Në kuadër të dialogut me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, Beogradi dhe Prishtina janë ftuar në takim të nivelit të lartë, më 24 janar në Bruksel
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel gjatë të cilës bisedoi për çështjet më të rëndësishme në rajon dhe marrëdhëniet e Beogradit me Prishtinën.
Vuçiç u shpreh se dialogu mes palëve nuk është problem për ta pasi janë të gatshëm të bëjnë përpjekje për të ndaluar rritjen e mëtejshme të tensionit.
Vuçiç: “Ne dhe pala shqiptare do të shkojmë në Bruksel. Sa na përket neve, kjo nuk është problem. Pas bisedimeve me zv/presidentin Biden do të kemi edhe kontakte të tjera, sipas të gjitha gjasave direkte, dhe do të bëjmë përpjekje që të ndalojmë çdo lloj rritje të tensionit.
Serbët duhet të kuptojnë se si popull janë në një situatë shumë të vështirë, por që me përgjegjësi dhe mençuri duhet ta tejkalojmë këtë situate.
Kur jeni në situatën kur në veri ju sjellin forca të armatosura, më duhet të them se kjo nuk ndodhë pse respektohet Marrëveshja e Brukselit, por sepse nuk respektohet. Sikur të respektohet, ROSU nuk do të formohej nga shqiptarët, por 100 përqind nga serbët, duhej të respektohej nga rajoni policor siç është parashikuar me marrëveshje.
Në asnjë mënyrë nuk e kuptoj se cila ishte dëshira e shqiptarëve. Mund ta kuptoj se dikush po luan dhe tregon muskujt, nëse i duhet për konsum politik. Por kur këtë e bënë me armë, kjo është lojë shumë e kushtueshme, lojë shumë e rëndë, për ta bërë për pikë politike. Për këtë arsye kam frikë se këtu ka diçka dhe kjo është arsyeja që kam dashur të flas me të gjithë nëpër botë.”
Pasi kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç bëri të ditur se do të vazhdojë dialogu Prishtinë-Beograd, zyra e Përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri pranë BE, Federica Mogherini bënë të ditur se në kuadër të dialogut me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, Beogradi dhe Prishtina janë ftuar në takim të nivelit të lartë, më 24 janar në Bruksel.