Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje të re për Brexit-in.
Kryeministri britanik Boris Johnson shkroi në Twitter: “Kemi arritur një marrëveshje të shkëlqyer që na kthen kontrollin”.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker theksoi: “Kemi një marrëveshje! Është e drejtë dhe e ekuilibruar si për BE dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe është testament për përkushtimin tonë për të gjetur zgjidhje. I rekomandoj parlamenteve që ta miratojnë”.