Protesta, si një përgjërim i Lulzim Bashës ndaj Ilir Metës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta, si një përgjërim i Lulzim Bashës ndaj Ilir Metës

11:48 | 19/02/2017
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Ka së paku tre elementë që e bëjnë të pazakontë protestën e sotme. E para, është koha katër muaj para ditës së zgjedhjeve. Katër muaj para zgjedhjeve mund të pranosh ta quash protestën si miting çelës i fushatës elektorale, por jo si fillim protestash për të rrëzuar qeverinë. E dyta, është qëllimi “për qeveri teknike”, i cili bëhet qesharak, po të mendosh që vetë Berisha, nuk bëri qeveri teknike as kur i kishin ngelur dy muaj nga zgjedhjet më 2013, pasi i iku nga koalicioni LSI. Dhe e treta, është forma që tenton për të qëndruar në rrugë me çadra. Ngritja e çadrës dhe përpjekja për të mbajtur një grusht njerëzish para godinës qeveritare, vetëm sa identifikon hallin e PD dhe motivon elektoratin mbështetës të PS, të radikalizohet dhe të harrojë qejfmbetjet nga pushteti.

Si e tillë, “e pazakonta” e protestës së PD, duhet kërkuar tek problemi më i rëndësishëm që ka kryetari i PD me këtë protestë, aleancën e tij me LSI, që nisi të feksë tek periudha e miratimit të reformës në drejtësi.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ka një konspiracion rreth rolit të LSI në këtë histori, që duket teprim. Por, ajo që duket e vërtetë, është se Lulzim Basha ka nevojë t’i dëshmojë Ilir Metës dhe LSI-së që ai nuk është defaktorizuar dhe se vlen të bëhet aleancë me të. Prej pranverës së vitit të shkuar, kur Basha filloi rezistencën kundër reformës në drejtësi dhe Ilir Meta, dhe LSI e përfshinë hallin e tyre në proces, duke u bërë “garantë” të konsensusit, ka ekzistuar gjithnjë perceptimi, se bashkëpunimi i tyre do të kurorëzohet me aleancë politike. Që LSI të bëjë aleancë me PD-në është tërësisht legjitime dhe nuk ka nevojë t’i marrë dorën askujt. Por, problemi është se LSI nuk shkon deri tani me PD, pasi i duket e dobët dhe fundoset bashkë me të.

Tani që reforma në drejtësi filloi të zbatohet dhe PD refuzon procesin e vetting-ut, ka sërish disa pika të përbashkëta në qëndrimin politik me LSI, sidomos lidhur me rolin e ndërkombëtarëve. Shpresa se ky proces mund të ndalet me ndryshimin e pushtetit, është e vetmja shpresë që ka PD. Dhe që kjo të realizohet, Lulzim Basha duhet të japë prova para LSI-së që është ende i gjallë.

Për këtë arsye, e pazakonta e protestës së sotme është kjo. Ndërsa çdo protestë bëhet që t’i mbushë mendjen opinionit publik që opozita është e fortë, protesta e sotme, ishte një përpjekje për t’i mbushur mendjen LSI-së se ja vlen të bashkohet me ta. Fjalimet në protestë kundër ndërkombëtarëve, “betimi” i Lulit se nuk do të shkojë në zgjedhje pa qeveri teknike dhe në fund, vendimi për të qëndruar në rrugë, janë një mekanizëm i stisur, me qëllim që Basha t’i mbushë mendjen LSI-së dhe Ilir Metës se ata duhet të bëhen bashkë.

Është e vetmja betejë opozitare në këtë vend që nuk i drejtohet shoqërisë, por një partneri politik për besnikëri dhe luajalitet. Është e vetmja protestë, e cila nuk synon të përmbysë pushtetin, por ta shkëmbejë atë, me një prej aktorëve të tij. Është e vetmja protestë që nuk kërkon vënien e drejtësisë në vend, por të kundërtën, dështimin e përpjekjeve për të rivendosur atë. Është një përgjërim i Lulzim Bashës ndaj Ilir Metës. Dhe është në kufjitë e qesharakes.

I gjithë shtypi i PD-së po flet për një vendim pa kthim të Bashës, me idenë që Basha, nëse nuk ia mbush mendjen Ilir Metës, të mos hyjë në zgjedhje. Është në një farë mënyre një skenë e trishtuar dashurie, deri në depresion, ku Lulzim Basha ngjan si një dashnor i tradhtuar, dhe ka hipur majë një vinçi nga ku thotë “do vras veten, po nuk më do më Ilir Meta”. Betimi i tij për të qëndruar në shesh, derisa Ilir Meta të flasë për nevojën e konsensusit, është një bast i fortë dhe i rrezikshëm për të njëkohësisht.

Katër muaj para zgjedhjeve, ka kohë vetëm për t’u bërë gati për zgjedhje dhe e vetmja dritë shprese vjen nga zgjedhjet. Por, në një shesh, ku është ulur këmbëkryq Sali Berisha, Fatmir Mediu, Lulzim Basha, Dashi i Havasë, Grida dhe Flamur Noka, shqiptarët mund të shikojnë dendësinë e krimit, korrupsionit, prostitucionit dhe njerëzve ordinerë, më të lartë për metër katrorë, por jo ndonjë dritë shprese.

E vetmja dritë shprese që kërkon opozita, është të nisë një betejë force që të bindë Ilir Metën dhe LSI që ja vlen të bashkohet me ta, pasi ata janë ende gjallë. Për fat, ata po protestojnë poshtë dritares së zyrës Ili Metës dhe ai ka kohë të mendohet, duke i parë si sillen në çadër. Ai është legjitim në çdo vendim që mund të marrë, duke vështruar çadrën. Është në punën e tij dhe duhet të ndjehet shumë i nderuar nga gjithë ky përgjërim kombëtar i PD për të. Të tjerët të vazhdojnë punë sa të mbarojë kjo romancë, se janë zgjedhjet para.

/gazetatema.net/

Etiketa: dashnorFatmir Mediui tradhtuarIlir MetaLulzim BashaMero BazepërgjërimprotestaSali Berisha

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Sot në 18, në fakt jemi në 19!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com