Vjosa Osmani uron Macronin për fitoren në zgjedhje

0
67

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Emmanuel Macron pas fitores së mandatit të dytë si President i Francës. Me anë të një postimi në Facebook, Osmani shkruan se mbështetja e Francës, është kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

“Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe. Mbështetja e Macron është kyçe në rrugën tonë të qëndrueshme euroatlantike” – ka shkruar Osmani.

Sipas projeksioneve në Francë, Emmanuel Macron ka siguruar një mandat të dytë me 58% të votave, ndërkohë Marine Le Pen ka marrë 42% të votave.