Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Bomba” nga Spanja, Ronaldo do të largohet nga Juventusi

Nga Klodiana 0

Kristiano Ronaldo edhe pse në moshën 34-vjeçare, ka përsëri dëshirën për të pasur sukses dhe për të fituar gjithçka.

Portugezi ka hyrë në sezonin e dytë me Juventusin, me të cilët shpreson të fitojë Ligën e Kampionëve, e cila është një dëshirë e madhe në kampin bardhezi.

“Zonja e Vjetër”, këtë sezon ka krijuar një skuadër më të fortë se ajo e vitit të kaluar dhe duken të bindur, se së bashku me Ronaldon dhe pjesën tjetër, do t’ia arrijnë qëllimit të fitojnë Championsin.

Megjithatë një lajm shumë i keq për tifozët bardhezi vjen nga Spanja, teksa thuhet se Ronaldo mund të largohet nga italianët. Sipas asaj që shkruan “Diario Gol”, ylli portugez i ka thënë drejtuesve të Junajtid se dëshiron të kthehet në “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq”, duan të rikthehen përsëri të jenë konkurrues dhe një rikthim i Ronaldos në skuadrën ku u bë i njohur, do ta bënte të mundur këtë. Thuhet se 34-vjeçari do të largohet në fund të sezonit nga Juventusi, pasi dëshiron të rikthehet te Junajtid.

/panoramasport

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej