Votat e PDIU janë vjedhur gjatë numërimit në Tiranë. Ky fakt është i dukshëm në një video që ka postuar Mesila Doda në profilin e saj në rrjetin social facebook.
Siç vërehet në një sekuencë të videos fletët e PDIU-së janë kaluar tek një forcë tjetër politike me një veprim gati të pakuptueshëm duke dëshmuar në këtë mënyrë një shkelje të rëndë.
Doda shprehet se kjo video është vetëm akti i parë i një radhe të gjatë rastesh, ku vota e PDIU-së është vjedhur, ndërsa shton se personi që ka kryer shkeljen në këtë qendër numërimi është identifikuar.
“Shumë e rëndësishme… Kjo video që po hedhim sot është vetëm akti i parë i një filmi që titullohet: “Si shkatërrohen zgjedhjet në Shqipëri…”
Vini re me kujdes se si në sekondat e fundit, merren votat nga dengu i PDIU dhe kalojnë në atë të një force tjetër politike…
Ky është vetëm akti i parë i një radhe të gjatë rastesh që tregojnë se ku shkojnë votat e PDIU në këtë rast… personi që kryen veprën e rëndë është identifikuar dhe është njeri i ligjit.
Në videot e tjera, do ju afrojmë vepra të tjera nga numërimi “korrekt” në mes të Tiranës…”, ka shkruara Doda.
Më herët gjatë ditës së sotme kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi deklaroi se kjo forcë ka të gjitha provat e pakontestueshme që tregojnë vjedhjen e votave të PDIU në Tiranë.
Idrizi deklaroi se nesër do të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të gjitha pamjet filmike që garantojnë se mandati i 34-t në kryeqytet i përket PDIU-së.
https://www.facebook.com/mesila71/videos/10155419564310690/