Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Bruno Shllaku: Rama më emocionon shumë. Ja si i përgjigjem Enkel Demit

Nga Media 0

Çfarë ndodh zoti Shllaku që ju keni këtë afeksion për zotin Rama?

Nëse i referohem Frojdit, nëse njeriu nuk ka pathos, ose nuanca të fshehta, atëherë është qenie e rëndomtë. Rama mua më emocionon shumë, e them vërtetësisht ndjehem i privilegjuar që është kryetari im. Ka oratori. Unë i admiroj njerëzit që dinë të flasin, kemi jashtëzakonisht pak të tillë.

Ma bëtë mishin kokrra-kokrra zoti Shllaku. Çfarë ka ndodhur?

Ç’mund të ndodhte, nuk më kanë falur ndonjë pallat 50 katësh. Absolutisht jo.

E keni njohur Ramën më parë?

E kam njohur si basketbollsit, si artist.

Cilat janë cilësitë më të mira të tij?

Edi është burrë.

Si e keni provuar burrërinë e tij?

Burrërinë e Edit e kam provuar në disa raste nga fusha e basketbollit. Shumë burrë! Një burrë në sheshet dhe pavionet ku je përballë njerëzve ku nuk dinë se ç’flasin. Aty tregohet burrëria shpeshherë edhe me heshtje. Në mënyrë burrërore ai i ka kaluar sikur të mos ishin.

Po ka një të vërtetë si kryeministër. Punët nuk po shkojnë dhe aq mirë. Ekonomia është në rënie.

Ekonomia është në rritje.

Këtë unë po e dëgjoj vetëm nga ju dhe ministri Arben Ahmetaj…

Me këto refroma që ka bërë Edi Rama do kishim pasoja. Por, këto reforma me apo pa narkozë ishin dhe janë të domosdoshme. Edi Rama është një reformator i jashëtzakonshëm.

Ma bëre mishin përsëri kokrra-kokrra. Ne këtu në Tiranë nuk mendojmë kështu. Nuk e di si ju duket ai andej nga Shkodra?

Nga Shkodra dhe tërë Shqipëria, Edi Rama është kryeministri më i mirë që ka patur Shqipëria.

Meqënëse po flisni si artist, për një artist që është kryeministër po ju them diçka: Nga 33 kryeministra që ka shteti shqiptar, Fan Noli dhe Edi Rama rezultojnë të jenë me profesion artist. Si kryeministër Noli dështoi me sukses. A ke merak që fatin e artistit Fan Noli mund ta ndjekë edhe Edi Rama?

Nuk duhet të ngatërrojmë epokat. Nuk krahasohen legjonët e Romës me marinsat amerikanë. Në kohën e Nolit ishin kushte jashtëzakonisht të errëta, jo bardhezi, por errësirë plus errësirë.

A gjen krahasim mes Ramës dhe Nolit? Noli përkthente në zyrë, Rama bën piktura.

Është njësoj sikur të gjykoj profesorin tim të ndjerë, Kadri Roshi se fatin e kujt do të kishte po të mos gjuante peshk.

Ndërsa në historiografinë e politkanëve shqiptarë, Rama ka një kënd të veçantë atë të novatorit, në gjithçka në parti, në Shqipëri. Ai e bëri Tiranën për të jetuar njerëzit.

Nga se ndryshon Edi Rama nga Sali Berisha?

Absolutisht nuk ka asnjë ndryshim nga Sali Berisha. Berisha ka një figurë totalsiht të vetën, Edi Rama është një figurë tjetër.

A e vlerësoni Berishën?

Nëse nuk e vlerësoj i bie të mos jem shqiptar. E vlerësoj deri aty ku meriton të vlerësohet.

Unë i përkas asaj familje që ka qenë e persekutuar. Kur erdhi Partia Socialiste në pushtet filluan të marrin dëmshpërblimet.

4

A i keni marrë ju dëmshpërblimet si i përndjekur?

Po i kam marrë dhe po marrim edhe të tjera. Tani nga bashkëshortja ime. Vetëm me këtë qeveri të përndjekurit po dëmshpërblehen sipas asaj që është premtuar. 

Keni treguar një histori me babain e ministrit të Jashtëm, Sul Bushatin kur ka qenë sekretari i Parë dhe ai ju ka dhënë të drejtë, kur dikush ka thënë se e lë teserën e partisë, nëse ju vazhdoni  të kishit role?

Bëhej fjalë që unë të mos afrohesha fare fizikisht në Teatër. Unë të gjitha rolet i kam për shkak të kësaj historie me Sul Bushatin. Ajo ka qenë historia më rrënqethëse e jetës sime. Të jeni të bindur që Sul Bushati ka një galeri të tërë që ju ka bërë ndere njerëzve, ai e meriton atë mbiemër të madh. Unë do t’i jem mirënjohjës Sul Bushatit deri në vdekje. Ai kurrë mos u bëftë, por nëse do të ketë nevojë për grupin e gjakut tim unë do t’i jap edhe gjakun tim. Ai njeri më ka vënë në piedestalin e Teatrit Migjeni. Është nder që unë edhe sot e kësaj dite eci me emrin e Teatrit Migjeni.

Si ishte kongresi i PS, se ju keni thyer disa rekorde? Anëtar vetëm 24 orë dhe u bëtë delegat…

Kongresi ishte i jashtëzakonshëm. Partia Socialiste është partia më e mirë në historinë e Shqipërisë.

Si iu duk fjala e zotit Ruçit në Kongresin e Partisë Socialiste?

Nuk dua ta komentoj atë si njeri, por do ta përmbyll që është një politikan i mirëformatuar ai është sfinks i Partisë Socialiste.

A do ta kishe thënë këtë, kur ai ishte ministër i Brendshëm pas ngjarjeve të 2 prillit 1991?

Po ta them sërish, ai ka ardhur në Shkodër, ka kërkuar të falur në shumë vende dhe e ka sqaruar pozicionin e vet dhe përderisa nuk ka patur reagime këto që vijnë mbrapa. Atë e akuzuan për shumë gjëra, por asnjë prej tyre nuk rezultoi e saktë. Kjo gjë tashmë është e sqaruar dhe Ruçi nuk ka lidhje me asnjë akuzë nga ato që u bënë atëherë.

Si e komentoni shkrimin e gazetarit Enkel Demi këtë të hënë?

E mira e të mirës është që kur shkruhet për familjet duhet të vijnë të pyesin nëse njerëzit janë gjallë dhe nëse të mungon ndonjë monografi e familjes sonë e vëmë në dispozicion për ta lexuar e më pas të fillojnë të shkruajnë. Nuk mundemi ne që veprimtarinë e babait tim, qysh në 1948 kur hapet Teatri i parë, gjysmë profesionist, Teatrin e Sindikatave e hapi Lec Shllaku, Partia e Punës ishte asaj kohe, të cilën me babain tim ishte në armiqësi, por ajo parti nuk i hante asnjë hak të punës së tij. Babai im shihej si një Zot. Ai ishte ai baba që në vitet e hershme para se të caktohej djali i tezes i Stalinit, Horava për të luajtur Skënderbeun, ishte Lec Shllaku që po shkonte për të bërë kinoprovën në Moskë edhe e ulën nga avioni.

6

Babai juaj do luante Skënderbeun?

Po, ai që luan Gjonin.

Po kush e ndaloi?

Partia e asaj kohe.

Nuk keni ndonjë emër konkret?

Po ai ishte Lec Shllaku, vëllai i Gjon Shllakut, se Gjon Shllaku është dënuar me pushkatim pa mbushur 17 vjeç. Ai mban vulën e një trakti, ishte si bejt.

A mund të recitoni ndonjë varg?

O ti djalë, o djalë i ri

Që ty vetja në qejf të ka hi

Hiqi sytë o prej Moskovit

Ashtë turp për ne shqyptarë

Në komunizëm me u rrëkatë

Tuj pas fenë që na e lanë të parët

Iliri e shqyptarit me marre po do me i shti

Mos përmend Lenin, Stalini, Deka vulën e ngjyen në Kremlin

Është pa vend me i trumbetue

Në popull të vet mordja asht’ lëshue

E ashtu natën pa hanë në Shqypni thanë don’ me ardh’

Pashkë Defrom do të mërgojë

Shpirti i mjerëve do të shkretojë

Çoju në kam’ o djem

Ta shpëtojmë këtë Shqypni

Komunizmi tash ka hi me e përpi tokën e të parëve

Kisha e xhami do të rrafshohen

Priftërinjtë në burg do të ngujohen.

Kjo është shkruar në 1946 dhe për këtë u dënua me vdekje, pa mbushur 17 vjeç. Ai është helenisti i fundit i Evropës, përkthyesi i Iliadës. Një njeri, për të cilin Parlamenti grek është çuar në këmbë kur ka mbajtur fjalën.

Nëse do të ishte gjallë çfarë do t’i thoje?

Xhaxhai im ka qenë gjallë dhe i nderuar kur ka përfundu Iliadën dhe Iliada është trumbetuar në të gjithë botën prej ekzekutuesve të jetës së tij.

A ia kanë dhënë nderin që duhej?

Absolutisht po. Ndoshta në atë kohë ishte krizë intelektualësh të vërtetë. Të gjithë ishin të politizuar ndërsa xhaxhai im vinte nga burgjet, por me një punë të mrekullueshme që nuk mund ta bënte kushdo. Xhaxhai im shkruante natën në burg nëpër thasët e çimentove, teksa përkthente Iliadën dhe kur ka dalë i ka bërë një rikostruksion dhe doli ajo që doli Iliada.

Si ju duket qëndrimi i Blushit?

Me gjithë respektin që mund të kem për letërsinë e tij dhe për të personalisht e rithem Partia Socialiste është kjo që është dhe ky lloj debati vetëm në Partinë Socialiste mund të ndodhë. Po të ndodhte diku tjetër kam bindjen që nuk do të kishte pasur këtë zgjidhje.

A ka të drejtë Ben Blushi?

Ben Blushi mund të ketë 1000 të drejta të cilat i di ai, kurse unë kam vetëm një akt, që më fal zoti Blushi, por për mua nuk ke të drejtë, sepse ashtu mund të diskutohet, edhe mund të ecet pa asnjë stacion, kur Edi Rama është humbës, por ai nuk është humbës. Nëse do të jetë humbës edhe unë votën time do t’ja jap atij që është fitues. Nëse Rama është humbës unë s’ja jap votën që të jetë ai si kryetar partie.

Rebelimet vijnë nga Shkodra. Mimoza Hafizi është shumë kritike ndaj kryetarit tuaj…

Partia Socialiste kjo është, nuk ka diktate, nuk ka presione. Anëtari më i thjeshtë nuk qëndron në trysninë e askujt.

Po sikur Mimoza Hafizi në 2017 të mos jetë në listën për zgjedhjen e deputetëve do ta thoni përsëri këtë?

Ky nuk quhet diktat. Me “ndoshta” dhe “po sikur” nuk ecet në politikë. Pse të mos jetë? Mund edhe të jetë. Moza nuk flet kot dhe Edit thënia e saj nuk ka për t’i ikur si një thënie në tym. Mikja ime dhe komshia ime profesorësh, Hafizi gëzon respektin tim.

Marrë nga emisionit “Debati” i Roland Qafokut në Channel One

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej