ia ka zënë derën këshilltari i PDIU-së Arjan Cukaj në dy vitet e fundit duke i kërkuar atij me ngulmim zbatimin e premtimit që Lali Eri i bëri Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU-së në fillim të mandatit, mandat të cilin pa votat e elektoratit çam të PDIU-së s’do ta kishte marrë kurrë.

Dezertimi i katër oportunistëve çamë në mundësinë e parë që ju dha nga radhët e PDIU-së, parti e cila ka kryefjalë Çështjen Çame, drejt një partie që po bëhet e njohur botërisht si partia, e cila krijoi narkoshtetin e parë në Evropë dhe që Çështjen Çame e ka fshirë totalisht nga agjenda e saj politike tregon qartë se për katër oportunistët tanë “kryefjala” nuk është Çamëria dhe Çështja Çame, por karriera politike personale dhe se PDIU ishte nje urë që ju shërbeu për të arritur qëllimet e tyre.

Ata zgjodhën një parti të padenjë për Çështjen Çame, një parti që historikisht ka grumbulluar rreth vetes njerëzit që e ndiejnë erën e lekut dhe posteve, si ujku erën e gjakut…

Ata u vunë në shërbim të një partie deputetët e të cilës votuan masivisht, dy herë rresht në Kuvend kundër Rezolutës për Çështjen Çame.

Ata u vunë në shërbim të një partie deputetët e të cilës votuan fshirjen e emrit “Çamëria” nga tekstet shkollore…

Ata u vunë në shërbim të një partie që prej disa vitesh izolon Çështjen Çame dhe se përmendi kurrë në negociatat me Greqinë…

Ata braktisën anijen e sigurt të Çështjes Çame me destinacion të qartë, për të integruar detin pa brigje që PS i ofron Çamërisë…

Një patriot çam që “kryefjalë” ka Çamërinë nuk do denjonte kurrë të bëhej pjesë e një maskarade të tillë politiko-elektorale, nuk do guxonte kurrë të nxirrte në ankand Çamërinë për të ngopur epshet politike të Lali Erit, nuk do guxonte kurrë të tradhetonte besimin e votuesëve çamë për një drejtori apo karrige.

Vetëm të padenjët mund të bëjnë sharlatanizma politikë në emër të Çamërisë…

/Abedin Rakipi/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej