Edhe qeveria e Albin Kurtit ka pësuar ndryshime në këtë fillim shtator. Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrisë ka njoftuar se dy zëvendësministra janë ngarkuar me përgjegjësi të reja. Sipas mediave kosovare, ish Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku është emëruar Zëvendësministër i Ekonomisë.
Ndërsa ish Zëvendësministri i Ekonomisë, z.Mentor Arifaj është emëruar Zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Në komunikatë thuhet se Kurti i ka uruar të dytë për pozitën e re dhe për angazhimin e tyre.