Berisha: Nuk kam asnjë koment për qëndrimin e asnjë njëriu për listat e Partisë Demkratike. Kryetari i PD-së ka të drejtë ta zgjedhë vetë ekipin e tij pa asnjë lloj hezitimi.
Kështu i ka komentuar kritikat e kolegëve të tij për listat e Partisë Domkratike për zgjedhjet parlamentare, gjatë emisionit “Përballë” me Lutfi Dervishin.
I pyetur se si ndihej i shtati në listën e PD-së për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 qershorit, Berisha tha thjesht “komod”.
Gjatë emisionit ish-kryeminnistri nuk i kurseu kritikat për kryeministrin aktual Edi Ramën.
Sali Berisha:
Si i shatati në listë ndihem komod. Kam një status që nuk me lejon të shkëputem plotësisht nga politika.
Kjo është një fushatë unike. Kemi një opozitë të bashkuar, e cila ka një program, për të cilin them është një nga programet më revolucionare në 27 vite.
Ky program ka kapur problemin e ekonomisë ku premtohet ulja e TVSH-së nga 20% në 15%. Basha ka marrë vendim të gunximshëm.
Problemet e brendshme në Partinë Demokratike
Njëriu i fundit që mund të pyetet për problemet e brendshme të PD-së jam unë.
Nqs nuk fiton zgjedhjet Lulzim Basha do bëjë zgjedhje për kryetarin e PD-së. Në këtë mes kryetari ka pranuar që këto janë listat e fundit që bëhen në këtë mënyrë.
Nqs nuk fiton zgjedhjet Basha do bëj zgjedhje për kryetarin e PD-së.
Basha ka deklaruar se do bëhet çdo dy vjet zgjedhja e kryetarit të PD-së.
Kritikat e deputetëve që i mungojnë emrat në listat e Partisë Dokratike për zgjedhjet parlamentare
Nuk kam asnjë koment për qëndrimin e asnjë njëriu. Unë e mbylla kapitullin tim në korrik të 2013-ës. Ata janë miqt e mi dhe kolgët e mi, por kryetari i PD-së ka të drejtë ta zgjedhë vetë ekipin e tij pa asnjë lloj hezitimi.
Një gjë që mendon se Partia Socilaiste e ka bërë mirë gjatë ketij mandanti
Futu në një kënetë dhe gjej gjilpërën. Ec e të futesh në lluc e të gjesh një gjilpërë. E pamundur.
Prsh: Raporti i Europilit për drogën është skandaloz. Damkos Shqipërinë.
Dhe shumë e shumë probleme të tjera.