BSH: Reforma në Drejtësi është mbështetje e fortë për rritjen e ekonomisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BSH: Reforma në Drejtësi është mbështetje e fortë për rritjen e ekonomisë

10:37 | 04/03/2017
në Uncategorized
0
Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Gent Sejko, duke folur gjate prezantimit te raportit te Tranzicionit nga Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim, BERZH, ne te cilin theksohet se pabarazia ekonomike ne Shqiperi, eshte thelluar./r/n/r/nGovernor of the Bank of Albania, Gent Sejko, speaking during the presentation of the report of the Transition from the European Bank for Reconstruction and Development, EBRD, which emphasizes that economic inequality in Albania, has deepened.

Banka e Shqipërisë, në një qëndrim të posaçëm për “Monitor” ka pohuar se, Reforma në Drejtësi do të jetë mbështetje e fuqishme për biznesin në treg dhe për rritjen e ekonomisë në përgjithësi…

Reforma në Drejtësi ka qenë argumenti kryesor që ka mbizotëruar debatin politik dhe atë publik në përgjithësi në dy vitet e fundit. Arritja më e spikatur në këtë drejtim vlerësojmë se ka qenë miratimi i paketës në muajin korrik 2016 në mënyrë konsensuale nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.

Ekzistenca e një shteti ligjor është një nga kushtet themelore për sundimin e së drejtës në ekonomi. Në një ekonomi tregu të bazuar tek iniciativa e lirë, lehtësia e hapjes dhe e zhvillimit të një biznesi, garantimi i pronës dhe i respektimit të kontratave, miratimi i një kuadri ligjor bashkëkohor, harmonik dhe gjithëpërfshirës, zbatimi me ndershmëri dhe profesionalizëm iligjeve në realitetin e përditshëm ekonomik dhe social, përmirësimi ligjor nëpërmjet ndryshimeve të përgjegjshme dhe transparente, përbëjnë elemente të rëndësishme me ndikim të lartë në vendimmarrjen e agjentëve ekonomikë, të brendshëm e të jashtëm.
Në kuptimin ekonomik, shkalla e plotësimit të kritereve të mësipërme përfaqëson një pjesë të qenësishme të rrezikut në ekonomi. Një nivel i lartë rreziku gjithnjë rezulton në ineficenca ekonomike, në nivele më të ulëta investimi, në një rritje ekonomike më të ngadaltë, në një punësim më të ulët, dhe në një mirëqenie më të ulët për qytetarët.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Vrojtimet më të fundit të indeksit të Konkurrueshmërisë Globale identifikojnë të drejtat e pronësisë dhe perceptimin mbi pavarësinë e gjyqësorit, si fusha ku Shqipëria është mbrapa standardeve të Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit. Po ashtu, regjistrimi i pronës dhe shkalla e garantimit të zbatimit të kontratave, identifikohen nga vrojtimi i fundit i Të Bërit Biznes (Doing Business) të Bankës së Botërore, si fusha në të cilat Shqipëria është mbrapa standardeve të sipërpërmendur.
Këto janë thelbësore për funksionimin e një ekonomie të lirë dhe për institucione tregu efikase, prandaj Banka e Shqipërisë e shikon këtë Reformë si mbështetje të fuqishme për biznesin në treg dhe për rritjen e ekonomisë në përgjithësi.

Ndërkohë nga një këndvështrim më specifik, reforma e gjyqësorit është shumë e dobishme për sistemin bankar dhe stabilitetin e tij. Siç është e ditur, niveli i kredive me probleme në vlerat aktuale, ndërmjet të tjerash është ndikuar negativisht edhe nga boshllëqe ligjore, ashtu si dhe nga elemente që kanë të bëjnë me shqyrtimin gjyqësor dhe ekzekutimin e tyre. Vazhdimisht janë bërë ndërhyrje ligjore dhe nënligjore të cilat kanë ndikuar pozitivisht në këtë drejtim. Megjithatë na duhet të themi se përsëri hasen praktika që në një mënyrë ose në një tjetër pengojnë ushtrimin e disa prej elementeve që përmendëm më sipër, veçanërisht në respektimin e detyrimeve kontraktuale në marrëdhëniet e huadhënies mes sistemit bankar dhe agjentëve të tjerë ekonomikë.

Banka e Shqipërisë shpreson se zbatimi i reformës në drejtësi do të krijojë shanset e vërteta për të materializuar në mënyrë të suksesshme planin e përbashkët të ndërveprimit për uljen e kredive të këqija. Jemi të bindur se, zgjidhja efikase e këtyre problemeve do të çojë në mënyrë të pashmangshme në rritjen e kreditimit të ekonomisë, rritjen në këtë mënyrë të investimeve të brendshme dhe të huaja e për rrjedhim, në vetë gjallërimin e ekonomisë. Nga ana tjetër, kjo do të çojë në një rritje të shkallës së besimit nga ana e të gjithë agjentëve ekonomikë e financiarë (vendas dhe të huaj qofshin), në raport me shtetin, ligjvënien dhe zbatimin e ligjeve. Në analizë të fundit kjo të thotë përmirësim i imazhit, rritje në klasifikimet e rëndësishme ndërkombëtare, numër i shtuar investitorësh të huaj, investime dhe kthim i garantuar, zgjerim dhe thellim i vërtetë i tregut financiar, prosperitet dhe konvergim më i shpejtë me standardet europiane.

Kredia

Megjithatë na duhet të themi se përsëri hasen praktika që në një mënyrë ose në një tjetër pengojnë ushtrimin e disa prej elementeve që përmendëm më sipër, veçanërisht në respektimin e detyrimeve kontraktuale në marrëdhëniet e huadhënies mes sistemit bankar dhe agjentëve të tjerë ekonomikë.

Efektet në ekonomi

Zbatimi i reformës në drejtësi do të krijojë shanset e vërteta për të materializuar në mënyrë të suksesshme planin e përbashkët të ndërveprimit për uljen e kredive të këqija. Jemi të bindur se, zgjidhja efikase e këtyre problemeve do të çojë në mënyrë të pashmangshme në rritjen e kreditimit të ekonomisë, rritjen në këtë mënyrë të investimeve të brendshme dhe të huaja e për rrjedhim, në vetë gjallërimin e ekonomisë

Etiketa: Banka e Shqiperiseekonomiamonitorreforma ne drejtesi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
BDI-ja në Qeveri me LSDM-në: Reflektojmë vullnetin e shqiptarëve

BDI-ja në Qeveri me LSDM-në: Reflektojmë vullnetin e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com