Brezi im duhet të thotë “E bëmë Shqipërinë si gjithë Europa”(film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Brezi im duhet të thotë “E bëmë Shqipërinë si gjithë Europa”(film)

19:10 | 17/08/2017
në Uncategorized
0

Njeriu , kjo qënie e cila lind, jeton dhe vdes si pjesë e një cikli. Ne nuk zgjedhim as lindjen dhe pothuajse asnjëherë vdekjen .  Gjithsecili  prej nesh ka synime të cilat i përcakton vetë ai gjatë rrugëtimit të tij, të tjerë na  kanë mundësuar të rritemi si fëmijë dhe të edukohemi, dikush mund të ketë  një rini te lumtur, për shkak të prindërve , një rini të vëeshtirë , po për shkak të familjes ,një rini të dëshpëruar për shkak të varfërisë , apo një rini si nëpër përralla , për shkak të pasurisë . Ky është fati i tij që e kanë bërë të tjerët .

“Gjithçka nis kur ti do të bësh fatin tënd dhe në një farë mënyre të mendosh se nuk ke ardhur aksidentalisht në këtë  botë dhe nuk do largohesh prej saj pa lënë gjurmët e tua dhe besoj se njerëzit e fortë e bëjnë vetë fatin e tyre . Shumë nga moshatarët tanë duan të largohen nga ky vend dhe kur ikin larg këtij vendi , ata e ndryshojnë modelin e tyre”, shprehet një i ri që jeton në Shqipëri.

Këtu ata stresohen përse nuk kanë mundësi të kenë “jetën e bukur” , atje qetësohen dhe zbulojnë bukurinë te puna dhe vetvetja . Ata shkojnë e punojnë në punë të vështira , në punë të vërteta dhe bëhen aty profesionistë apo zbulojnë talentin e tyre. Kjo do të thotë se ata vlejnë. Kjo do të thotë se jashtë Shqipërise ajo që i ndryshon është shoqëria e atjeshme e cila u ofron si model suksesi punën .

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

“Në një vend si Shqipëria shumë gjëra mungojnë. Për rininë e sotme mungon një shoqëri  e cila orienton atë drejt vlerave të qëndrueshme . Modelet që prodhojnë trendin në Shqipëri janë ato të jetës së “bllokut”, kafeneve apo pushimeve luksoze .Këto modele çojnë më pas në pakënaqësi , nxisin egon njerëzore dhe çojnë në aventura të frikshme që mund të kushtojnë edhe jetën. Ky është investimi më i keq që shoqëria shqiptare ka bërë për rininë e sotme. Të rinjë që punojnë quhen fatkeq dhe të paaftë , ata që shpenzojnë të ardhurat e prindërve quhen fatlumë dhe të aftë”, shton djaloshi.

“Ne përpiqemi ta ndreqim vendin tonë duke u bërë ndryshimi që ne duam , duke përçuar më shumë shpresë aty ku nuk ka , kurajo aty ku ka nevojë, ambicie aty ku mungon , dashuri aty ku dominon mllefi. Mund t’iu duket një vetëbesim mjaft i madh , po për mua jo”, shprehet me bindje një vajzw shqiptare.

“Ti mund të kesh lindur në Tiranë , ke një shtëpi dhe e ke më të lehtë se dikush që ka lindur në Kukës apo Përmet  dhe që do të startojë me ty. Por kjo nuk është një diferencë , që të bën më të aftë. Ne duam të jemi një model që na jep shpresë , modelin e të riut që ia del të jetojë këtu mes vështirësive me punën e tij dhe të ndihet i plotësuar me atë çka ai di të bëjë”, thekson i riu.

Dua që kur të rritem të shoh njerëz që punojnë , shkollohen në këtë vend me dëshirë dhe ego , pasion për ta bërë vendin e tyre më të mirë. Vendin ku mësuesi të jetë shembulli i të rinjve , polici të jetë mbështetja dhe siguria për ne dhe mjeku, shpëtimtari ynë.

“Unë dua që idhulli im të jetë një mike, një shoqe e cila nis një punë të sajën e shoqëria i hap rrugën pa e fyer, pa e diskriminuar e pa vënë stërkëmbësha. Dua që në fund të ditës të pi diçka me miqtë e mi, në vendin tonë, sepse ne u munduam, sakrifikuam dhe arritëm të bëjmë këtë vend . Duam vetëm shansin të provojmë se ne mund të punojmë në këtë vend”, thotë vajza.

“Shumë nga ne nuk shpresojnë , nuk duan ta besojnë , por unë e shumë të rinj besojmë, se ne duhet, mundemi dhe do ta bëjmë Shqipërinë, këtë vend ku më pas  nuk do ta mohojmë dhe nuk do humbasim krenarinë që i përkasim këtij vendi , do luftojmë që këtë Shqipëri ta bëjmë vetë ne.

Kur brezi para nesh ka thirrur 25 vjet më parë “e duam Shqipërine si gjithë Europa”, brezi im duhet të thotë “e bëmë Shqipërinë si gjithë Europa”.

Shqipërinë mund ta ndryshojmë duke pasur mundësinë të bëjmë garë me njëri-tjetrin për vlerat tona, të jemi të lirë të zgjedhim ata që duam të na qeverisin, të themi lirshëm ato që kemi për të thënë dhe të fillojmë të bëjmë vetveten.

Ne nuk mund të bëhemi si perëndimi pa u bërë si perëndimorët në sjelljen tonë , në punën tonë dhe në vendimet që marrim për veten dhe shoqërinë.

T’ia nisim nga vetja për të sjellë Perëndimin dhe jo për t’u arratisur drejt Perëndimit sepse nëse ne të rinjtë përbëjmë 30% të popullsisë sonë, ne jemi 100% e ardhmja e vendit tonë”, shprehen të rinjtë.

/rrathë/

Etiketa: ambicieemigrimEuropakarrierëshqiptaretë huajtë rinjtë

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Foto të rralla/ Ana tjetër e komunizmit shqiptar

Foto të rralla/ Ana tjetër e komunizmit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com