Fyerje raciste, kërcënime, rrahje, një oficer sigurie të plagosur me një gotë qelqi në kokë dhe dy oficerë që përfunduan në dhomën e urgjencës në përpjekje për të ndaluar sulmin, ky është rezultati i një sherri të ndodhur gjatë mbrëmjes në një lokal në Rimini ku të përfshirë ishin dhe dy shqiptarë.
Sipas mediave të huaja, pesë të rinj nga 18 deri në 30 vjeç, përfshirë një vajzë, vetëm 18 vjeç, shkaktuan “terror” pasditen e së dielës në Rockisland me njërin prej tyre që u arrestua, dy të tjerë u raportuan dhe oficerët janë në kërkim të një tjetër që u arratis me skuter gjatë trazirave.
Mes të përfshirëve në sherr janë dhe dy shtetas shqiptarë të cilët i erdhën në ndihmë shokut të tyre dhe filluan ti gjuanin truprojave. Në mesin e dëshmitarëve të sulmit ishte edhe deputeti Andrea Gnassi, i cili ndodhej aty në klub dhe ndihmoi truprojën.
Kaosi shpërtheu pak para orës 17:30 ku restoranti ishte plot me njerëz pasi sapo kishte filluar një festë me aperitiv dhe deejay kur në një moment një 27-vjeçar tunizian, e dashura e tij 18-vjeçare dhe një shoqe e tyre 30-vjeçare u kthyen kundër njërit nga rojet e sigurisë, i cili po i largonte pasi po u krijonin probleme klientëve të tjerë.
Njëri prej tyre sulmoi bodygardin duke i thyer një shishe në kokë. Menjëherë është lajmëruar policia dhe karabinierët, të cilët brenda pak minutash kanë mbërritur në vendngjarje. Tre “sulmuesit” qëndruan aty në vend që të largoheshin dhe i bërtisnin truprojës.