Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Aksident tragjik në Itali, makina përplas për vdekje 63 vjeçarin shqiptar

Nga Ejona 0

Nje emigrant shqiptar është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e të mërkurës në Itali teksa kishte dalë për shëtitje.
Mësohet se viktima është identifikuar si Halim Sulejmani, 63 vjeç banues në Emilia të Italisë.

Hetuesit, të cilët rindërtuan dinamikën e aksidentit, thonë se shoferi i makinës Benz nuk e vuri re 63-vjeçarin që po ecte në anë të rrugës dhe e goditi.

Shoferi kuptoi se çfarë kishte ndodhur vetëm kur dëgjoi zhurmën. Sipas deshmise, fillimisht ai mendoi se kishte përplasur ndonjë kafshë, por më vonë pa se kishte aksidentuar 63-vjeçarin.

Pas njoftimit ekipet e emergjencës që shkuan në vendngjarje, u përpoqën për të mbajtur në jetë Halim Sulejmani, por fatkeqësisht përpjekjet nuk dhanë rezultat.

Drejtuesi i makinës që përplasi shqiptarin, përsëriste vazhdimisht: “Nuk e kam parë, nuk e kam parë”.

Sipas kodit italian, ai po hetohet për vrasje në rrugë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej