Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Demokratike në qytetin e Fierit , Basha akuzoi kryeminstrin se po mban ministër të Brendshëm njeriun që e tregojnë me gisht, sipas Bashës, të gjithë partnerët tanë si njeri i lidhur me krimin, për të vjedhur votat.
Më tej krye demokrati u bëri thirrje qytetarëvë që t’i bashkohen opozitën në protestën e 18 Shkurtit, sipas tij për t’i dhënë fund diktatit.
“Dy janë rrugët, vijon Basha, të bëjmë numërim elektronik dhe zgjedhje të lira e të ndershme ose do të jenë vetë qytetarët që do të marrin në dorë fatin e tyre“.