Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka vijuar denonciamet në lidhje me çështjen Habilaj.
Sali Berisha ka publikuar në Facebook një informacion sipas të cilit edhe Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka lidhje me vellezerit Habilaj.
Duke cituar “qytetarin dixhital”, Berisha shkruan se deputeti i Vlorës është filmuar duke i dhënë para Habilajve me qëllim blerjen e votës.
Statusi i Berishës
“Gjiknuri në tepsi! I filmuar duke i dhënë para Habilajt në fushatë për të blerë votat!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Përshendetje Doktor! Gjatë fushates elektorale të fundit, Habilajt uleshin për dreka dhe darka me Damian Gjiknurin në Vlorë. Madje Habilajt kanë edhe regjistrime duke i ofruar para në dorë D.Gjiknurit. Kanë pasur marrëdhënie të regullt interesash meGjiknurin. Ju uroj shëndet. Anonim Ju lutem!”