Gjithmonë në prag të një ndeshje si kjo e “Qemal Stafës”, tifozët mundohen të bëjnë protagonistin, por asnjëherë nuk ka ndodhur ndonjë incident i ekzagjeruar, ndërsa ata që po marrin kot janë pikërisht drejtuesit e policisë së kryeqytetit. Në planin zyrtar të masave flitet për një numër të shtuar uniformash blu (rreth 900), si dhe një listë e gjatë e rrugëve ku do të ketë lëvizje të kufizuar. Dhe po t’i hedhësh një sy dallon që janë listuar pothuajse të gjitha, duke përjashtuar rrugët e periferive, ku nuk ka asnjëherë lëvizje, sapo fillon të largohet dielli. Pra nga uniformat blu, gjithçka është konceptuar si në ditën e ndeshjes Shqipëri – Serbi. Të gjitha lokalet rreth stadiumit do të mbyllen, tifozët do të kontrollohen imtësisht për të mos pasur në xhepa asgjë që nuk është prej letre, madje as çelësat e makinave, si dhe do të vlerësohet përpara hyrjes përmbajtja e banerave. Por sërish është vetëm një ndeshje Partizani – Tirana që luhet prej 70 vjetësh dhe asnjëherë nuk ka ndodhur asgjë, përveç ndonjë fjale më shumë dhe ky “show” policor është ndoshta i tepërt.
Sot dueli me çekët, formacioni i mundshëm i Kombëtares/ Presidenti Duka apel tifozëve në stadium: Le të tregojmë qytetari
Sot në mbrëmje, gjithë vëmendja është në Arenën Kombëtare aty ku Shqipëria do të përballet me Republikën Ceke. Edhe në...