Blushi dhe Patozi, dy politikanët që u kthyen në editorialistë

Duhet të lëçisni

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Ndërron jetë 10 minuta pasi bëri dozën e dytë të Pfizer 56-vjeçarja në Greqi

Një 56-vjeçare në Greqi ka vdekur 10 minuta pas marrjes së dozës së dytë të Pfizer. Mediat fqinje raportojnë se gruaja ishte në dhomën...

Dy viktima dhe 19 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3.680 teste, ndërsa janë regjistruar 19 raste të...

9 raste të reja në Kosovë, asnjë viktimë nga Covid në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 9 raste të reja dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë...

Politikanë, madje dhe drejtues shtetesh shkrimtarë, bota dhe Shqipëria ka provuar plot. Por vetëm talenti në të shkruar nuk të bën një politikan të mirë, aq më tepër një lider që frymëzon masat.

Deputetet, Ben Blushi dhe Astrit Patozi, gjate nje seance parlamentare, ku eshte rrezuar kerkesa e opozites per cuarjen e mandatit te deputetit Rakip Suli, ne Gjykaten Kushtetuese./r/n/r/nLawmakers, Ben Blushi and Astrit Patozi, during a parliamentary session.

Rasti i dy politkanëve shqiptarë të dy partive të mëdha në vend, Ben Blushit dhe Astrit Patozit, është i tillë.

Ata janë të pëlqyer për mediat, ku bëhen shpesh editorialistë me shkrime politike kritike ndaj politikave të partive të tyre, por nuk kanë arritur të frymëzojnë masat për t’i votuar, madje janë akoma larg të të frymëzuarit të miqve të tyre në parti.

Ata dine ta perdorin mire penen, por …Politika ka rregulla të tjera.

Të dy ata duken premtues në ligjërim, por nuk janë të tillë në aksion. Asnjëri s’ka arritur të organizojë një grupim, a një lëvizje të mirëqenë brenda partive ku militojnë për të luftuar më tej për drejtimin e këtyre partive.

Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me projektligjin e Byrose Kombetare te Hetimit./r/n/r/nLawmaker, Ben Blushi, speaks during a parliamentary session.

Madje në rastin e Blushit, janë bërë shkaktare të shkrirjes së një lëvizje të tillë premtuese, siç ishte ajo e Lëvizjes për Mendim Ndryshe (LMN), e cila kishte në radhët e veta figura të vjetra dhe me potencial në PS, por që u shkri pas “tradhëtisë” së Blushit dhe marrëveshjes së heshtur të tij me kryetarin Rama.

Tani për së dyti ai ka nisur tentativat për të krijuar një lëvizje të re të ngjashme së bashku me Arta Daden, Maqo Lakrorin e Mimoza Hafizin. Por, pavarësisht sa të drejtë i dhanë mediat e publiku në betejën e tij parimore për statutin dhe zgjedhjet në parti, në politikë kaq nuk mjafton. Politika kërkon lëvizje të forta, aleancë më të gjerë dhe besim tek baza. Por Blushit i mungojnë këto, madje tek e treta është vërtet në një pikë të vdekur, pasi baza socialiste nuk ndihet e përfaqësuar nga Blushi, megjithëse mund të kuptojë se ai ka të drejtë në kritikat e tij. Ai nuk e ka kostumin e udhëheqësit, të cilit mund ti japësh “besën” për të ardhmen. Problematikën e shtojnë dhe librat e tij, sidomos ato që trajtojne fene.

Deputeti i PD, Astrit Patozi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku ne rend te dites eshte shpallja e moratoriumit 10 vjecar qe ndalon prerjen e pyjeve ne Republiken e Shqiperise. /r/n/r/nLawmaker, Astrit Patozi, speaks during a parliamentary session.

Nga ana tjetër Patozi, duket sikur më shumë kërkon t’i ngjajë Blushit mediatikisht sesa po bën vërtet ndonjë lëvizje reale brenda partisë së tij për të ndryshuar gjërat ose për të kërkuar lidership. Pas kongresit socialist Patozi nuk nguroi t’i dilte krah të singjashmit të tij në anën e kundërt të litarit duke u shprehur se zyrtarisht Edi Rama i ka eleminuar zgjedhjet në Partinë Socialiste, duke shpikur një normë të çuditshme statutore, sipas së cilës kryetari i partisë që fiton zgjedhjet nuk mund të votohet.

Po pse nuk ngjisin Blushi dhe Patozi?!

Të dy ata i kanë shërbyer pushtetit të partive të tyre, kanë qenë “yesman” në një moment a tjetër gjatë karrierës së tyre politike. Të dy ata kanë qenë kryetar të grupeve parlamentare, në ofiqet më të larta të pushtetit politik, duke pasur kështu mbi shpatulla “peshën e mëkatit” të partive të tyre.

Deputeti i PS, Ben Blushi, gjate punimeve te Kongresit te Partise Socialiste, PS ne Pallatin e Kongreseve, ku rreth 1500 delegate do te zgjedhin 175 anetaret e rinj te Asamblese Kombetare. /r/n/r/nLawmaker, Ben Blushi, during the Congress of Socialist Party, PS, at the Congress Palace.

Të dy ata, pavarësisht potencialit që kanë,  janë konsideruar gjithmonë si “violina të dyta” në partitë tyre, por asnjëherë nuk i morën përmasat e politikat që mund të quhet “lider”, ndaj duket se në këtë fazë të karrierës së tyre kanë përfunduar në shkrues editorialesh.

Ata kanë vërtet stil në të shkruar dhe bëjnë lajm, kur flasin në Kuvend, por a do t’i rrethonte turma e njerëzve, nëse do të dilnin në qytet.  A mundet Blushi, një djalë Blloku, duke folur për varfërinë të bëjë për vete të varfërit e punëtorët, shtresën e sociale të shoqërisë?

Deputeti i PD, Astrit Patozi, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ligjin per dekriminalizimin, i cili pritet te miratohet diten e sotme./r/n/r/nLawmaker, Astrit Patozi, during a parliamentary session.

A mundet Patozi, pas heshtjes së tij 8-vjeçare gjatë pushtetit të së djathtës, të bëjë për vete demokratët duke i thirrur ata ndaj vlerave të djathta?

Do të ishte një utopi, nëse do të ndodhte kjo në Shqipëri, jo vetëm për shkak se këto dy politikanë nuk luajnë dot me mjetet që luhet në politikën postkomuniste shqiptare, dhe nuk kanë të pastër të shkuarën e tyre politike, por dhe për një arsye tjetër, atë të sjelljes së elektoratit shqiptar. Është e vështirë të ndodhë këtu siç ndodhi në Greqi, për shembull, ku një politikan i ri nga një parti e vogël si Cipras, të ndryshojë balancat e partive të mëdha dhe të arrijë të bëhet kryeministër.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Ndërron jetë 10 minuta pasi bëri dozën e dytë të Pfizer 56-vjeçarja në Greqi

Një 56-vjeçare në Greqi ka vdekur 10 minuta pas marrjes së dozës së dytë të Pfizer. Mediat fqinje raportojnë se gruaja ishte në dhomën...

Dy viktima dhe 19 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 3.680 teste, ndërsa janë regjistruar 19 raste të...

9 raste të reja në Kosovë, asnjë viktimë nga Covid në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 9 raste të reja dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë...

Greqia hap kufijtë për shqiptarët, ja rregullat para se të udhëtoni

Prej datës 19 qershor në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe...