Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njoftuar për një deklaratë urgjente për mediat në në orën 10:30 të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se konferenca urgjente e kryedemokratik vjen pas arrestimit të drejtuesve të PD në qarkun e Elbasanit.
Kujtojmë se pas protestave në qytetin e Librazhdit kundër kryeministrit Rama, janë arrestuar 7 persona ndërsa janë proceduar 16 të tjerë.