Rusia të marrë përgjegjësitë e saj. Kjo është thirrja që Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri i bën Rusisë.
“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj dhe t’i tregojë botës se është e aftë të përmbushë angazhimet dhe përgjegjësitë e saj ndërkombëtare si anëtare e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë kombëtar”, shkruan Ambasada e SHBA.
Thirrja e fortë e Ambasadës së SHBA vjen në një kohë kur shumë vende kanë dëbuar trupat diplomatike ruse, pas sulmit me agjent nervor ushtarak në Britani për të vrarë ish-spiunin Sergei Skripal dhe vajzën e tij.