Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ripërsëritur edhe njëherë sot se opozika ka mbështetjen e Uashigtonit për protestën që po zhvillon prej 38 ditësh përpara Kryeministrisë.
Duke folur përpara mbështetësve të PD-së në çadrën, Basha tha se protesta do të vazhdojë deri në krijmin e një qeverie teknike dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Githashtu Basha tha: “Nuk do të pranojmë zgjedhje me standard më të ulët nga sa miqtë kanë dhe garantojnë për qytetarët e tyre. Kjo është beteja e betejave për Republikën e re, për Shqipërinë europiane, për Shqipërinë e shqiptarëve”.
Por jo me larg se dje Ambasada Amerikane në Tiranë tha se SHBA nuk mbështet protestën e opozitës.
Ajo theksoi se “asnjë prej çështjeve të mprehta të aktualitetit politik në Shqipëri, nuk duhet të jetë shfajësim për bojkotin e Parlamentit, bllokimin e zgjedhjeve të reformës në drejtësi”.