Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi nga studio Opinion se lideri historik i Partisë Demokratike, z. Sali Berisha, do të jetë deputet i kësaj partie sa herë që ai të dëshirojë. Ky vendim është i padiskutuar, duke poasur parasysh kontributin e tij të padiskutuar në vite.
Basha është pyetur për dy deputetë të tjerë të cilët pas humbjes në Dibër, i kanë shpeshtuar kritikat e tyre, fjala është për deputeten Majlinda Bregu dhe Eduart Selamin.
Në lidhje me pyetjen, kreu i PD-së, është përgjigjur se me emrat e tjerë do të veprohet sipas rregullores së përcaktuar nga vetë Partia Demokratike.
/Opinion.al/