Kryetari i LSI, Ilir Meta ka vlerësuar iniciativën e kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi për përpjekjen konkrete për dialog dhe për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LSI-së, në një deklaratë për mediat Meta i bëri thirrje kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha që të dialogojnë për të arritur në një zgjidhje.
“Vlerësojmë së Rama dhe Basha duhet të heqin dorë nga qëndrimet përjashtuese dhe konfliktuale. Vlerësojmë iniciativën e Idrizit si një përpjekje konkrete për dialog dhe për zgjidhjen e krizës.”– u shpreh Meta.