Buzagazi dhe rënia e dytë e Ilir Metës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Buzagazi dhe rënia e dytë e Ilir Metës

15:16 | 19/01/2017
në Uncategorized
0
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare ku ka patur nje interpelance me kryeministrin, ne lidhje me ceshtjen e integrimit te vendit ne BE./r/n/r/nAlbanian parliament speaker Ilir Meta and Albanian Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session, where there was a question and answer session with the Prime Minister about the issue of integration of the country into the EU.

Zbythja nga presioni ndaj PDIU-së pas dështimit të “precedentit Spahiu”, si dikur për vetting-un.

Nuk ka asnjë njeri brenda strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim që guxon të thotë diçka e aq më pak të bëjë deklarata të rëndësishme politike, pa marrë bekimin e kryetarit Ilir Meta. Por, Ilir Meta po përpiqet të na thotë se ka njerëz në LSI që kanë mendimin e tyre dhe nuk i marrin leje atij, megjithëse “ndonjëherë nuk janë korrektë politikisht”. Është krejt e pabesueshme kjo deklaratë e kryetarit të LSI-së, i kësaj partie, ku nuk ka asnjë diskutim autoriteti i tij. Disa deklarata të bëra nga ministra të LSI-së, për Ilir Metën paskan shkaktuar buzagaz, ashtu si dhe deklaratat e përfaqësuesëve të PDIU-së apo partive të tjera, të cilat kërkojnë nga LSI të pozicionohet qartë, nëse është në mazhorancë apo në opozitë. Për këto deklarata Meta foli mbrëmë në një intervistë në News 24.

“Nuk dëshiroj të komentoj as reagimet e deputetëve të partive të caktuara apo qoftë edhe të deputetëve apo të ministrave të caktuar të LSI-së, që ndonjëherë mund të mos jenë korrekte nga ana politike. Kështu që thjesht unë do të vë buzën në gaz”, tha thënë Meta.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Më shumë se sa buzagaz, duket që kjo deklaratë e LSI-së, dëshmon tërheqjen nga goditjet nën brez ndaj PDIU-së. Nëse i kthehemi historisë së qëndrimeve “personale” të zyrtarëve të LSI-së kuptohet fare lehtë që ato kanë qenë provokime të Ilir Metës përmes njerëzve të tij të bindur në parti.

Kësaj here u përdor i binduri i Metës, Ylli Manjani, i cili sulmoi PDIU-në, por më herët këtë rol e ka luajtur një tjetër zyrtar i LSI-së, për të bërë presion ndaj SHBA-së, në kohën kur LSI po bënte përpjekjet e fundit për të ndalur miratimin e vetting-ut. E mbani mend deklaratën e deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, kur foli për nevojën e respektimit të sovranitetit të Shqipërisë? Ishte një provokim i hapur i Ilir Metës ndaj ndërkombëtarëve për të mos lejuar monitorimin e procesit të vetting-ut nga ndërkombëtarët.

“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO-n, me KE-në, shpresoj dhe me BE-në. Por, nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Çfarë përfaqësojnë këta?!”, shkruate në twitter deputeti i LSI-së, Spahiu, ato ditë të debatit për miratimin e ligjit të vetting-ut.

Në atë kohë, LSI dhe Ilir Meta, morën masa “të rrepta” ndaj deputetit Spahiu. E përjashtuan nga grupi parlamentar i LSI-së. Por, Përparim Spahiu është rikthyer në grupin e tij parlamentar pa vendim të strukturave të partisë (madje “guxoi” të kandidojë edhe për kryetarë të LSI-së duke sfiduar kryetarin Ilir Meta…).

Me sa duket partia ia hoqi “njollën”, sepse debati për rolin e  ndërkombëtarëve në procesin e vetting-ut është tashmë i tejkaluar. “Presioni Spahiu” nuk funksionoi me ndërkombëtarët dhe ligji i vetting-ut u miratua, edhe pse u desh të viheshin në provë shumë faktorë politikë, bashkë me peshën e tyre në koalicionin qeverisës. Ai moment provoi për herë të parë rënien e mitit LSI, si faktori përcaktues i shumicave qeverisëse. Edi Rama dhe Partia Socialiste në të vërtetë i garantuan votat e nevojshme për të vazhduar qeverisjen dhe një ndër faktorët stabiliues për këtë ishte PDIU. Votat e PDIU-së nisën të shihen si kërcënim nga LSI prej asaj kohe. Kjo frikë u reflektua në rastin më të parë që iu dha Metës, në formë ndëshkimi ndaj PDIU-së ai mbajti një qëndrim të dyshimtë për Çështjen Çame, kur vizitoi Greqinë disa muaj më parë.

Debati për koalicionet parazgjedhore është prova e dytë e precedentit “Spahiu”, kësaj here me protagonist Ylli Manjanin. Është në fakt presion i hapur ndaj Edi Ramës duke sulmuar PDIU-në. Presion që u shkërmoq gjatë rrugës dhe që u kthye në “buzagazin” e Ilir Metës. Është rënia e dytë e Ilir Metës brenda koalicionit qeveritar. Me sa duket PS e ka dhënë shpejt përgjigjen për trysninë e Metës. Nëse “strukturat” e tij vendosin të dalin nga koalcioni me PS-në, Edi Rama nuk ka më asnjë lutje për të, Meta është lënë i lirë të zgjedhë nëse do të dalë i vetëm në zgjedhjet e 18 qershorit. Ndaj, Ilir Metës iu kthye  “buzagazi” si një shpikje e re pas shprehjes “me qetësi dhe dashuri”.

Buzagazi, qetësia dhe dashuria do të vazhdojnë edhe pak muaj më pas, kur beteja elektorale e 18 qershorit, do të jetë përcaktuese se kush do të qeshë e kush jo. Si duken bathët, në qoftë se Meta do të vazhdojë të qëndrojë me buzagaz brenda koalicionit, do të jetë i detyruar të pranojë peshën specifike të PDIU-së në këtë aleancë.

Etiketa: Çeshtja çameedi ramaIlir MetaKoalcionit qefveritarLSIPDIUPërparim SpahiuVettingu

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Fier/ 50 vjeçari tenton të vetëdigjet në ambientet e komisariatit

Fier/ 50 vjeçari tenton të vetëdigjet në ambientet e komisariatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com