Bukëpjekësit, Biserko, Bugajski dhe Batoni – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bukëpjekësit, Biserko, Bugajski dhe Batoni

15:23 | 06/05/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Dy ishin lajmet kryesore të ditës së sotme.

I pari dhe më i bukuri, na bënte me dije që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pranon dështimin e planit të tij për Kosovën. Vuçiq deklaroi: “Plani im për të marrë sa më shumë Kosovë e Metohi përfundimisht ka dështuar, pasi është hequr nga tryeza e bisedimeve”.

Read more

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –

PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –

Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më –

qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare –

Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët. Pra, ideja e ndryshimit të kufinjve të shtetit të Kosovës ka vdekur një herë e përgjithmonë!

“Kosova do ta fitojë pavarësinë e saj në të gjithë territorin” – iu hakërrye Vuçiç të gjithë ultranacionalistëve dhe opozitarëve të tij në Serbi. Nuk deshët ju të merrnim veriun e Kosovës? Atëherë, pajtohuni t’i humbni të gjitha!

Për hir të së vërtetës është hera e parë që Vuçiq, personalisht, e pranon që ideja e ndryshimit të kufinjve është ide e tij.

Shtypi ka supozuar disa herë që plani i Kryeministrit Thaçi për “korrigjim kufinjsh”, de facto, është ide e hershme serbe, por e hedhur së fundmi nga Presidenti Vuçiç. Para vetëm pak ditësh, ishte Kryetarja e Komitetit Serb të Helsinikit, Sonja Biserko që deklaroi:

“Beogradi ka kërkuar gjithmonë partner në Tiranë dhe kohët e fundit e ka gjetur atë tek Kryeministri Rama. Bisedimet për ndarjen e Kosovës kanë nisur para dy vitesh në Nish mes Kryeministrave Vuçiq dhe Rama.”

Aktivistja serbe deklaroi edhe që kjo ide është përkrahur nga figura të caktuara që lobojnë për Serbinë si Wolfgang Petriç, pastaj Tony Blair që dihet për raportet e afërta me Kryeministrin Rama, Aleks Soros etj., etj…

Batonin nuk e përmendi në këtë listë.

Kur lexova analizën e zonjës Biserko m’u kujtua një shkrim mjaft i mirë i analistit të mirënjohur Januzs Bugajski para më pak se një muaji. Ishte pikërisht komenti i Biserkos: “Beogradi ka kërkuar gjithmonë një partner te Tirana zyrtare”  ai që më kujtoi shkrimin e Bugajskit për këtë çështje.

Bugajski e titullonte shkrimin e tij “Kurthi serb për Tiranën”. Thelbi i shkrimit ishte pikërisht ajo që deklaronte Biserko. Pra, eliminimi i klasës politike të Prishtinës në bisedime dhe rritja e peshës së Tiranës. “Për këtë qëllim – thotë Bugajski në analizën e tij – do ushqehet ideja e Shqipërisë së Madhe”.

Të gjithë udhëheqësit serbë nuk kanë dashur të negociojnë me Prishtinën. E kanë bërë këtë vetëm në presionin e SHBA ose BE.

Shkrimi i zotit Bugajski ia vlen të sillet në vëmendje edhe njëherë prandaj linkun e keni më poshtë:

https://www.gazetaexpress.com/kurthi-serb-per-tiranen/

Pra, si konkluzion, ushqyerja e idesë së Shqipërisë së Madhe do të bënte që Shqipëria dhe Kosova të pranonin të humbnin një copë veriu Kosove edhe ashtu të humbur. “Ndërkohë, Serbia, do të krijonte precedentin për t’u bashkuar me serbët e Bosnjës dhe për të rikrijuar Serbinë e Madhe” – thotë Bugajski në analizën e tij.

Me thënë të drejtën këtë idenë e sakrificës së vogël për një gjë të madhe (që po e shpjegonte Bugajski në shkrimin e tij) e kam dëgjuar për herë të parë në një studio televizive nga Baton Haxhiu. Aty, ai po i sulmonte bashkëbiseduesit si injorantë dhe i pyeste “Ani, çka do bëhet si do zgjidhet ky konflikt, a mendoni se do të tërhiqet Serbia, se kështu duam ne a? Moni se nuk është poezi kjo punë!”-  lëshohej Batoni ato kohë.

Dhe pastaj lëshoi perlën “Kur të mbarojë kjo punë do të kuptoni që ky njeri (e kishte fjalën për veten e tij) ka kontribute të jashtëzakonshme”.

Atë ditë më erdhi pak keq për Baton. M’u duk vërtet si një idealist atdhetar që po përpiqet të shpëtojë sa është e mundur nga Atdheu. Pati edhe një si dridhje zëri, kur i tha këto fjalë dhe unë e hëngra… “Bato – thashë me vete – kështu e mendon. Ndoshta është gabim, por është i sinqertë në gabimin e tij”.

Tash që e lexova fillimisht Bugajskin dhe pastaj Biserkon fillova me dyshu pak. M’u kujtua edhe Berisha me teoritë e tij të konspiracionit…

Por, vulën ia vuri Vuçiç!

Pra, teoria e Vuçiç e përkrahur nga Edi Rama, Hashim Thaçi dhe e mbrojtur në opinion nga zoti Baton Haxhiu vdiq. Ky është një lajm i shkëlqyer për të ardhmen e Kosovës.

Lajmi i dytë ishte i keq dhe kishte të bënte me bukëpjekësit shqiptarë në Serbi.

Vetëm pse një shqiptar (që nuk është pronari i dyqanit të bukëve, por vëllai i tij) ka bërë një foto në facebook me simbolin e shqiponjës, qindra serbë të përçudnuar e kishin rrethuar dyqanin dhe kërcënonin.

Ato janë përpëlitjet e një bishe në ngordhje e sipër. Mu duk si akt dorëzimi…

Nuk e di, nëse ka pasur një reagim zyrtar nga shteti shqiptar; Prishtina ose Tirana për këtë çështje, por duhet patjetër të mbrohen.

Në qoftë se Kryeministri Vuçiç nuk bëri bllof me deklaratat e tij të sotme, atëherë të gjithë kundërshtarët e Presidentit Thaçi, Kryeministrit Rama dhe mbështetësit e ndarjes territoriale kanë marrë një fitore të jashtëzakonshme. Dhe këtu shkëlqen më së shumti Kryeministri Haradinaj.

/gazetaexpress.com/

Etiketa: Aleksandër VuçiçBisedimet për ndarjen e Kosovësedi ramaErmal MulosmanikosoveSerbi

Të Lidhura

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –

nga 27
23:34 | 12/01/2026
0

Liverpool nuk has aspak vështirësi në FA Cup, teksa fitoi 4-1 ndaj Barnsley. Szoboszlai dhe Frinpong vendosën ndeshjen në “shinat”...

PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –

PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –

nga 27
23:10 | 12/01/2026
0

Në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit”, Ervin Salianji, mohoi pretendimet e selisë blu se po punon për Ramën, duke...

Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më –

Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më –

nga 27
22:52 | 12/01/2026
0

Shqipëria, në këto 35 vitet e fundit ka pasur edhe momentet e saj kur dalja në rrugë për të protestuar...

qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare –

qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare –

nga 27
22:04 | 12/01/2026
0

Një numër klientësh të Bankës Kombëtare Tregtare janë përballur me një surprizë të pakëndshme, teksa kartat e tyre janë zbrazur...

Para
Liverpuli, humbet dy yjet përpara sfidës me Barcelonën

Liverpuli, humbet dy yjet përpara sfidës me Barcelonën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –

23:34 | 12/01/2026
PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –

PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –

23:10 | 12/01/2026
Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më –

Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më –

22:52 | 12/01/2026
qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare –

qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare –

22:04 | 12/01/2026
Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë –

Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë –

21:52 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –
  • PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –
  • Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më –
  • qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare –
  • Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë –
  • Përplaset me makinat e parkuara dhe përmbyset, aksident i rëndë në Kavajë, plagoset 24-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –
  • PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com