• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bogdani: Unë jam për listat e hapura në zgjedhje

09:31 | 02/02/2016
në Uncategorized
0

Deputeti demokrat Gert Bogdani në Shih Programin sqaron se përse ndryshoi qëndrimi i PD-së brenda pak orësh në lidhje me “çështjen Ksera”

Gert Bogdani, kur u votua për herë të parë si deputet, doli nga një lloj votimi i drejtpërdrejtë, pak a shumë si listat e hapura të propozuar së fundmi nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Kjo është arsyeja që tani ai mbështet idenë e listave të hapura dhe uron që selia blu të vendosë që të pranojë propozimin e bërë së fundmi publikisht nga Meta. Në një intervistë për Shih Programin, Bogdani pohon se për propozimin e ish-aleatit të demokratëve nuk ka ende një qëndrim zyrtar, megjithse sipas tij, për këtë propozim është diskutuar shumë edhe brenda PD-së. Për mungesën e reagimit të fortë opozitar gjatë janarit, ashtu siç edhe kishte premtuar kryedemokrati Basha, Gert Bogdani e ka një justifikim jo të parëndësishëm.

Lexo edhe

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

Reforma në drejtësi dhe dëshira e opozitës për t’ia bërë jetën “purgator” e jo “ferr” mazhorancës, duket se ka mbajtur opozitën “nën frena”, për të mos dalë në rrugë në protesta apo arrestime popullore, siç deklaroi publikisht Basha në fund të vitit të kaluar. Sidoqoftë Bogdani thotë se janë kthyer në kuaj beteje akuzat e përditëshme ndaj ministrave të qeverisë Rama-Meta. Selia blu, nuk ndalon vetëm tek akuzat ndaj Tahirit, Beqajt apo Ahmetajt, por tashmë listës i janë shtuar dhe akuzat me koncensionet e shumëpërfolura se janë dhënë, apo se mund të jepen, tek gjendja e rënduar ekonomike, tek rritja e numrit te azilkërkuesve, apo dhe e shqiptarëve që të ardhmen e shikojnë vetëm mijëra kilometra larg atdheut. Ai thotë se PD-ja do të vijë në pushtet vetëm kur të jetë e fortë vetë dhe forcë frymëzuese për popullin. Ndërsa për ata kritizerë publikë të Bashës brenda partisë, të cilët e cilësojnë atë si një lider jofrymëzues,  ai thotë se ata vetë kanë kohë që nuk frymëzojnë.

Lidhur me një fushatë takimesh që po zhvillon kryesisht gjatë fundjavave sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Grida Duma, deputeti Bogdani deklaron se ajo nuk është pjesë e një fushate të Dumës brenda Partisë Demokratike.  Ish-drejtuesi i FRPD, deklaroi se ai nuk ka informacion nëse ka apo do të ketë një fushatë të mundshme per të zgjedhur drejtuese të forumit të gruas demokrate, kur u pyet se mos ishte ky qëllimi i fushatës së saj të brendshme.

Ndërsa deklaratat e ndryshme në  thelb të Ristanit dhe Berishës lidhur me çështjen Ksera, deputeti i kryeqytetit, nuk i shikon si një ndryshim kursi, por si plotësuese të njëra-tjetrës. Ai justifikon selinë blu, se mëngjesin e së shtunës bëri një deklaratë “pa ngjyrë”, ku iu dha mbështetje luftës kundër korrupsionit, ndoshta dhe për shkak të mungesës së informacionit që më pas u bë publik nga avokati mbrojtës i ish-ministrit Ksera, që ai nuk ishte marrë kurrë në pyetje në lidhje me kallëzimin ndaj tij.

Bogdani nuk e mohoi, informacionin e publikuar nga 27.al se pas deklaratës së ish-kryetarit Berisha ka patur dhe një mbledhje të thirrur nga kreu aktual i PD-së me kryesinë e grupit parlamentar ku është kërkuar unifikimi i qëndrimit me Berishën në lidhje me cilësimin e arrestimit të ish-ministrit minoritar demokrat, si një arrestim politik.

Ndër shqetësimet e ngritura gjatë intervistës nga deputeti Gerti Bogdani ishte dhe fakti i mosnxjerrjes nga sirtarët të draftit të ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas ligjvënësit demokrat, tashmë ky draft i hartuar nën syrin e amerikanëve nuk i leverdis më shefit të ekzekutvit dhe njerëzve të tij, ndaj “fle derisa t’i vijë veza për të dalë” nëpër sirtarë.

Etiketa: Gerti BogdaniGrida Dumalistate hapuraLSILulzim BashaPDPSSpiro Ksera

Të Lidhura

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

nga 27
22:52 | 03/06/2023
0

Kjo është Alma Beqiraj, 46-vjeçarja e cila u arrestua sot në Korçë, pasi nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shumën prej 3...

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

nga 27
22:48 | 03/06/2023
0

Pas thyerjes së 23 rekordeve, shumë po pyesin nëse Nevera më në fund do të vizitojë një nga pistat më...

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

nga 27
22:44 | 03/06/2023
0

Një aksident ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë. Mësohet se një automjet tip Benz u përplas me një mjet...

Mjeti bie nga ura në lumë, humb jetën një person në Korçë

Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –

nga 27
22:36 | 03/06/2023
0

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e mbrëmjes së sotme në Rrugën e Kombit, pranë në karburanti në...

Para
“Kërkoj punë!” I riu “vë në siklet” Ramën në Tropojë: Ke portalin….

Rama: Ska garë për kryetar në PS, kemi fituar dy palë zgjedhje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

22:52 | 03/06/2023
A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

22:48 | 03/06/2023
Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

22:44 | 03/06/2023
Mjeti bie nga ura në lumë, humb jetën një person në Korçë

Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –

22:36 | 03/06/2023
Bie nga skela e pallatit, humb jetën punëtori në Kune

Ndërron jetë turistja polake te Mali i Robit, ja arsyeja –

22:26 | 03/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –
  • A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –
  • Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja
  • Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –
  • Ndërron jetë turistja polake te Mali i Robit, ja arsyeja –
  • E tmerrshme, djali mbyt nënën në Përmet –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –
  • A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com