Nga Igli Cara
Java që lamë pas nuk do te harrohet, pasi përcolli tek qytetarët konsensusin politik për reformën në drejtësi, ngjarje të tilla janë të rralla në politikën shqiptare dhe kur ndodhin duhen përshendetur. Ndonëse të gjithë e dimë sa e vështirë qe arritja e konsensusit, por dime edhe më mirë që drejtësia as nis e as nuk përfundon vetëm më aktin politik të miratimit të reformës me 140 vota. Ajo kërkon tërë paketën ligjore, institucionet, por mbi të gjitha kërkon një implementim rigoroz e professional.
Në këto 3 vjet, mazhoranca ka pretenduar që ka bërë disa reforma, nga ajo administrative-territoriale, në atë të arsimit të lartë, të shëndetësisë, …e po të dëgjosh Ramën nuk përfundojnë këtu, por ajo çka e karakterizon reformën në drejtësi është që u realizua nëpërmjet një procesi të gjatë në bashkëpunim me opozitën, e pati pa dyshim kontributin e vyer të kancelarive të huaja.
Uroj shumë që kjo reformë të mos përfundojë si të tjerat e Rama-Metës (pa konsensusin e opozites), që ose i kanë lënë në mes të rrugës sepse implementimi kërkon karakter të fortë politik e institucional, ose i kanë përzier me afera, ose kanë kuptuar më pas gabimet e bëra dhe sqima nuk i ka lënë ta thonë shqip e të kthehen mbrapsh për ta ndrequr.
Rezultati i reformave të Ramës dhe Metës në këto 3 vjet është pikërisht titulli i librit që Rama kishte ndermend ta shkruajë “Çfarë më panë sytë?” e që në fakt tek lexuesit (qytetarët pra) do përçohej në “ ç’na dëgjuan veshët e ç’na mbajti kurrizi ”.
Përtej vapës së korrikut dhe retorikës sonë politike, duhet të pranojmë që asnjë nga reformat e ndërmarra në këto 3 vjet nuk ka sjellë shërbim më të mirë për qytetarët , nuk ka përmirësuar jetën në komunitet (sidomos ne zonat rurale), nuk ka përmirësuar infrastrukturën në zonat urbane dhe interurbane, për më tepër nuk ka sjellë zhvillim ekonomik të vendit.
Kjo qeverisje nuk po mundet të nxjerrë vendin nga stanjacioni, I cili duket që po zgjat me gjatë se të gjithë do të dëshironim, e kur zgjat, përtej ironisë buzagazëse të ministrit Ahmetaj është prag- recensioni.
Kjo qeverisje, kjo pra e Rama – Metës, duket që nga njëra anë me kërbacin, arrogancen e represionin e ushtruar mbi kurrizin e qytetarit e biznesit , … nuk prodhoi dot më shumë para për financat e shtetit; …nga ana tjetër nuk prodhoi dot politika nxitëse, zhvilluese e përmirësuese për sektorët e ekonomisë. Kjo qeverisje, dështoi fort me taksën progresive, dështoi dhe më fort me aksionet antievazion, për turpin e vet – groposi me Crown Agents, por jo vetëm doganat e arkën e shtetit,
dhe per ti vene kapak vete Instat-i i qeverise deklaron sot se borxhi publik eshte rekord , ku cdo shqiptar tanime ka nje borxh prej 3,7 Mil.leke te vjetra. E në se flasim për produktin qeverisës , për fat të keq ai është vecse negativ. Kjo qeverisje, foli shumë për arsimin e lartë, bëri disa ndërhyrje, por mos harroni jemi në fund të vitit të tretë të qeverisjes, jemi akoma pa një rankim të universiteteve, jemi akoma pa një akreditim institucional të tyre, jemi shumë larg garantimit të standarteve, jemi të paqartë për një sërë politikash që lidhen me studentin, jetën akademike, karrierat e mënyrën e funksionimit të universiteve, piramidës së arsimit me një numër agjensish që do krijoheshin, për më tepër në se nuk ka as një tregues që tregon që cilësia e universiteteve është përmirësuar, që produkti i tyre është më i mirë për tregun, a mund të më thotë dikush cfarë prodhoi atëherë kjo reformë?!
Kjo qeverisje, u morr dhe vazhdon të merret me arsimin profesional, por ky arsim nuk mund të jetë efikas në se nuk ka treg pune, e nën trysninë taksave te larta e dhunës mbi bizneset, represionit , shkatërrimeve nën siglen e inspektoriatit ndërtimor, prodhoi emigrantë ; shifrat, trendin e vendin në listën e emigracionit në Gjermani kushdo e ka dëgjuar e parë tani.
Kjo qeverisje, si askush tjetër, do mbahet mend për aferat e shëndetësisë, do mbahet mend për mafien e rimbursimit të ilaceve, do mbahet mend për koncensionet alla Rama, dhe për spitalin që shëron pa ilace,
Kjo qeverisje, foli pa fund për turizmin, por në 3 vjet a mund të më gjeni një aspect , po një të vetëm që e bëri më të mirë, që rriti kontributin e saj në GDP, përvec pedonaleve të Kocos (armikut te ri te Rames) në Qeparo e Himarë, lungomares – lungo stres, vajtje – ardhje të Vlorës,
Dihet tashme që kryeministri vendosi të shpenzonte rreth 100 Mil. Euro per restaurimin e qendrave te qyteteve , ku prodhoi vec beton e ngjyra por nuk mendoi aspak pwr ujin që s’vjen në rubinetat e Durrësit e Shijakut, e kudo , per problemet pa fund në trafik, pwr pisllëkun e menaxhimin e mbetjeve urbane, përpos këtyre hera herës nuk garantuam dot jetën e turistëve dhe rastet bënë dhe bujë ndërkombëtare. Kwto qw thashw janw fakte qw mediat publikojnw pwr ditw.
Tw nderuar kolege :
Para njw jave pwr tw mirwn e shqiptarwve u duk sikur kjo qeverisje po mbaronte, por nuk wshtw kwshtu, boll t’iu kujtoj qw së fundi, pikërisht në ditën e konsensusit të madh , si për të na dëshmuar që “ujku mjegull don” , kjo qeveri jep me koncension Rrugën e Kombit.
Të mendosh që e sjell pikërisht në kulmin e sezonit turistik dhe rezultati i parë i dukshëm për shqiptarët andej e këtej kufirit, ësht ë jo pak por 10 euro më shumë vajtje –ardhje. Bie dakord, që investimi më i madh shqiptar i të gjitha kohrave, për të cilin s’keni lënë gjë pa i thënë e sharë ish-kryeministrit Berisha e qeverisë së tij, duhet mirëmbajtur, duhen mbaruar disa punime të lëna në mes që sipas jush koncensionari turk i merr përsipër, …po duke lënë mënjanë banorët e Kukësit , zonave përreth , të cilët do të paguajnë më shumë për t’u lidhur me pjesën tjetër të Shqipërisë, dëshiroj t’ju sjell ndërmend që NE te gjithe për karburantin paguajmë më shumë, paguajmë 300 lekë të vjetra për çdo liter karburant (takse qarkullimi) dhe kush nuk e mban mend kjo taksë është vendosur për të drejtën e përdorimit të rrugës , do t’i duhet ta mendojë tani.
Sa herë do të duhet t’i paguajmë rrugët, për më tepër dhe pse 25 % më shtrentjë se konsulenti ndërkombëtar propozon? Xhepat e zbrazur të shqiptarëve duhet të paguajnë për qeverinë që nuk qeveris, por xhvat e vetëm xhvat. Po kush mund të më thotë, a i ka llogarit njeri kostot mbi turizmin, tregtinë, apo do vazhdojmë të çojmë turistë e punë në Tivar e Selanik ?! Kjo qeverisje, hera herës më duket qesharake, e hera herës cinike, deri aty ku fyen e nëpërkëmb.
E meqë ra fjala, sot me vendim qeverie është pushim zyrtar, se kryeministri desh që administrata të pushonte, pas lodhjes së konsensusit, deri këtu as mirë as keq , aq me teper qe kesaj administrate i ka borxh ngritjen e pagave ne 3 vjet, aq më tepër kur mendon Ramën e ke të qartë që qeverinë e sheh si oborrin e vet dhe administratën si shpurën e vet. Po, Z. Meta vazhdon të tregojë se s’ka kohë për pushime, e kështu vendosi që administrata e tij të punojë, të shtunën madje dhe të henën, telendisje qeverisëse e gjitha kjo mes tyre për mendjen time.
Megjithatw përtej të gjithave, një falenderim shkon nga unë për të gjithe administratën e kuvendit, e cila nuk u lodh nga lodhja e konsensusit. Aleanca qeverisësë duket që ngjan më tepër me një cirk kafshësh të egra e kllounësh njëkohësisht, mundet hera herës të qetësohet, të lëre bllofet e cic -micet dhe të mendojë psh të gëzojë pensionistët, të papunët, të pamundurit e të varfrit. Së fundi për sot, nuk pres që vera e nxehtë të freskojë mendjet e mazhorancës, të cilat mbi qytetarinë e Shqipërinë, kanë pushtetin e tyre, po cdo pushtet në këtë botë, e ka një fund , herët a vonë ai vjen , aq me teper qe i juaji eshte ne prag.