Emmanuel Macron ka fituar edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke u rizgjedhur si President i Francës. Por siç duket Rama i ka paraprirë fitores së Macronit dhe urimin ka zgjedhur t’ia bëjë në formë “shfaqjeje” duke shpalosur foton e presidentit francez tek Akademia e Artave. Foton Rama e ka shoqëruar edhe me disa fjalë në një postim në Twitter ku i bën thirrje Macronit që të vizitojë Shqipërinë.
“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë” – shkruan Rama në Twittër.
Duke qenë se tashmë e njohim të gjithë, Rama është një mjeshtër në “servilosje” dhe jo më kot ka zgjedhur këtë formë për të uruar Macronin. Pengu i Shqipërisë është hapja e negociatave, ku një nga pengesat ka qenë edhe Franca. Mos të duket habi që edhe urimi i sotëm i Ramës të jetë një “servilosje” e radhës e tij që Macron ta shikojë me sy tjetër Shqipërinë.