Qé se ç’ka të duhej në Shkodër zoti Rama! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qé se ç’ka të duhej në Shkodër zoti Rama!

10:47 | 03/09/2016
në Opinion
0

Nga Luljeta Progni

“Për me sundue një shtet nuk është mjaft dhepnija, dredhia, intriga, batakçillëku, tradhëtia. Duhet nder, dije, urti e burrni. Qé se ç’ka duhet…”.

Është një citim i At Gjergj Fishtës i përdorur nga zoti Rama më 21 qershor 2013 në Shkodër. Ishte nata e fundit e fushatës së Rilindjes për zgjedhjet e 23 qershorit, kur Rama po kërkonte votën e Shkodrës e gjithë Shqipërisë për të qeverisur vendin, “pa dredhi, pa intriga, pa dhelpni, e pa  tradhëti”.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Edi Rama, lideri i atëhershëm i opozitës, u shfaq si me magji në podiumin e lartë në mes të Shkodrës, ku përmes një fjalimi emocionues, përfshiu prejardhjen e tij nga ai qytet, citoi Fishtën e foli në dialektin shkodran me gjithë respektin e madh për atë krahinë.

“Shkodra është vendi ku lindi gjyshja që i dha fëmijërisë time jehonën e kambanave të kishës dhe aromën e librave të shenjtë… . Është koha të vendosim me votë çfarë jena: robër të rrënimit apo qytetarë të Rilindjes. Tregojeni pra më 23 qershor se kush jena”, tha ndër të tjera, Rama në atë fjalim.

Bashkë me Rilindjen e Ilir Metën, Rama i fitoi zgjedhjet e 23 qershorit. Fitoi shumë vota edhe në Shkodër, shumë më shumë se në zgjedhjet e mëparshme. Shkodra ia dha mundësinë Ramës të qeveriste me nder, dije, urti  e burrni.

Se sa u përshfaqën këto virtyte në qeverisjen e Shkodrës dhe shumicës së Shqipërisë, tashmë dihet, sepse ka statistika dhe bilance ngjarjesh që rrëzojnë tërësisht propagandën e kryeministrit.

Sot, tri vite pasi Rama u ul në karrigen e kryeministrit nuk ka shumë për t’u mburrur. Raportet ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë në vendin e fundit në Europë për punësimin, për mirëqënie, për klimën e biznesit, për lirinë e medias, për nivelin e demokracisë dhe në krye të listës për shifrat e larta të varfërisë e të korrupsionit.

Këtë bilanc negativ, zoti Rama e krerët e tjerë të kësaj shumice po përpiqen ta mbulojnë me zhurmën e madhe që u bë gjatë gjithë këtij viti, për reformën në drejtësi. Në të vërtetë reforma në drejtësi u realizua me këmbënguljen e ndërkombëtareve dhe politika shqiptare në tërësi, ka shumë pak për t’u mburrur për meritat e miratimit të saj.

Nëse i kthehemi sërish fjalisë së cituar nga Fishta, ky bilanc negativ i qeverisjes tregohet në pjesën e parë, atë ç’ka nuk duhet për të qeverisur një vend: dhelpni, dredhi, intrigë, batakçillëk, tradhëti. Këtë e dinë mirë shkodranët dhe gjithë Shqipëria. E di edhe vetë zoti Rama. Ndaj dhe dje, kur u përball me kryebashkiaken e Shkodres, zonjën Voltana Ademi, do të kishte qenë më mirë ta kursente arrogancën e prepotencën e të rrinte kokëulur përpara kamerave për t’i kërkuar ndjesë Shkodrës, pikërisht për atë që bëri e nuk bëri, për ato çfarë i kishte premtuar atij qyteti.

Në përballjen me zonjën Ademi, Edi Rama u shfaq në të kundërtën e asaj çfarë kishte cituar në Shkodër më 21 qershor. U mundua ta përqeshë e ta tallë, po gegnisht. Ndërsa zonja Ademi, për hir të së vërtetës u shfaq dinjitoze në lartësinë e detyrës që mban. Ajo i kujtoi kryeministrit se po kryen detyrën e saj në Shkodër, në funksion të qytetarëve, duke theksuar se shumë prej tyre, s’kanë bukë të hanë. Është tjetër çështje përdorimi i atyre që s’kanë bukë të hanë për qëllime politike, siç ndodh zakonisht, por ajo çfarë pamë e dëgjuam në atë bisedë të tensionuar mes tyre, ishte se arroganca e kryeministrit la shije shumë të hidhur përballë një kryetare bashkie. Nuk mjaftoi kjo, por kryeministri u tall edhe me gazetarët e mediave lokale të qytetit; përqeshi një gazetar, duke e korrigjuar në dialektin gegnisht.

Shkodranët kanë ditur t’i dallojnë më mirë se gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë atë çfarë nuk duhet të bëjë qeveria, sepse kanë dhënë prova me votën e tyre, kur kanë rrëzuar Partinë Demokratike. E kanë rrëzuar, edhe pse kjo parti ka pasur mbështetje absolute në atë qytet, duke shfrytëzuar antikomunizimin që karakterizon Shkodrën.

Në Shkodër duhej më shumë përulje nga ana e kryeministrit e më pak arrogancë. “Qé pra ç’ka duhej”, do të thoshte vetë Rama para tre vitesh.

Etiketa: At Gjergj Fishtabatakçillëkdhelpnidredhiedi ramaintrigëLuljeta ProgniRilindjatradhëtiVoltana Ademi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
O sot, o kurrë, të iki kush është “burrë”!

O sot, o kurrë, të iki kush është "burrë"!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com